Home Politike Kolegji vendos sot fatin e zgjedhjeve të 8 majit

Kolegji vendos sot fatin e zgjedhjeve të 8 majit

521
0

Kolegji Zgjedhor nisi mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së fundit ankimore të Partisë Socialiste. Në këtë kërkesë të PS-s kundërshtohet vendimi i KQZ-së i cili shpalli fitues kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 284 qendra votimi.

Në këtë ankimim prej 20 faqesh PS-ja listoi provat e manipulimit të procesit që sipas saj kanë çuar në mos përputhje të shifrave mes numrit të votave dhe votuesve ku sipas saj janë vlerësuar 244 fletë votimi më shumë se numri i votuesve.

Pjesë e animimit janë dhe pamjet filmike të cilat dëshmojnë se deri në momentin kur KQZ mori në rinumërim votat kishim përputhje të tabelës së rezultateve në KZAZ me numrin e votuesve. Sipas PS-s para se votat të hetoheshin në KQZ-së, në kutitë e votimit janë shtuar fletë votimi.

Në seancën e sotme në Kolegj, relator është gjyqtari Astrit Kalaja ndërsa anëtarë janë gjyqtarët Sashenka Jonuzi, Petraq Dhimitri, Marie Qiriazi dhe Dhurata Haveri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here