TIRANE – Reforma në sektorin energjetik vijon të japë rezultate pozitive sa i përket arkëtimeve dhe humbjeve në rrjet të cilat janë ulur ndjeshëm.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se në muajin nëntor u mblodhën 4.6 miliardë lekë, nga 4.3 dhe 2.9, në raport respektivisht me nëntorin 2014 dhe 2013.
Si 11-mujor, kompania ka arkëtuar në total 59.4 miliardë lekë, rreth 16.5 miliardë ose 39% më shumë se 11-mujori i vitit 2014 (42.8 miliardë lekë) dhe 24.4 miliardë lekë ose 70% më tepër se periudha e vitit 2013 (34.9 miliardë lekë).
Sa i takon humbjeve, niveli i tyre në muajin nëntor ka rënë në 30,8% nga 32.9 në 2014-n dhe 48.1% në vitin 2013.
Si 11-mujor, humbjet regjistruan nivelin e 30.9%, me reduktim në masën 6.8% në raport me 2014-n (37.8%) dhe 13.1% me 2013-n (44.1%)
“Treguesit e fundit deshmojnë se reforma në sektorin e energjisë në lidhje me kthimin e ligjshmerise te pagesat e faturave është në rrugë të mbarë, për më tepër shërbime cilësore dhe më shumë investime në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE-së.