TIRANË- Një vit nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, Partia Socialiste kujton mazhorancën se vendi është në krizë të thellë politike, e jo vetëm. Kurse kreu i qeverisë, Sali Berisha, përsërit se ato janë më të ndershmet e më të mirat zhvilluar ndonjëherë dhe janë ato që i hapën rrugë vendimeve për integrimin e vendit.
Gjatë fjalës në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ka deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të shtrenjtat në rajon, me një vlerë prej 40 milionë euro.
Duke pranuar se nuk ka prova për manipulim, Berisha ka ftuar sërish opozitën të japë kontributin e saj për reformat në vend.
“E ftoj të japë kontributin e saj në të gjitha reformat. Duhet të qartësoj para shqiptarëve se për të gjitha ligjet kur opozita do të jetë të drejtën e plotë të bëj çdo amendament që është brenda standardeve, qoftë për gjykatën administrative, kodin elektoral, imunitetin. Nuk e kërkojmë bashkëpunim për reformën dhe respektin për sovranitetin e opozitës dhe rolin e saj në Parlament”- tha Berisha.
Nje vit pas zgjedhjeve, Berisha: Vendi drejt integrimit. PS: Vendi ne krize