Faqja online ku Policia e Shtetit bëri publike me foto 742 personat të konsideruar si më të rrezikshmit në vend ka pasur rekord shikimesh. Në tre orë kjo faqe ka pasur 312 mijë klimike.
Përmes një postimi në facebook Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shpjegon këtë arsye si shkak për ngadalësimin e hapjes së faqes zyrtare të Policisë së Shtetit. Faqja online e personave me te kerkuar
“312.000 klikime per 3 ore. 110.000 vetem oren e fundit. Jemi ne rendin e 140 klikimeve ne sekonde. Prandaj ka ngadalsuar faqja zyrtare e Policise se Shtetit….”- shkruan Tahiri në facebook.
LINKU KETU
Në listën e të kërkuarve janë 23 gra, mes tyre dhe Zylfie Haklaj, motra e Fatmir Haklajt e dënuar me 25 vjet heqje lirie. Ndërsa 47 persona janë të dënuar me burgim të përjetshëm.
Në listë janë dhe emrat e 47 të dënuarve me burg përjetë si dhe emrat e Orik Shyti, Aredin Shyti, (ish zv/ministër i brendshëm, babai i Orikut) Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi pjesë të së organizatës së ashtuquajtur “Hakmarrje për Drejtësi”. Altin Arapi akuzohet dhe për vrasjen e shoferit të ish-kryeprokurorit Sollaku.
Marjan Rroku, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë. (vrau një vajzë 17 vjeçare, sepse nuk donte një histori dashurie me të dhe nënën e saj)
Ilir Yzeiraj, i njohur si i forti i Fierit i akuzuar për vrasje.
PLATFORMA E RE
Ministria e Brendshme ka ndërtuar një platformë të re komunikimi dhe bashkëpunumi ndërmjet publikut dhe Policisë së Shtetit. Në një hapësirë të veçantë të faqes së internetit të Policisë së Shtetit, çdo qytetar i interesuar do të mund të gjejë informacion të plotë, përfshirë të dhënat dhe foto, për të gjithë personat e shpallur në kërkim të dënuar nga gjykata me mbi 5 vjet heqje lirie.
Në adresën online www.asp.gov.al, Policia e Shtetit, publikon të dhënat për personat më të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga policia dhe organet e drejtësisë.Sipas Ministrisë së Brendshme, kjo praktikë synon ndërtimin e urave të komunikimit me qytetarët.
“Deri më tani në internet janë hedhur të dhënat për 742 persona në kërkim, që konsiderohen si më të rrezikshëm. Prej tyre 47 janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 101 me 25 vjet burgim. Në këtë listë të kërkuarish 23 janë femra, ndërsa numri më i madh i të kërkuarve është dënuar për veprat penale të vrasjes, apo vrasjes së mbetur në tentativë. Këto të dhëna mund të gjenden duke klikuar në linkun: e Ministrise se Brendshme
Personat kërkohen për krime të ndryshme, kryesisht të rënda:
– Për veprën penale te vrasjes, vrasjes së mbetur në tentativë 396 persona
– Prodhim e shitje narkotikësh 47 persona
– Trafikim i lëndëve narkotike 35 persona
– Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, trafik klandestinësh 14 persona
– Trafikim i femrave 12 persona
– Shfrytëzim prostitucioni 49 persona
– Vjedhje me pasojë vdekjen 9 persona, vjedhje me dhunë 15 persona, vjedhje me armë 44 persona
– Për krime ndaj të miturve si marrëdhënie me dhunë, trafik fëmijësh 10 persona
Qytetarët mund të bëjnë denoncimet për vendndodhjen e të kërkuarve.
LISTA E EMRAVE TË FEMRAVE NË KËRKIM
Ermira Maksim Beqiraj
Ada (Elda) Kudret Kaçaj, Kacaj
Merita Munir Nurçe
Mirela Flamur Muhametllari
Keze Demo Shehaj
Emanuela Hajredin Llozhi
Aurela Aqif Doksani (Rronja)
Fëllëza Laze Saliaj
Liljana Todi Dhima
Floresha (Flora) Hasan Ndino
Kudrete Hysni Tafa
Lumije (Lume) Halit Hoxha
Maria (Angjela) Rocco Tamila
Miranda Qerim Rabja (Kishta)
Merita Beqir Tobli
Zylfie Muharrem Haklaj
Ruzhdije Hamdi Zana
Violeta Gjon Gjoka (Haxhia)
Klodiana Agim Carangella (Shkoza)
Ornela Shefqet Domi (Shaba)
Zinete Vero Caushi
Feruze Haki Zerellari
Sara Estref Canko
LISTA E DISA PREJ TË DËNUARVE ME BURGIM TË PËRJETSHËM, NË KËRKIM
Besnik Ali Zykaj
Fatmir (Gazmir) Bilal Zeneli
Ëngjëll Ilias Brahimi
Fetah Faslli Kaja
Viktor Rauf Pelivani
Flamur Mustafa Ndino
Fran Gjergj Prendi
Preng Nik Lushi
Qerim (Përparim) Ibrahim Topalli
Vullnet Hasan Hida
Bashkim Xhemal Buzani
Agron Fadil Peqini
Ndricim Myrteza Sadushi (Çaushi)
Vladimir Fadil Peqini
Gleron Kosta Jahjolli
Bardh Zef Lula
Dritan Llesh Syziu
Gjovalin Ndue Lesi
Pal Zef Marku
Perikli Mark Marku
Armand Nikolla Laska
David Ded Gjokeja
Plurent Niazi Dervishaj
Sokol Fran Bushaj
Sami Shaqir Kila
Fatmir Xhemal Xhelili
Gëzim Xhevdet Memeti
Pali Mihal Gjergji
Sokrat Goxho Ruda
Xhemal Nuh Dule
Misir Orhan Tare
Musa Rapi Protoduari
Ismail Ismail Çela
Hektor Hasan Voci
Kristo Rexhep Lani
Dedë Fran Stokaj
Shpëtim Xhevdet Puka