Home Aktualitet Presidenti Nishani dekreton faljen e Nazime Vishës

Presidenti Nishani dekreton faljen e Nazime Vishës

558
0

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar faljen e Nazime Vishës, në përgjigje të kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Në arsyetimin e tij Presidenti shprehet se e dënuara ka kryer mbi 1/3 e dënimit dhe se ka shfaqur shenja pendese dhe riintegrimi. “Tek kërkuesja vlerësova gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen”, shprehet kreu i shtetit.

Nazime Vishës i kishte mbetur për të kryer dhe dënimi prej 3 vitesh e 9 muajsh e 21 ditësh burg, pasi ishte dënuar me 10 vite për vrasjen e Fiqiri Muçës. Në shkurt të këtij viti ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i kërkoi faljen e Vishës për vrasjen e 4 viteve më parë, pasi sipas tij janë përmbushur kriteret ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here