Home Bota Krimea pro bashkimit me Rusine. SHBA-BE: Nuk e njohim

Krimea pro bashkimit me Rusine. SHBA-BE: Nuk e njohim

665
0

krimeaRezultatet e exit poll-eve në referendumin e zhvilluar sot në gadishullin ukrainas tregojnë se Krimea kërkon të bashkohet me Rusinë. Sipas të dhënave të televizionit publik rus, “Rossia 24”, 93% e qytetarëve kanë votuar pro këtij bashkimi.

Ndërkohë sipas të dhënave të para zyrtare, 95% e pjesëmarrësve në referendum kanë votuar pro bashkimit me Rusinë. Ndërsa kryeministri Serghei Aksionov ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se të hënën Krimea do të kërkojë zyrtarisht bashkimin me Rusinë.

SHBA dhe BE e kanë cilësuar si ilegjitim referendumin në Krime, duke paralajmëruar se nuk do të njohin asnjë rezultat.

Rajoni i Krimesë ishte pjesë e Rusisë deri në vitin 1954. Aty ndodhet dhe Flota Ruse e Detit të Zi, por Moska ka nënshkruar disa marrëveshje, përmes të cilave ka premtuar ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Më herët, Rusia i vuri veto rezolutës së OKB-së për referendumin. Dokumenti i hartuar nga Shtetet e Bashkuara u mbështet nga 13 anëtarët, u abstenua nga Kina dhe mori veton e Rusisë.

TË DHËNAT ZYRTARE: 95% E VOTUESVE PRO BASHKIMIT ME RUSINË
Ora 22:02 –
 Sipas të dhënave të para zyrtare, 95% e pjesëmarrësve në referendum kanë votuar pro bashkimit me Rusinë. Ndërsa kryeministri Serghei Aksionov ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se të hënën Krimea do të kërkojë zyrtarisht bashkimin me Rusinë.

KRYEMINISTRI I KRIMESË: MORËM NJË VENDIM HISTORIK
Ora 20:20 – Kryeministri pro-rus i Krimesë, Sergei Aksionov deklaroi se vendimi i sotëm i qytetarëve të Krimesë është historik.
“Sot morëm një vendim shumë të rëndësishëm që do të hyj në histori.”- shkruan në “Twitter” kryeministri Aksionov.

EXIT POLL: 93% E QYTETARËVE PRO BASHKIMIT ME RUSINË
Ora 19:26 –
 Rezultatet e exit poll-eve në referendumin për bashkimin e gadishullit ukrainas Krimea me Rusinë tregojnë se 93% e qytetarëve kanë votuar pro këtij bashkimi. Rezultatet e Exit polle-ve u publikuan nga televizioni shtetëror rus, Rossia 24, sipas të cilit në referendum kanë marrë pjesë rreth 1.5 milionë qytetarë.

SHBA: NUK E NJOHIM REFERENDUMIN NË KRIME
Ora 19:04 –
 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur se nuk do të njohin rezultatet e referendumit të Krimesë, për ndarje nga Ukraina.
Një zyrtar nga SHBA-ja ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka bërë thirrje Moskës që të mbështesë zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë.

BE: REFERENDUMI ILEGJITIM, NUK DO NJIHET
Ora 19:00 – Bashkimi Evropian dënon zyrtarisht referendumin që po zhvillohet në Krime për bashkimin e gadishullit ukrainas me Rusinë, duke e konsideruar ilegal dhe ilegjitim. “Referendumi është ilegal dhe ilegjitim dhe rezultati i tij nuk do të njihet”,- deklaruan së bashku presidentët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, Herman Van Rompuy dhe José Manuel Barroso. “Ministrat e Jashtëm të unionit do të prononcohen nesër për sanksionet”,- shtuan ata.

NUMRI I VOTUESVE NË REFERENDUM KALON SHIFRËN NJË MILION
Ora 17:20 –
 Pjesëmarrja e votuesve në referendumin për bashkimin e Krimesë me Rusinë kaloi shifrën një milion thënë ndryshe 64 për qind e numrit të përgjithshëm të tyre, njoftoi Komisioni Elekoral. Njoftimi pak para mbylljes së kutive të votimit.

REFERENDUMI PËR KRIMEAN, SHËNOHET PJESËMARRJE E LARTË NË VOTIM
Ora 12:00 –
 Pjesëmarrje e lartë është duke u shënuar në Referendumin për shkëputjen ose jo të rajonit të Krimeas në Ukrainë, ku deri në orë 12:00 kanë votuar më shumë se 50 përqind e popullsisë. Në një deklaratë të fundit kundër këtij Referendumi, ministri i Jashtëm gjerman Shtajnmajer ka paralajmëruar se, nëse Rusia nuk heq dorë nga Krimea, që nesër do të përballet me valën e parë të sanksioneve. Ndërkohë rezultati i referendumit pritet të miratohet nesër në parlamentin e Krimeas. Qendrat e votimit janë hapur në mbarë Krimean në orën 8:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen 12 orë me vonë.

Në fletën e votimit janë dy pyetjet, e para nëse do të donin t’i ribashkoheshin Rusisë dhe pyetja e dytë nëse Ukraina duhet t’i ktheje statusin e Kushtetues së vitit 1992 ku rajoni kishte me shumë autonomi.

Qe nga rrezimi prej pushteti te presidentit pro rus Viktor Janukovic, trupat ruse kane marre kontrollin e rajonit gjysmeautonom me shumice etnike ruse. Rusia ka nderhyre ne kete gadishull duke zaptuar ndertesat qeveritare dhe duke bllokuar trupat ukrainase ne bazat e tyre qe rrezimit nga pushteti te Janukovic. Sidoqofte Kremlini mohon zyrtarisht qe te kete derguar trupat e saj atje. Votuesit pritet te mbeshtesin shkeputjen nga Ukraina por banoret e etnise tatar e kane bojkotuar referendumin. Nje dite me pare, Rusia i vuri veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për të mos e njohur rezultatin e referendumit që po mbahet sot në rajonin ukrainas të Krimesë.

Rusia ishte i vetmi vend i Këshillit që votoi kundër, ndërsa Kina abstenoi. Të 13 vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit votuan në favor. Ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin tha se rezoluta binte në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here