Home Aktualitet Nacionalistët grekë tubim në Athinë për “Vorio-Epirin”

Nacionalistët grekë tubim në Athinë për “Vorio-Epirin”

1282
0

Ashtu siç patën paralajmëruar shoqatat e Vorio Epirit që veprojnë në Greqi më 13 shkurt ora 11 u tubuan në sheshin Karitsi Athinë për të përkujtuar 97 vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Aktiviteti vazhdojë me një lutje në këtë kishë, Agjio Gjeorgjio Karitsi dhe më tej me vendosjen e kurorave tek ushtari i panjohur.Aktivitetin e hapi Theofan Kaliviotis, i cili në fjalët e tij theksoj mbi luftërat e popullit grek dhe vorioepiriotasve për liri. Ai kritikojë disa politikanë grek të cilët kanë braktisur çështjen e Vorio Epirit. Gjithashtu lëshojë një sërë akuzash ndaj shtetit shqiptar i cili tha Qeveria e tanishme shqiptare vazhdon të mos e njohin karakterin grek të rajoneve të tërë dhe banorëve të tyre, si në Himarë, Korçë, Përmet etj. Ende në zonat ju jeton minoriteti grek i paragjykojnë ku përmendet termi Epiri i Veriut i cili është më i vjetër se termi “Shqipëria”. Të pranishmit mbanin pankarta si: “Për helenizmin e Vorio Epirit nuk bisedohet”. “VORIOEPIRI TOKE GREKE, DO TE RIKTHEHEMI DHE TOKA DO DRIDHET”, “TELI TI NA UDHEHEQ” etj.
Manifestuesit mbanin nëpër duar flamuj të Autonomisë së Vorio Epirit.
Në këtë manifestim me rastin e 97 vjetorin e Autonomisë së Vorio Epirit morrën pjesë figura të njohura të politikës së Greqisë si Joani Grivas, ish-kryeministër, Niko Kandetis, deputet i partisë Demokracia e Re, Thanos Plevris, deputet i partisë LAOS, Nikota Kaklamaqis, përfaqësues i shoqatës së “Napolon Zerva”, etj.Për çdo vit shoqatat Vorio Epiriote dhe Rinia Vorio Epiriote organizojnë tubime dhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Organizatorët kryesor të këtij aktiviteti ishin Babis Karathanos dhe Theofan Kavilioti.Babis Karathanos ka lindur në Athinë, por prindërit e tij janë grek nga Shqipëria të arratisur para shumë vitesh. Karathanos ka qenë dikur kandidat për deputet i partisë Demokracia e Re, ndërsa dy vitet e fundit ai, ju bashkua partisë ekstremiste të djathtë LAOS.
Theofan Kavilioti ka lindur në Livadhja të Sarandës. Është kryetar i Rinisë Vorio Epiriote dhe nënkryetar i Rinisë Evropiane të Epiriotëve.Kohëve të fundit vihet re e lëvizjeve të strukturave të ndryshme greke për të ndikuar në rritjen artificiale të numrit të shtetasve shqiptar me kombësi greke në Shqipëri, gjatë regjistrimit të popullsisë që pritet të zhvillohet në Prill të 2011.
Lobi greko-amerikan ka më se dy vite që ushtron presion në Uashington që të ndërhyjë në Shqipëri që në formularin e regjistrimit të shënohet deklarimi fetar dhe etnik. Qëllim i cili edhe u arrit. Kongresmenët greko-amerikan të cilët nuk janë të pakët në numër me presione të ndryshme kanë arritur të kenë ndikimet e tyre në vendim marrjet e qeverisë shqiptare gjatë 5 vjetëve të fundit.

Oketea: Konsulli grek të shpallet “non grata” në Shqipëri
Politikani i parë dhe i vetëm që deri tani ka bërë një deklaratë të fortë për ato çka tha konsulli grek në Korçë është deputeti demokrat Gazmend Oketa. Në Komisionin e Jashtëm parlamentar, Oketa kërkoi shpalljen si person “non grata” të konsullit grek në Korçë. Në Komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme ishin ftuar për t’u dëgjuar përfaqësues të lartë të Ministrisë së Jashtme, mbi qëndrimin e mbajtur ndaj deklaratave të konsullit grek në Korçë për çështjen e regjistrimit të popullsisë sipas kombësisë. “Personalisht, si deputet dhe si anëtar i komisionit të jashtëm do rekomandoja shpalljen “non grata” të konsullit grek në Korçë”, tha Oketa. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu u shpreh se zëri i konsullit grek në Korçë nuk është i veçuar. “Në këto linja ishin edhe dy deputetë greke, të Janinës dhe Follorinës, që ishin të pranishëm në ceremoni, përfshirë kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule”, theksoi Turdiu. Turdiu vlerësoi qëndrimin e mbajtur ndaj këtyre thirrjeve të kreut të Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, i cili ka kundërshtuar hapur thirrjet greke. Por kreu i Drejtorisë së përgjithshme rajonale konfirmoi se ambasadori grek në Tiranë ka saktësuar se këto janë mendimet individuale të konsullit dhe jo qëndrim i shtetit grek. “Ambasadori konfirmoi se ky nuk është qëndrimi i shtetit grek, por një qëndrim personal që do ketë pasojat e veta. Kjo varet nga qarqet që e kanë dërguar”, tha Berisha. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, ky konsull ka bërë thirrje kundër shtetit shqiptar edhe herë të tjera.

Sarandë, kreu i gjykatës padi “kombësisë”
Kryetari i gjykatës së shkallës së parë në Sarandë, Altun Cela ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi lidhur me gjendjen civile. Sipas Celës, ligji në fjalë është kontrovers dhe ka krijuar një sërë problemesh në qytetin jugor, ku janë të pranishme dhe minoritetet greke. “Ligji për gjendjen civile është antikushtetues. Kombësia nuk zgjidhet pa prova. Ligji është gjithashtu në kundërshtim me konventën evropiane dhe ka krijuar probleme në Sarandë”, ka deklaruar Cela. Debatet mbi cështjen e kombësisë shpërthyen për shkak të nismës për regjistrimin e popullsisë dhe kulmuan me deklaratat e konsullit grek në Korcë, se ky qytet është Vorioepir.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here