Home Aktualitet Kryeministri Rama pret kabinetin e qeverise se Kosoves

Kryeministri Rama pret kabinetin e qeverise se Kosoves

503
0

Rama-MustafaKryeministri Edi Rama priti rreth orës 10:40 në një ceremoni solemne mirëseardhje kabinetin qeverisë së Kosovës për të realizuar mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mirëseardhjes Rama theksoi se në një vit axhendat e dy qeverive janë bashkuar. Ai theksoi se shqiptarët kudo që janë aspirojnë bashkimin me Evropën e Bashkuar dhe ruajtjen e ekuilibrave në Rajon.

-Ministrat e qeverisë së Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa kanë mbërritur në Tiranë rreth orës 10:35 minuta për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët me qeverinë shqiptare. Sipas protokollit te Kryeministrise shqiptare Mustafa u prit nga homologu Edi Rama me nje ceremoni mirëseardhje ne ambientete Kryeministrise.

Mbërrijnë në Tiranë ministrat e qeverisë së Kosovës, zhvillohet ne Kryeministri ceremonia e mirëseardhjes

Ora 10:35-Ministrat e qeverisë së Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa kanë mbërritur në Tiranë rreth orës 10:35 minuta për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët me qeverinë shqiptare. Sipas protokollit te Kryeministrise shqiptare Mustafa u prit nga homologu Edi Rama me nje ceremoni mirëseardhje ne ambientete Kryeministrise.

 

AXHENDA

11 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi pritet të firmosen sot nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Mbledhja e dy qeverive pritet të fillojë rreth orës 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Më pas, ajo do të vazhdojë pa praninë e mediave. Në orën 12:00 do të bëhet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve nga ministrat e linjave, ndërsa për mediat në orën 12:20 do të ketë një konferencë për shtyp të të dy kryeministrave, Rama dhe Mustafa. “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr” është slogani që Kryeministria Shqiptare ka zgjedhur për këtë takim. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ditën e sotme si shumë të rëndësishme për të vendosur hapa të tjerë përbashkues në mbledhjen e dy qeverive. “Nesër ditë shumë e rëndësishme për të vendosur të hedhim hapa të tjerë përbashkues në mbledhjen e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan kryeministri në Facebook një ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here