Home Aktualitet Operator publik te veçante per energjine e rinovueshme

Operator publik te veçante per energjine e rinovueshme

661
0

1485869954energjiNë vendosjen e tarifave të energjisë elektrike ERE do të bëjë detajimin e kostove për çdo konsumator sipas llojit të energjisë së prodhuar.

Aktualisht në çmimet që paguan gjithesecili, tarifa është unike dhe nuk tregohet në faturë se ç’pjesë zë energjia e prodhuar nga hidrocetralet shtetërore, ato private apo importi.

Në ligjin e ri për energjitë e rinovueshme parashikohen bonuse për investitorët privatë, të energjisë hidro, të erës dhe paneleve diellore. I gjithë ky prodhim do të menaxhohet nga një operator publik i posaçëm, ndërsa kosto e energjisë do të reflektohet në tarifën fundore të të gjithë konsumatorëve, familjare dhe privatë.

“Nëse keni bërë këtë risi thuaja njerëzve troç që unë si shtet nuk do e subvencionojë këtë energji, unë do jua lë juve koston e subvencionimit. Është më ‘fair’, Gjermania e bën dhe ka çmimin më të lartë të energjisë”, tha Genc Ruli, deputet i PD-së.

Për mazhorancën kjo gjë është deklaruar dhe modeli që po zgjidhet është ai që ka tregu europian.

“Po shkojmë drejt një modeli që nuk ka të bëjë me atë që duam apo nuk duam ne, përsa kohë jemi bërë pjesë e një komuniteti, një rrjeti energjetik, atëherë po luajmë me rregullat e tyre”, thotë Eduard Shalsi.

Ligji i ri për energjinë e rinovueshme mundëson që edhe njëe individ të instalojë vetë panele diellore apo helika të prodhimit të energjisë nga era, dhe sasinë e energjisë së tepërt t’ia shesë operatorit publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here