Home Aktualitet Nene Tereza, shpetimtarja e inxhinierit brazilian dhe indianes se varfer

Nene Tereza, shpetimtarja e inxhinierit brazilian dhe indianes se varfer

486
0

cache-210-166-strict-206551_4TIRANE- Papa Françesku miratoi Dekretin që do të çojë në shenjtërimin e Nënë Terezës së Kalkutës. Në Dokumentin, paraqitur pasditen e së enjtes, gjatë audiencës me kardinalin Angelo Amato, u njoh ndërmjetësimi i së Lumes në mrekullinë e shërimit të menjëhershëm e të pashpjegueshëm të një burri me kombësi  braziliane, i sëmurë rëndë nga një goditje në tru.

Në vitin 2008 burri u shërua në mënyrë të papritur, të jashtëzakonshme e të plotë. Mbrëmjen e 10 shtatorit 1948, Maria Tereza – emri që pati marrë murgesha e re e Motrave të Loretos, Goxhe Bojaxhiu, shtegtonte me tren nga Kalkuta, në Darjeling, në viset rrëzë Himalajës, tronditur rëndë prej çrregullimeve. Vetë ajo e kujtonte historinë e jetës së saj si misionare e Zotit në këtë mënyrë: “Atë natë m’u hapën sytë për të parë vuajtjen dhe e kuptova me fund thelbin e thirrjes sime.

Ndjeva se Zoti po më kërkonte të hiqja dorë nga jeta e qetë në gjirin e Kongregatës rregulltare, për të dalë në rrugë të madhe e për t’u shërbyer të varfërve”. E shtonte: “Nuk ishte këshillë, ftesë e as propozim. Ishte urdhër!”. Pikërisht 60 vjet më pas, më 10 shtator 2008, një inxhinier brazilian, në gjendje kome për shkak të një sëmundjeje të trurit, u mbart në sallën e operacionit për një ndërhyrje  kirurgjikale gati-gati të pashpresë. Gruaja e tij lutej në kapelën e spitalit, së bashku me një meshtar e disa familjarë.

Një natë më parë i qe lutur me gjithë zemër Nënë Terezës: “Mjekojeni Ju vetë tim shoq”. Gjithçka ndodhi në pak minuta. Kirurgu, që kishte dalë një gjysëm ore më parë nga salla e operacionit, duke e shtyrë për pak çaste ndërhyrjen, u rikthye përsëri dhe, çuditërisht, e gjeti të sëmurin ndenjur mbi shtrat, të zgjuar e plotësisht të vetëdijshëm. I mrekulluar, e dëgjoi t’i thotë: “Ç’bëj unë këtu?”. Shërimi, që u vërtetua  më pas, ishte i menjëhershëm, ndërsa abseset e shumta të trurit, me hidrocefale obstruktive, ishin zhdukur krejtësisht, në mënyrë fare të pashpjegueshme.

Është një nga rastet e rralla  të mrekullisë së “shkallës së parë”, asaj që kundron  ngjalljen prej të vdekurve ose të ashtuquajturës “restitutio ad integrum”, domethënë, shërimin e plotë të të gjitha organeve të shkatërruara nga sëmundja. Ndërsa shumica e mrekullive të miratuara nga dikasteri i Vatikanit, janë të gradës së tretë, domethënë shërime të menjëhershme nga sëmundje, për të cilat mjekësia do të mund të arrinte rezultate vetëm pas një kohe tepër të gjatë.

Ndërsa merkullia tjetër iu njoh Nënë Terezës nga papa Gjon Pali i Dytë në një ceremoni madhështore për ta shpallur të shenjtë Nënë Terezën. Dhe mrekulllia postmortum u quajt  ajo që ndodhi me një idiane të varëfr me emrin Monika Besra. Një vit pas vdekjes së nënës, kjo grua u ishte drejtuar motrave me dhimbje të mëdha në zonën e nënbarkut. Një medalion i murgeshës së mirë, e kishte zgjidhur problemin e saj në çast – tumori në pjesën e poshtme të barkut ishte shëruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here