Home Sociale Model i dështuar i transportit publik në Tiranë

Model i dështuar i transportit publik në Tiranë

820
0

shoqatat-e-transportit-urbanAktualisht, qyteti i Tiranës të ofron një sistem transporti publik tërësisht joefiçent dhe shumë të ngadaltë. Dikush mund të përmendi çmimin e ulët të biletës, por unë mendoj se ky çmim përputhet me nivelin e përgjithshëm të pagave, në veçanti, si dhe me çmimin e shërbimeve në përgjithësi. Gjithashtu, fakti që ky lloj transporti quhet publik, kërkon një çmim që përputhet me maksimizimin e mirëqënies së përgjithshme në shoqëri.

Në vendet perendimore, transporti publik, pavarësisht se kompania që e manaxhon mund të jetë publike ose private, shoqërohet me subvencionimin e çmimit të biletës, deri në një nivel të pranueshëm për shoqërinë. Në Tiranë, transporti publik realizohet prej kompanive private, të cilat liçensohen nga shteti, por që duhet të mbajnë një çmim fiks të biletës, sipas direktivës së atij që ka dhënë liçensën. Subvencionimi nuk ekziston. Ketu qëndron mospërputhja. Nga njëra anë kemi një transport publik, i cili realizohet nga disa kompani private të liçensuara, dhe nga ana tjetër kemi mungesën e subvencionimit si dhe fiksimin e çmimit të biletës. Meqënëse kemi të bejmë me kompani private, synimi i tyre kryesore është maksimizimi i fitimit. Maksimizimi i fitimit, në kushtet e mungesës së subvencionimit dhe fiksimit të çmimit të biletës shkakton problemet kryesore të këtij transporti. Kështu, autobuzat presin të marrin numrin maksimal të udhëtarëve në një stacion, gjë që shkakton vonesa dhe tejmbushje të autobuzëve, sidomos në oraret e pikut. Gjithashtu, shpejtësia e ulët e lëvizjes së autobuzëve lidhet edhe me faktin e kohës së nevojshme që i duhet dhënë autobuzave të tjerë të linjës për tu mbushur me udhëtarë. Pra kemi të bëjmë me kompani private, që punojnë si kompani private primitive dhe që kanë një çmim fiks bilete. Normalisht këtu duhet shtuar vlera e korrupsionit që lidhet me proçesin e liçensimit si dhe problemi i rrjedhjeve me fatorinot. Kategori të caktuara shoqërore kanë shërbim falas, por kjo shoqërohet me abuzim dhe falsifikim.

Qytetarët e thjeshtë mund të përdorin transport alternativ, si psh. Biçikletat. Por Tirana nuk te ofron mundësi për transportin me biçikleta. Qytetarët duhet të përballen jo vetëm me dhunën që ushtrojnë drejtuesit e automjeteve, por edhe me injorancën e policisë rrugore për sa i takon këtij lloj transporti.

Investimi për korsitë e biçikletave kërkon shumë pak fonde dhe mund të zgjidhë një pjesë të problemit të transportit dhe problemit të ndotjes në Tiranë. Idetë mund të huazohen nga qytetet e Europës perendimore. Por kjo nuk realizohet thjeshtë duke pikturuar disa pjesë rrugësh, në të cilat hyjnë dhe dalin makina për të parkuar. Gjithashtu kjo nuk mund të realizohet nga një shtet, i cili ka një parlament prej 140 vetash, ku pjesa më e madhe kanë idhull benzin.

Kufizimi i mundësive të zgjedhjes për qytetarët ka krijuar një ngërç. Ato nuk mund të bëjnë zgjedhje të shtrenjta për shkak të pamundësisë financiare, por nuk mund të bëjnë as zgjedhje me kosto të ulët, për shkak të injorancës së drejtuesve politikë.

Korrupsioni është shkaku kryesor se pse kemi paga kaq të ulta. Korrupsioni është shkaku kryesor se pse kemi shërbime publike kaq të degraduara ose nuk kemi shërbime publike fare. Dhe korrupsionin e bëjnë të paaftët që na qeverisin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here