Home Sport Kukesi pritet te humbase ndeshjen ne tavoline, goditet ne fushe lojtari i...

Kukesi pritet te humbase ndeshjen ne tavoline, goditet ne fushe lojtari i Legia-s

255
0

legia

Ekipi i Kukësit duket se do t’i japë parakohe lamtumirën Europa League. Kjo për shkak të dhunës së tifozëve gjatë pjesës së dytë të takimit të luajtur në “Qemal Stafa” ndaj Legia-s së Varshavës. Goditja e një lojtari të ekipit polak me send të fortë në kokë solli ndërprerjen e ndeshjes dhe më pas u mor vendimi për pezullimin përfundimtar të takimit.

Pak minuta pasi arbitri belg, Stephan Klossner ndërpreu ndeshjen, delegati i UEFA-s pas konsultave me përfaqësuesit e dy ekipeve mori vendimin që ndeshja të pezullohet përfundimisht. Tashmë do të jetë Komisioni i Disiplinës së UEFA-s që do të vendosë për fatin e këtij takimi.

eufa

Kukësi gjatë sezonit 2013/2014 të Europa League, është dënuar dy herë në UEFA për shkak të sjelljes së dhunshme të tifozëve. Për shkak të hedhjes së shisheve dhe fishekzjarrë në fushë gjatë takimit me Sarajevën dhe Metalurh Donetsk, ku Kukësi u dënua me 27 mijë euro gjobë. Ndërsa në sezonin 2014/2015 u dënua sërish për ndeshjen e luajtur ndaj ekipit të Kazakistanit, Kairat Almaty, po për dhunë në stadiumin “Qemal Stafa”, ku u dënuan me 10 mijë euro gjobë.

legia12

legia1

Çfarë do të ndodhë?
Kukësi përveçse rrezikon humbje në tavolinë me rezultatin 3-0 në favor të ekipit polak, por mund edhe të ketë një ndëshkim financiar apo edhe masë disiplinore që ndeshjet e ardhshme në kompeteticionet evropiane t’i luajë pa tifozë.

Incidenti
Goditja e lojtarit Duda erdhi gjatë kohës që ekipi polak po festonte kalimin në avantazh me rezultatin 2-1. Në këto momente tifozët e Kukësit reaguan dhunshëm duke lëshuar sende të forta në drejtim të ekipit kundërshtar. Lojtarit polak iu ofrua ndihmë mjekësore dhe më pas la fushën e lojës, por pas këtij incidenti lojtarët e të dy ekipeve u tërhoqën në dhomat e zhveshjes.

22:00 Tifozët largohen nga stadiumi
Pas vendimit zyrtar për të ndërprerë në mënyrë përfundimtare ndeshjen, tifozët kanë nisur të dalin nga shkallët e stadiumit. Ndërsa, policia ka marrë masa për shmangien e përplasjes së tifozëve të dy ekipeve jashtë stadiumit.

21:40 Dhuna, ndërpritet ndeshja
Ndeshja e vlefshme për Europa League mes Kuksit dhe Legia-s së Varshavës është pezulluar në minutat e para të pjesës së dytë. Shkak u bë goditja me çakmak i një lojtari të ekipit polak nga tifozët e ekipit verilindor. Incidenti erdhi pas shënimit të golit të avantazhit për Legian në minutën e 52-të.

Ndeshja, e cila po luhej në stadiumin “Qemal Stafa” është ndërprerë për disa minuta pas largimit të dy ekipet nga fusha. Ndërkohë që ekipet ndodheshin në dhomat e zhveshjes pritet një vendin nga gjyqtari dhe delegati i UEFA për vazhdimin e ndeshjes.

Por, përfaqësuesi i Legia-s së Varshavës nuk pranoi që ekipi të kthehet në fushë dhe pse policia mori masa për dërgimin e 600 forcave speciale për garantimin e sigurisë në stadium.

legia121

Previous articleMatura Shtetërore 2015, ja datat e provimeve te vjeshtes
Next articleShkoder, parandalohet vrasja e mjekut, policia arreston autorin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here