Home Sport Mediat britanike luten qe ti bjere Shqiperia ne grup

Mediat britanike luten qe ti bjere Shqiperia ne grup

143
0
Head of the National Commission of Ethics of the French Football Association Dominique Rocheteau takes a ball during the UEFA Euro 2016 play-off draw ceremony on October 18, 2015 in Nyon, Switzerland. The Euro 2016 will run in France from June 10 to July 10, 2016. AFP PHOTO / ALAIN GROSCLAUDEALAIN GROSCLAUDE/AFP/Getty Images

Mediat britanike kanë nisur të bëjnë llogaritë lidhur me shortin për në Euro 2016 në Francë, ku merr pjesë edhe Shqipëria.

Sipas tyre, Shqipëria është një kundërshtar që Anglia kërkon të përballet, pasi konsiderohet mjaft i lehtë.

Kështu, sipas llogarive dhe ndarjes së vazove, shorti më i lehtë për Anglinë është llogaritur ai mes Zvicrës, Hungarisë dhe Shqipërisë.

Mediat në Britani shkruajnë se shorti më i vështirë përfshinë Italinë, Poloninë dhe Islandën në një grup me tre luanët.

Shorti për Kampionatin Europian 2016 do të hidhet ditën e shtunë në orën 18:00 sipas orës tonë. Ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në katër vazo sipas nivelit të tyre.

Shqipëria gjendet në vazon e katërt, mes kombëtareve të cilësuara si më të lehta për t’u mposhtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here