Home Aktualitet Novosele, zbulohet nje tjeter laborator droge

Novosele, zbulohet nje tjeter laborator droge

226
0

laboratori-droges-mifol2

Zbulohet nga seksioni i antidrogës, një laborator që shërbente për paketimin e lëndëve narkotike në Novoselë. Gjatë operacionit të koduar “Mifoli” në vendin e ngjarjes ekipi i uniformave blu ka zbuluar gjithashtu rreth 150 kg kanabis, e cila është presuar dhe ndarë në 30 qese.

Gjithashtu në banesë gjendet dhe një pjesë tjetër kanabisi, e bërë gati për tu presuar si dhe mjetet që përdoreshin për këtë qëllim. Ndërhyrja u bë rreth orëve të vona të së mërkurës. Sipas burimeve banesa ndodhet në pronësi të Agron Velaj, person me precedent të mëparshëm penal.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, Velaj po udhëtonte drejt banesës me një automjet tip fuoristradë dhe sapo ka pikasur efektivët, është larguar menjëherë në këmbë në drejtim të paditur duke braktisur makinën. Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur familjarë të tij të cilët janë marrë në pyetje.

Policia ka sekuestruar dhe 2 automjete, të cilat janë në pronësi të Agron Velajt. Uniformat blu kanë marrë gjithë mjetet e duhura dhe janë vënë në kërkim për kapjen e autorit.

laboratori-droges-mifol

Previous articleGwyneth Paltrow, 42 vjeç, tregon trupin ne plazh pas nje diete
Next articleVendimi i Qeverise, paga minimale do behet 22,000 leke

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here