Home Aktualitet Grabiti 6.3 milione leke ne hotelin ku punonte,zbulohet nga Facebook

Grabiti 6.3 milione leke ne hotelin ku punonte,zbulohet nga Facebook

624
0
Ish-ekonomisti i një hoteli në qendër të Tiranës dërgohet në gjyq me akuzën e vjedhjes së 6.3 milionë lekëve të reja, me anë të shpërdorimit të detyrës. Dosja penale me nr, 1632 dhe të pandehur shtetasin Vanglert Beqollari, është depozituar në Gjykatën e Tiranës pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e kryeqytetit për akuzën “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Procesi pritet të drejtohet nga gjyqtarja Antonela Prendi. Ish-ekonomisti i hotelit ku ka ndodhur vjedhja, akuzohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme shumën e parave ndërsa e gjithë skema e vjedhjes është zbuluar nga rrjeti social Facebook. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur pak ditë para se ekonomisti të arrestohej, më 10 prill 2010. Sipas policisë, 27-vjeçari nga Berati ishte pushuar nga puna, menjëherë pas konstatimit të vjedhjes së parave në hotel, por çështja kishte mbetur me kaq pasi mungonin provat për të fajësuar ekonomistin në lidhje me vjedhjen. Sipas hetimeve, paratë janë marrë nga kasaforta e financës së hotelit, në të cilën ka pasur akses vetëm ekonomisti Vanglert Beqollari dhe një person tjetër.
Zbulimi i vjedhjes
në Facebook
Policia e cila filloi hetimin për vjedhjen e ndodhur në kasafortën e hotelit, verifikoi personin tjetër që kishte akses në arkën ku mbaheshin paratë, e megjithatë ai rezultoi i pa implikuar. Prova vendimtare për hetimin e ngjarjes, ishte një fotografi që policia mori nga profili i të arrestuarit në Facebook, në të cilën 27-vjeçari ishte fiksuar duke mbajtur në duar sasi të mëdha parash ndërsa kishte shkruar: këto janë për në kazino, duke lënë të kuptohej se do të luante me shumën e parave që kishte përfituar nga vjedhja. Nisur nga fotografia e marrë nga profili i tij në Facebook, policia e mbajti në izolim për 12 orë ish-ekonomistin, i cili pasi nuk kishte pranuar vjedhjen, më në fund e pranoi krimin, duke thënë se nga shuma e madhe e parave të vjedhura, kishte humbur në kazino plot 2.3 milionë lekë të reja, ndërsa shuma tjetër prej 4 milionë lekë të reja gjendej në shtëpi. Policia shkoi menjëherë në banesën e ekonomistit në bulevardin “Zogu I” ku gjeti shumën e parave dhe e ktheu mbrapsht në hotel pas sekuestrimit në cilësinë e provës materiale.

Ish-ekonomisti i një hoteli në qendër të Tiranës dërgohet në gjyq me akuzën e vjedhjes së 6.3 milionë lekëve të reja, me anë të shpërdorimit të detyrës. Dosja penale me nr, 1632 dhe të pandehur shtetasin Vanglert Beqollari, është depozituar në Gjykatën e Tiranës pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e kryeqytetit për akuzën “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Procesi pritet të drejtohet nga gjyqtarja Antonela Prendi. Ish-ekonomisti i hotelit ku ka ndodhur vjedhja, akuzohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme shumën e parave ndërsa e gjithë skema e vjedhjes është zbuluar nga rrjeti social Facebook. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur pak ditë para se ekonomisti të arrestohej, më 10 prill 2010. Sipas policisë, 27-vjeçari nga Berati ishte pushuar nga puna, menjëherë pas konstatimit të vjedhjes së parave në hotel, por çështja kishte mbetur me kaq pasi mungonin provat për të fajësuar ekonomistin në lidhje me vjedhjen. Sipas hetimeve, paratë janë marrë nga kasaforta e financës së hotelit, në të cilën ka pasur akses vetëm ekonomisti Vanglert Beqollari dhe një person tjetër.Zbulimi i vjedhjes në FacebookPolicia e cila filloi hetimin për vjedhjen e ndodhur në kasafortën e hotelit, verifikoi personin tjetër që kishte akses në arkën ku mbaheshin paratë, e megjithatë ai rezultoi i pa implikuar. Prova vendimtare për hetimin e ngjarjes, ishte një fotografi që policia mori nga profili i të arrestuarit në Facebook, në të cilën 27-vjeçari ishte fiksuar duke mbajtur në duar sasi të mëdha parash ndërsa kishte shkruar: këto janë për në kazino, duke lënë të kuptohej se do të luante me shumën e parave që kishte përfituar nga vjedhja. Nisur nga fotografia e marrë nga profili i tij në Facebook, policia e mbajti në izolim për 12 orë ish-ekonomistin, i cili pasi nuk kishte pranuar vjedhjen, më në fund e pranoi krimin, duke thënë se nga shuma e madhe e parave të vjedhura, kishte humbur në kazino plot 2.3 milionë lekë të reja, ndërsa shuma tjetër prej 4 milionë lekë të reja gjendej në shtëpi. Policia shkoi menjëherë në banesën e ekonomistit në bulevardin “Zogu I” ku gjeti shumën e parave dhe e ktheu mbrapsht në hotel pas sekuestrimit në cilësinë e provës materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here