Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet pa praninë e tifozëve shqiptarë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, organi drejtues i futbollit shqiptar ka njoftuar se nuk do të ketë mbështetës kuqezinj në Beograd.
“Kombëtarja shqiptare e futbollit do të udhëtojë për në Serbi pa tifozët e saj. Në bazë të rekomandimeve të ardhura nga UEFA, në një letër të mbërritur të shtunën në FSHF, është vendosur që për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd të udhëtohet pa tifozë. Në të njëjtën mënyrë do të veprojë edhe Federata Serbe me tifozët e saj në Elbasan, të cilët gjithashtu nuk do të jenë të pranishëm”, lexohet në njoftimin e FSHF-së.