Home Aktualitet Shperthimi i makines me tritol, vdes në spital biznesmeni i ndërtimit

Shperthimi i makines me tritol, vdes në spital biznesmeni i ndërtimit

548
0

aksident-durresRreth ores 14:00 biznesmeni i ndertimit Xhemal Çela ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve te marra. Një ditë më pare biznesmeni u bë objekt i një atentati me eksploziv, ku  pas shpërthimit të makinës me të cilën po udhëtonte ai mbeti i plagosur rëndë tek rruga e Plepave në Durrës.

Burime nga grupi hetimor pohojnë se pista kryesore e hetimit, mbetet ajo e konflikteve të mundshme që mund të ketë patur 48- vjeçari Çela si ndërtues me pronarë tokash,ndërsa hetimet vijojnë edhe në pistën e konkurrencës për shkak të ndërtimeve, apo edhe të ndonjë konflikti me persona të tjerë.

Ndërkaq, policia ka grumbulluar të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë afër vendit të ngjarjes, ndërsa u ka kërkuar kompanive celulare zbardhjen e tabulateve të biznesmenit me persona të tjerë.Në komisariat janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 21 persona që mund të kenë në lidhje me ngjarjen. Hetuesit e çështjes sqaruan se autorët e krimit e kishin vendosur sasinë e tritolit poshtë automjetit, në krahun e shoferit dhe se shpërthimi është realizuar në distancë. Ai u transportua në gjendje kome drejt Tiranës pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Durrësit.

NGJARJA
Ngjarja u shënua dje në Durrës. Biznesmeni i ndërtimit Xhemal Çela. 48-vjeçari, baba i katër fëmijëve mbeti i plagosur rëndë teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij “Citroen” me targë AA 759 EY në aksin rrugor Plazh-Plepa.  Mjeti u hodh në erë nga një shpërthim i fuqishëm. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 afër zonës Iliria.

Kunati i biznesmenit: Nuk kemi konflikte
Kunati i biznesmenit, së bashku me një numër të madh familjarësh dje mbërritën të tronditur në vendngjarje. Ata kërkuan që policia dhe prokuroria të zbardhnin sa më shpejt ngjarjen dhe të vinin në pranga autorët e krimit. I  pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, në lidhje me shpërthimin me eksploziv, kunati i 48-vjeçarit tha se ai nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë.
A ka pasur konflikte Xhemal Çela?
Kunati im, por as ne nuk kemi konflikte me askënd. Nuk e dimë se kush e bëri këtë atentat. Xhemali nuk është grindur apo konfliktuar me njeri. Ai ka parë punën e tij dhe biznesin e tij. Ka katër fëmijë të mitur në shkollë.
Me çfarë merrej Çela?
Është ndërtues. Shtëpinë e ka afro 500 metra larg prej vendit ku është plagosur. Ka ndërtuar pallat këtu në lagje. Ka edhe një qendër biznesi këtu te “Iliria”. Por nuk ka patur kurrë konflikte. Po të kishte do na e thoshte.
Dyshoni tek ndonjë person në lidhje me shpërthimin?
Jo, tek askush. As nuk mund të na e merrte mendja që mund të ndodhte një gjë e tillë. Ne kërkojmë që policia të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë agresorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here