-Ministria e Energjitikës dhe Industrisë që drejtohet nga Damian Gjiknuri ka kryer kryer disa shkarkime drejtorësh dhe emërime të reja në disa prej shoqërive aksionere të Energjisë dhe Industrisë.
Pas mbledhjes së Këshillave Mbikëqyrës përkatës, janë kryer ndryshime në drejtimin e shoqërive aksionere si KESH, Albpetrol, OST. Keshtu pas mbledhjes u vendos që të shkarkohet drejtori drejtori aktual i KESH, Halit Velaj, dhe emërohet në vend të tij, Agron Hetoja. Ndryshime dhe në drejtimin e Albpetrol, ku shkarkohet drejtori aktual Ferdinand Murati duke emëruar në vend të tij, Endri Pukën.
Po kështu është shkarkuar nga drejtori i OST, Arben Ibro duke emëruar në këtë pozicion Engjëll Zeqon.
Kështu sic njoftoi ky dikaster;
1. Këshilli Mbikëqyrës i Koorporatës Elektroenergjitike (KESH) ka shkarkuar drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Z. Agron Hetoja.
2. Këshilli Mbikëqyrës i Kompanisë Albpetrol sh.a. ka shkarkuar nga detyra drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Z. Endri Puka.
3. Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ka shkarkuar nga detyra drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Z. Engjell Zeqo.
Sakaq, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Z.Damian Gjiknuri ka firmosur emërimet e drejtuesve të institucioneve të varësisë sa më poshtë:
Z. Adrian Çela emërohet Kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT).
Z. Viktor Doda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH).
Z. Rrapush Tola emërohet drejtues i Repartit Inspektim Shpëtim-Miniera (RISHM).
Z. Dael Dervishi emërohet Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).