Të gjithë njerëzit, fëmijë apo të rritur qofshin, sapo ndjejnë shqetësimet e para, apo preken nga ndonjë sëmundje i drejtohen mjekut. Dhe ky është vërtet veprimi i duhur për të mos u rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme që i kanosen organizmit të njeriut. E padyshim që kurimi i këtyre sëmundjeve kërkon një trajtim të kujdesshëm mjekësor me anë të ilaçeve e medikamenteve të ndryshme farmaceutike. Por sa të sigurt jemi ne nëse janë pikërisht këto barnat e duhura për kurimin e sëmundjes? A jemi të bindur se janë pikërisht këto barnat origjinale? Ndodh që të keni dëgjuar mbi tregtimin e barnave të falsifikuara të cilat mund të kthehen në një rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Në suplementin e sotëm në “Tirana Observer” do të mësoni gjithçka mbi ekzistencën e këtyre barnave të rreme, kopjeve identike të prodhimeve farmaceutike që realisht nuk përmbajnë ingredientët e duhur, mbështetur në një artikull nga gazeta franceze “Le Figaro”. Qofshin viagra të falsifikuara ose medikamente për kancerin të prodhuara ilegalisht, barnat e rreme vrasin çdo ditë me mijëra njerëz, falë prodhimeve të falsifikuara në të cilat përzihen shkumës pluhur në hape, thërrmija ajri të ndotur e ujë të papastër dhe më pas i shesin në të gjithë botën. Ndërkohë që interneti është bërë dispanseria më e madhe në botë, këto hape helmatisëse mund të mbërrijnë në farmacinë pranë shtëpisë suaj. Në suplementin e fundjavës, do të njihni një nga problemet më kryesore me të cilat po përballet sot mjekësia dhe gjithë njerëzit e botës. Një speciale mbi trafikun e barnave false, i cili dhjetëvjeçarin e kaluar erdhi e u bë një nga sipërmarrjet kriminale me rritjen më të shpejtë në botë.
Qofshin Viagra të falsifikuara ose medikamente për kancerin të prodhuara ilegalisht, barnat e rreme vrasin çdo ditë me mijëra njerëz, falë prodhimeve të falsifikuara në Kinë dhe në Indi që fusin në hape shkumës pluhur, thërrmija ajri të ndotur e ujë të papastër dhe më pas i shesin në të gjithë botën. ndërkohë që interneti është bërë dispanseria më e madhe në botë, këto hape helmatisëse mund të mbërrijnë në farmacinë pranë shtëpisë suaj.
Dhjetëvjeçarin e kaluar trafiku i barnave false erdhi e u bë një nga sipërmarrjet kriminale me rritjen më të shpejtë në botë. Sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) më shumë se 30 për qind e medikamenteve që shiten në pjesë të ndryshme të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine janë të rreme. Aty nga viti 2010 parashikohet që fitimi global prej produkteve farmaceutike fakse të jetë 75 miliardë dollarë, një rritje prej 90 për qind krahasuar me vitin 2005. Një rritje e ndjeshme në barnat e kapura, na dëfton se kriza sa vjen e po rritet. Në vitin 2006, Komisioni Evropian raportonte se agjentët e doganave kishin interceptuar 2.7 milionë barna të kontrabanduara në kufijtë e BE-së krahasuar më një vit më parë, rritja ishte 384 përqind.
Industria e barnave të rreme funksionon, pak a shumë, njëlloj si ajo e prodhimeve të falsifikuara të çantave të dorës ose të DVD-ve më prodhimet më të fundit të Hollywoodit. Ajo siguron një imitim sipërfaqësor më se të arsyeshëm të produktit real të prodhuar në sasi të konsiderueshme dhe mbështetet në ekonomi që janë në gjendje të sigurojnë fitime. Shpesh produktet shpërndahen nga i njëjti tip kriminal që bën ndërmjetësin , i cili jep e merr edhe me kontrabandën e mallrave të reja. Ndryshimi është se barnat e rreme njerëzit i paguajnë me kokë.
Përgjatë dhjetëvjeçarëve të shkuar, barnat e luksit, medikamente për mosfunksionim të rregullt të ereksionit, antidolorifik dhe kundër gjendjeve të ankthit, si pilula e valiumit, ishin ndër më të falsifikuarat, sidomos në vendet e pasura. Po vitet e fundit falsifikatorët janë zhvendosur në një fushë të farmakologjisë që kërcënon drejtpërdrejt jetën e njerëzve duke prodhuar barna që përdoren për të trajtuar kancerin, HIV/SIDA, dhe sëmundje serioze të zemrës. Si pasojë e marrjes së barnave të rreme në botë vdesin 1 milionë njerëz çdo vit, pjesa më e madhe në vendet në zhvillim, po një numër në rritje edhe në vendet e pasura. Vitin e kaluar të paktën 95 amerikanë vdiqën prej alergjisë së shkaktuar nga një ilaç i quajtur heparin, i cili përdoret për të mpiksur gjakun dhe që ishte prodhuar në Kinë. Burime pranë Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave thanë se nuk ka pikë dyshimi që heparina e kontaminuar ishte produkt i falsifikuar.
Një pjesë e barnave të falsifikuara nuk janë gjë tjetër veçse kopje të mira të prodhimeve farmaceutike me emër, të prodhuara sipas rregullave të higjienës, me përbërësit e duhur dhe në përmasat e duhura. Një gjë është e sigurt që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, po në vetvete nuk janë të rrezikshëm, për sa kohë që janë kopje të përkryera. Po për fat të keq, motivimi për të gjitha produktet e falsifikuara është fitimi dhe jo nxjerrja e prodhimeve të besueshme. Kështu që ata merakosen të përsosin sa më shumë ambalazhimin dhe jo përmbajtjen duke i kaluar mallrat e tyre të rrezikshme, për gjë të vërtetë.
Mungesa e ligjeve dhe e një kontrolli cilësor i bën vendet e varfra tregjet potencialisht më fitimprurëse në sytë e falsifikatorëve. Nën një treg si ai i Shteteve të Bashkuara është më e vështirë për të çarë, por anonimati dhe shtrirja e internetit u ofron falsifikatorëve një rrugë tepër tërheqëse për t’u bishtnuar kontrolleve. Shumë prej të ashtuquajturave barna gjenerike kanadeze që blihen nëpërmjet internetit, në të vërtetë prodhohen në Kinë dhe në Indi, transportohen nga tregtarët nëpërmjet Dubait, Egjiptit ose Rusisë, dhe më pas mbarten në Evropë dhe në Amerikën e Veriut për t’u shitur. Në vjeshtë të vitit 2007, oficerët e doganave britanike zbuluan një skemë sipas së cilës Viagra me vlerë miliona dollarë transportoheshin nga India, Pakistani dhe Kina në Britani, ku riambalazhoheshin dhe më pas u shiteshin online klientëve në 35 vende të botës, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Sipas WHO-së, gjysma e barnave që blihen përmes internetit nuk kalojnë as testet më të thjeshtë lidhur me përbërësit aktivë.
Po ajo çka duhet të na shqetësojë më së shumti është fakti se sa pak bëhet, sidomos në vendet në zhvillim për të luftuar tregtimin e barnave të falsifikuara. Të shtrënguar nga mungesa e burimeve, shumica e këtyre vendeve e shohin këtë barrë më të rëndë se ç’duhet për shpatullat e tyre.
Lista e ilaçeve
Agjencia franceze e sigurimit shëndetësor të produkteve të shëndetit (Afssaps) paraqiti kohët e fundit një listë prej 77 ilaçesh dhe 12 klasifikues terapeutikë nën vëzhgim. Kjo ngjalli një shqetësim të madh midis njerëzve që i konsumojnë ato dhe tek mjekët që i japin me recetë. Mungesa e një analize të saktë e çdo ilaçi, e përfitimeve, rreziqeve, alternativave, nga ana e autoriteteve shëndetësore. i ka lënë francezët në pritje.Pasi e botoi këtë listë, gazetës franceze Le Figaro iu drejtuan me dhjetëra lexues që kërkojnë shpjegime dhe bëjnë pyetje lidhur me mjekimet që ata marrin. Për t’iu përgjigjur atyre, gazeta, me ndihmën e ekspertëve, vendosi t’i kushtojë një dosje të plotë rreziqeve dhe përfitimeve të ilaçeve më të përdorura që janë në këtë inventar të larmishëm. “Ka shumë moskuptime pas paraqitjes së kësaj liste, pohon Profesor Bernard Bégaud (farmakolog në Bordo). Popullata kuptoi se kishte të bënte me listën e ilaçeve të rrezikshme dhe ndërkaq habitej pse ato ishin tregtuar”.
Të gjitha ilaçet janë nën vëzhgim dhe jo vetëm ato të kësaj liste. Çdo herë që një mjek alarmohet për një efekt anësor të pashënuar në listë, jo i njohur mirë apo i rëndë, ai duhet të njoftojë autoritetet shëndetësore. Megjithatë, disa molekula janë objekt i një vëzhgimi të veçantë, për shkak të zbulimit të efekteve të padëshirueshme të rënda dhe të pashprehura më parë. Një anketë jep mundësi që të verifikohet nëse aksidentet e shfaqura vijnë nga ilaçi, të përcaktohet shpeshtësia e tyre dhe të merren masat e mundshme (kufizime, bile heqja nga tregu). Për më tepër, qysh nga 2006, të gjitha molekulat e reja janë objekt i një “plani administrimi i rreziqeve” për të njohur më mirë efektet anësore që nuk njihen mirë në momentin e nxjerrjes së tyre në treg. Megjithatë duhet ditur se nuk ekziston ndonjë ilaç efikas dhe që nuk do të ketë efekte anësore.Cështja e Mediatorit” (ilaç kundër diabetit) ilustron mungesën e farmakovigjilencës (domethënë vëzhgimin e efekteve anësore të ilaçeve) në vendin tonë, sepse u desh të priteshin 33 vjet para se të zbuloheshin rreziqet kardiake të lidhura me këtë molekulë. “Problemet e dala tani duhet t’u japin një mësim modestie ekspertëve, vlerëson Pr François Chast, ish president i Akademisë së Farmacisë. Ata duhet të mësohen të vënë në dyshim gjykimin e tyre sa herë që dalin të dhëna të reja. Sot, janë bërë studime të shumta farmako-epidemiologjike, si ato të bëra prej Cnam që na japin mundësi të avancojmë, sepse ajo që nuk mund të shohim tek një popullsi e vogël, për shembull, në nivelin e një spitali apo një pavioni, bëhet e dukshme tek miliona receta të mjekëve”. Megjithatë, vendimet në fushën e ilaçeve nganjëherë janë të vështira për t’u marrë sepse duhen vënë në balancë përfitimet e një produkti me rreziqet që paraqet ai.Kështu, sipas Profesor Chast, në të vërtetë duhen dalluar molekulat që ndryshojnë jetën si Glivec (ky produkt figuron në listën e Afssaps dhe megjithatë ka tronditur prognozën e leuçemive myéloïdes kronike) edhe pse mund të ketë efekte anësore, nga ato që mund të hiqen nesër nga tregu pa përbërë ndonjë problem të veçantë, sepse ato merren me sëmundje të parrezikshme ose që nuk ka alternativa terapeutike.
Gjithashtu, në të ardhmen do të zhvillohet nocioni i përdorimit të keq. Para heqjes së programuar të Di-Antalvic – një nga antalzhikët më të përdorur, ka pasur debate të zjarrta. Rasjes me këtë produkt, të shpeshta në Suedi dhe Britaninë e Madhe. Por një nga ilaçet e paraqitur si alternativë edhe ai përbën rrezik të një doze më të madhe…Lista e nxjerrë nga Afssaps përmban gjithashtu gjëra të pahijëshme. Kështu, aty del edhe levothyrox, i domosdoshëm për mjekimin e hipotiroideve. Ndërkaq, saktëson Pr Bernard Bégaud, levothyrox në vetvete nuk përbën ndonjë problem, por vetëm zhenerikët për arsye të dozës.
Agjencia franceze e sigurisë shëndetësore të produketeve të shëndetit (Afssaps) ka nxjerrë një listë ilaçesh që janë në vëzhgim. Pse? Si? Gazeta franceze Figaro ka bërë një anketë
12 produktet midis më të përdorurave në listën e 77-tëve nën vëzhgim të përforcuar.
12 ilaçet më të rrezikshme
1. Lufta kundër obezitetit
• Emri: Alli
• Laboratori: GSK
• Vënia në shitje qysh prej 2 vitesh
I shitur në versionin 120 mg me recetë, nën emërtimin Xenical qysh prej dhjetë vitesh nga ana e laboratorit Roche, Alli u tregtua në shitje të lirë në janar 2009 nga ana e GlaxoSmithKline, në versionin më pak të dozuar (60 mg). Autorizimi i vënies në shitje u dha në shkallë europiane dhe Franca u shpreh kundër. Alli jepet në luftën kundër obezitetit dhe molekula e tij active është orlistat. Ai ka veçorinë që të ulë thithjen tretëse të dhjamërave.
Me heqjen e rimonabant (Acomplia e Sanofit) në tetor 2008 dhe të Sibutral (sibutramine e Abbott) në janar 2010, ky është i vetmi ilaç që mbetet për këtë tregues. Efektet e tij anësore janë veçanërisht shqetësuese: fekale të lyrshme, diaré nganjëherë me praninë e gjakut. Dhe Alli nuk duhet dhënë nga mjeku në rast të marrjes së antikoagulanteve apo të pilulës kontraceptive. “Një shpeshtësi në rritje e frakturave të kockave” është vënë re gjatë një prove klinike tek adoleshentët, raportonte revista “Prescrire” në numrin e saj të marsit 2009. Gjithashtu ajo shënonte se “ishin vënë re raste të rralla pankreatike dhe hepatitesh”.
Prandaj, këshillohet që Alli të ndalohet në raste të dhembjeve të forta të barkut. Revista “Prescrire” thekson për Alli: “shpesh jo i përshtatshëm dhe pa mrekulli”. Është e vërtetë se marrja e orlistat gjatë gjashtë muajve, 3 kokrra në ditë, sjell një humbje peshe prej rreth 3 kg. Aktualisht ai është nën vëzhgim në shkallë europiane, për shkak të toksititetit hepatik. Autoritetet shëndetësore janë duke menduar përsëri interesin e ilaçit në lidhje me efektet e tij anësore.
2. Ndalimi i pirjes së duhanit
• Emri: Champix, Zyban
• Laboratori: Pfizer, GSK
• I vënë në shitje qysh prej 4 dhe 10 vitesh
I disponueshëm në Francë qysh prej shkurtit 2007, Champix (tartrate de varénicline) u jepet me recetë rreth 300 000 njerëzve çdo vit si ndihmë për ndalimin e pirjes së duhanit. Një ndjekje e përforcuar e farmakovigjilencës është vendosur pas disa rasteve të shqetësimeve psikiatrike dhe të qëndrimeve vetëvrasëse. Në 2008, pas 14 muajsh tregtimi, u raportuan 174 raste të efekteve anësore, nga të cilat 92 psikiatrike. Pritet një bilanc i ri dhe shqyrtimi i dhënies përsëri të autorizimit të vënies në treg është duke u parë.
Në treg qysh prej 2001 për të njëjtin tregues, Zyban (bupropion) jepet sa vjen e më pak. Në 2010, rreth 20.000 njerëz u mjekuan me këtë ilaç. Afssaps flet për një “vëzhgim rutinë” të Zybanit, pas disa rasteve të shqetësimeve psikiatrike, depresioneve dhe vetëvrasjeve. Në praktikë, ilaçet referuese të ndalimit të duhanit janë zëvendësues të nikotinës, Champix et Zyban janë produkte të synimit të dytë. “Ajo që drejton zgjedhjen tonë midis të treve, është raporti përfitim/rrezik tek një pacient i caktuar, saktëson Dr Patrick Dupont, që merret me çështjen e duhanit (spitali Paul-Brousse, Villejuif). Për shembull, dihet se varénicline është më e efektshme se bupropion, por veprimi i tyre, treguesit e kundërt dhe rreziqet potenciale janë të ndryshëm”. Sipas tij, në gjendjen e sotme të njohurive, kur një mjekim është i nevojshëm, duhen preferuar zëvendësuesit nikotinikë. “Kur kjo nuk është e mundshme, Champix dhe Zyban mund të jepen me recetë, por të jenë nën vëzhgim”, përfundon Dr Patrick Dupont, që thekson se duhen njoftuar pacientët për rreziqet e mundshëm. Pr Chast është më i ashpër: “Në atë masë kur disponohen ilaçe të efektshme dhe të toleruara mirë, nuk e kuptoj se çdo Champix në arsenalin terapeutik”.
3. Osteoporoza post-menopauzës
• Emri: Protelos
• Laboratori: Servier
• I vënë në shitje qysh prej 5 vitesh
Ky është një ilaç i Servier, që ka ngritur shumë probleme. I nxjerrë në treg më 2006, ai jepet në mjekimin e osteoporozës post-menopauzës. Revista ”Prescrire” është e ashpër me renalate de strontium (molekul e Protelos). “Në praktikë, ka shumë të panjohura rreth rreziqeve të stroncium”, shënon ajo në numrin e korrik-gushtit 2005. Ajo shton: “rreziqet janë të njohura keq dhe jo të cilësuara si duhet” dhe përfundon se Protelos “nuk sjell asgjë të re”. Aktualisht, në Francë është ndërmarrë një anketë e farmakovigjilencës, pas alarmit për rrezikun e sindromës të hipersensibilitetit ndaj ilaçeve, një reaksion alergjik që mund të jetë i rëndë. Qysh prej tregtimit të Protelos, janë shfaqur 16 raste në Bashkimin europian, nga të cilat 13 në Francë. Dhe në dy raste, këto efekte të padëshirueshme çuan në vdekjen e pacientit. Sindroma e hipersensibilitetit ndaj ilaçeve mund të çojë në prekjen e një ose shumë organeve, veçanërisht të mëlçisë dhe veshkës. Në rastet e raportuara, simptomat janë shfaqur tre deri gjashtë javë pas fillimit të mjekimit në formën e një dalje të puçrrave në lëkurë, shpesh e shoqëruar me temperaturë, me një rritje të volumit të gjëndrave me rritje të numrit të rruazave të bardha dhe efekteve mbi mushkëritë, mëlçinë apo veshkat.Në shumicën e rasteve, zhvillimi ka qenë i favorshëm me ndalimin e Protelos, dhe pas vendosjes së një kortikoterapie. Pra revista “Prescire” vlerëson se është më e arsyeshme që t’u zësh besë bifosfonateve që kanë dhënë prova të efektshmërisë së tyre dhe që efektet anësore të tyre janë më të pakta.
4. Të mjekosh diabetin
• Emri: Lantus, Actos
• Laboratori: Sanofi-Aventis, Takeda
• I vënë në shitje qysh prej 8 dhe 9 vitesh
Lantus është insulinë. Veprimi i saj zgjat në 24 orë. Tek diabetikët që përdorin insulinën (lloji 1) ku ajo shoqërohet me një injeksion të insulinës së shpejtë (rapide), para çdo vakti, ajo jep mundësi që të “rregullohet” përqindja e glicemisë gjatë gjithë ditës dhe të ulet rreziku i hipoglicemisë gjatë natës. Përdorimi i saj në rastet e llojit 2 (diabeti i dhjamur) është i shpeshtë por përfitimet e saj janë më të pakta. Lantus është nën vëzhgim qysh prej 2009, dhe dy studime europiane dëshmojnë se ai mund të shkaktojë një rritje të kancereve (diabeti i tipit 2). Efektshmëria e tij në ekuilibrin e diabetit të tipit 1 nuk e vë në dyshim përdorimin e tij në këtë rast. Actos është një hipoglicemiant, i afërt me Avandia, ilaç i hequr nga tregu në nëntorin e vitit të kaluar, për shkak të një rritje të rrezikut kardiovaksular. Një studim edidemiologjik ka dëshmuar se Actos rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës së ujit, rrezik i konfirmuar nga një përvojë tek minjtë. Gjithashtu, duke favorizuar daljen e edemave, përdorimi i tij duhej t’i rezervohej vetëm rasteve të veçanta. Si për Lantus, Actos aktualisht jepet me recetë në shkallë të gjerë.
5. Mjekimi i puçrave (akne)
• Emri: Minocikline (Mynocine et zhenerikët)
• Laboratori: Tonipharm
• I nxjerrë në shitje qysh prej 28 vitesh
Antibiotik i familjes së tetraciklinave, minociklina tregtohet qysh prej dhjetëvjeçarësh. Ai jepet kryesisht për të mjekuar infeksionet, veçanërisht pulmonare dhe gjenitale dhe për puçrrat (acné). Ka efekte anësore të rralla, por të rënda që kanë dalë gjatë një ankete të farmavigjilencës: hepatite; sindromë e hipersensibilitetit, e quajtur Dress ; prekje auto-imune. Këto aksidente janë më të shpeshta me minocikline se sa me ciklina të tjera. “Dermatologët janë njoftuar për këto efekte të padëshirueshme të rënda të minociklinës, që dalin sidomos mbi lëkurën me pigment. Kjo molekulë nuk përbën më një mjekim të parë për puçrat”, saktëson Pr Pierre Wolkenstein, ish president i Shoqatës franceze të dermatologjisë. Është duke u bërë një vlerësim i ri për këtë produkt.Përsa i përket isotretinoinës, derivat i vitaminës A, ajo është e destinuar për mjekimin e puçrrave të rënda. Në shitje janë katër ilaçe zëvendësues. Është vendosur një ndjekje e përforcuar e farmakovigjilencës për vetë faktin e rreziqeve teratogjene ( krijimi i ceneve fetale, në rast se merret gjatë shtatzanisë) dhe i shqetësimeve psikiatrike. Janë sinjalizuar raste vetëvrasjesh. “Isotretinoina gojore është mjekimi më i mirë për puçrat e shumta. Pacientët që marrin këtë ilaç ndiqen shumë mirë në fushën mjekësore, ngulmon Pr Wolkenstein, duke kujtuar se dalja e puçrrave, sidomos në gjendje të rënduar, mund të shoqërohet me depresionn pa këtë mjekim. Bilanci i farmakovigjilencës duhet të rishikohet në 2011, por një tërheqje nuk është në rend të ditës, sipas dermatologut.
6. Alergjitë stinore
• Emri: Primalan
• Laboratori : Pierre Fabre
• I vënë në shitje qysh prej 27 vitesh
Ai është i destinuar në mjekimin simptomatik të shfaqjeve të alergjive si rinite, konjunktivit apo urtikarie. Molekula aktive është mekuitazina, një antihistaminik i shkallës H1. Ky është një produkt i vjetër (mezi i viteve 1980) që gjendet vetëm në tregun francez ku përdoret shumë, sidomos tek fëmijët. Ai merret në formën e kokrave apo si shurup, me një dozë të përshtatshme për çdo moshë.
Ai ka disa efekte anësore të njohura, si njëfarë dhënie ndjenje gjumi, sidomos në fillim të mjekimit, në funksion të moshës së pacientit, por gjithashtu goja mbetet e thatë, shqetësime të përshtatjes, bllokim i urinës, kapsllëk, dridhje, spazma. Gjithashtu mund të shkaktohen disa reaksione alergjike apo një ndjeshmëri ndaj dritës. Ky ilaç mund të blihet pa recetë.Primalan është nën vëzhgim të përforcuar nga ana e sistemit të farmakovigjilencës, pas sinjalizimeve të disa rasteve të çrregullimeve të ritmit kardiak. Antihistaminikët e këtij lloji janë të njohur që shkaktojnë këto probleme ( për shembull, Teldane, një molekulë që është hequr nga tregu në 1997). Antihistaminikët e vjetër kishin më tepër efekte të padëshirueshme se sa të rinjtë. Por Primalan, nga kjo pikpamje, duket më i afërt me të vjetrit se sa me të rinjtë. Fatmirësisht, ilaçe të tjera të disponueshme dhe, le ta shpresojmë, me më pak rreziqe, mund të përmbushin të njëjtat funksione terapeutike.
7. Kundër dhimbjes
• Emri: Tramadol
• Laboratori: Shumë shoqëri që prodhojnë ilaçe zëvendësuese.
• I vënë në shitje qysh prej më tepër se 10 vitesh
Tramadol është një molekulë e vjetër me virtute analgjezike. Sot, ky opioid paraqitet në dyzetë ilaçe në Francë, të tregtuara nga shumë laboratorë dhe e paraqitur në formë ilaçesh zëvendësues (ose siç quhen gjenerikë). Por tramadoli, nga disa pacientë, është përdorur siç veprojnë toksikomanët. Prandaj, në 2009, suedezët realizuan një studim me sinjalizimet për efektet e padëshirueshme. Prej tij dolën 104 vëzhgime të vartësisë në 550 njoftime të efekteve anësore. Problemet më të shpeshta kishin të bënim me sindronim e zvjerdhjes, përdorimeve abuzive dhe rritjes së dozave. Për më tepër se gjysmën e njoftimeve, shqetësimet ishin të rënda dhe gjysma e pacientëve të varur u shtruan në spital për vartësi ndaj tramadolit. Në Francë, është duke u ndjekur ky problem për shkak të vartësisë që mund të shkaktojë ky ilaç dhe përdorimit jo si duhet të tij, që është një fakt. Më në fund “Prescrire” (janar 2011) shënon efektet anësore të llojit si spazma, hipoglicemi dhe ndërveprime të ilaçeve. Në mënyrë të habitshme, ai paraqitet si një alternativë e Di-Antalvic, i cili do të hiqet nga tregu.
8. Shqetësime të kujtesës
• Emri: Ritaline
• Laboratori : Novartis Pharma SA
• I vënë në shitje qysh prej 16 vitesh
Ky ilaç (molekula e të cilit është metilfenidat) u rezervohet fëmijëve që kanë mbi gjashtë vjeç. Ai përdoret në mjekimin e shqetësimeve të kujtesës dhe të hiperaktivitetit. Në serinë amerikane “Desperate Housewives” bëhet e ndërvarur, nga ilaçet Ritaline që janë dhënë nga mjeku fëmijëve të saj, një ilaç që përdoret shumë përtej Atlantikut. Një studim i botuar nga “Drug and Alcohol Dependence” ,në 2006, tregonte se si ky ilaç e kishte ndruar drejtimin e tij të parë dhe nga 7 milionë amerikanë përdorej për t’u droguar. Në Francë, Ritalina jepet më pak me recetë. Vetë natyra e kësaj molekule amfetamina, që e krijon këtë vartësi. Doza e tepërt e metilfenidatës mund të ketë efekte në sistemin kardio-vaskular. Prandaj ky ilaç është nën vëzhgim të përforcuar. Aktualisht janë duke u studiuar rekomandimet se si duhet përdorur ky produkt.
9. Pas menopauzës
• Emri: Biphosphonates
• Laboratori : Janë të shumtë
• I vënë në shitje qysh prej 10 vitesh
Për shumë kohë, për mjekimin e menopauzës u përdorën hormonet. Objektivi ishte fillimisht që të luftohej kundër afshit dhe pastaj kundër osteoporozës. Pas zbulimit të një rreziku në rritje, veçanërisht të kancerit të gjirit dhe shqetësimeve të zemrës në Shtetet e Bashkuara nga hormonet, recetat u dhanë më pak. Prandaj në kuadrin e parandalimit të frakturave, mjekimet ndaj osteoporozës me bazë bifosfonatesh u zhvilluan së tepërmi. Shumë gra në momentin e menopauzës marrin. Në treg janë nja dhjetë molekula të ndryshme.
Këto ilaçe nuk kanë parandaluar efektet anësore. Kështu, tek gratë që nuk kanë respektuar mënyrën e përdorimit janë vërejtur œsofaagite. Por më të rënda kanë qënë rastet e osteonekrozës së nofullës (bëhet fjalë për nekrozën e kockave të nofullëmiljeje janë nën vëzhgim të përforcuar qysh prej 2006. Ndërkaq, ajo justifikon se vetëm gratë me rreziqe të mëdha frakturash e marrin këtë mjekim.
10. Dhënia pas alkoolit
•Emri: Equanil
• Laboratori: Sanofi-Aventis (dhe zëvendësuesi: meprobamat Richard)
• I vënë në shitje qysh prej 50 vitesh
Equanil për një kohë të gjatë është përdorur për të mjekuar simptoma të ndryshme : ankth, ngërç, pagjumësi… Në 2006, treguesit u kufizuan në sajë të ndihmës ndaj dhënies pas alkoolit, “kur raporti përfitim/rrezik i benzodiazepineve nuk doli i favorshëm”. Numri i kokrrave në çdo kuti u ul, pasi në fakt ai ishte shkak i vdekjes në sajë të dozës së tepërt, veçanërisht të rasteve të atyre që e rrisnin vetë dozën. “Cilatdo qofshin situatat kur ai është përdorur, meprobamati paraqet një ekuilibër përfitim/rrezik jo të favorshëm”, vlerësonte revista “Prescrire” në shkurt 2010, duke u shprehur për një heqje nga tregu të tij. “Equanil ka pak efekt dhe dozat e tepërta janë të rrezikshme. Duhet patur kujdes pasi për më tepër alkoolizimi kronik përbën një situatë ku përdorimi i keq është një rregull jete”, shton Profesor Chast, I Akademisë kombëtare të farmacisë. Michel Lejoyeux, profesor i psikiatrisë dhe adiktologjisë (Paris-VII), pohon se kjo molekulë nuk e ka vendin në luftën kundër alkoolit, pasi tolerimi i tij ishte më i paktë se ai i benzodiazepineve, ilaçe referuese. Dosja duhet të shqyrtohet përsëri në prill.
11. Dhënia pas ilaçeve për gjumë
• Emri: Rohypnol
• Laboratori: Roche
• I vënë në shitje qysh prej 20 vitesh
Ilaç për gjum nga më të përhapurit, Rohypnol dhe Stilnox (Sanofi-Aventis) dolën në treg para njëzetë vitesh. Rohypnol, i cili i përket familjes së benzodiazepineve si për shembull Valiumi, ka qenë objekt “i një ankete addiktovigjilence për rastet e abuzimit, të vartësisë dhe të përdorimit qysh nga viti 2000”, saktëson Afssaps. Për një kohë të gjatë ai ka qenë ilaçi më i përdorur nga ana e toksikomanëve, gjë që solli si rezultat që të ndryshoheshin kushtet për dhënien e tij me recetë dhe shpërndarjes së tij në vitin 2000. Stilnox është objekt i të njëjtit lloj vëzhgimi qysh nga 2004. Dosja e këtyre dy molekulave duhet të rishikohet nga autoritetet shëndetësore në muajt e ardhshëm. Për Pr Michel Lejoyeux, profesor i psikiatrisë dhe addiktologjisë (Paris-VII), këto qetësues mund të shkaktonin dalldisje dhe vartësi. “Sot, në administrimin e shqetësimeve të gjumit, në një pikë të gjithë janë dakord: nuk ka ndonjë tregues hipnotikësh me afat të gjatë”, ngulmon ky psikiatër. Sipas tij, mjekët, duke përfshirë dhe mjekët e spitaleve, kanë prirje që të japin receta për ilaçe gjumi pa u ndalur. Dhe një largim nga vartësia prej tij është i vështirë, me një ndjekje mjekësore.
12. Ndalimi i dhënies së gjirit
• Emri: Parlodel
• Laboratori: Novartis Pharma
• I nxjerrë në shitje qysh prej 23 vitesh
Parlodel (bromokriptin) është një ilaç që jepet në tre raste : ndalim i dhënies së gjirit për gratë që sapo lindin dhe që nuk duan të japin gji foshnjës, por gjithashtu edhe për sëmundjen e Parkinsonit dhe disa të tjera. Ky ilaç është nën vëzhgim të përforcuar vetëm në rastet kur jepet me recetë për gratë e reja që lindin. Për dy treguesit e tjerë, ai nuk përbën ndonjë problem. I marrë disa ditë pas lindjes, ai ndalon dhënien e gjirit. Ky ilaç që jepet me recetë prej kohësh për nënat e reja që sapo lindin, e rrisin rrezikun e aksidentit vaskular, pas lindjes së foshnjës. “Gratë shtatzëna dhe pastaj ato që lindin paraqesin një hiperaktivitet vaskular, shpjegon Pr Jean-Louis Montastruc (Toulouse). Para shumë vitesh, e kemi vënë re se ky produkt ishte përgjegjës i aksidenteve vaskulare celebrale dhe i infarktusit tek të rejat që lindnin fëmijë. Natyrisht, kjo ndodhi është e rallë, por tepër e rëndë. Për ne, raporti përfitim/rrezik nuk është i favorshëm në treguesin e ndalimit të dhënies së gjirit. Në qendrën spitalore universitare të Tuluzës, mjekët nuk e japin më me recetë Parlodel për gratë që nuk duan t’u japin gji fëmijëve.”
Përmbi Kundër-Falsifikatorët
Nuk ka asgjë për t’u befasuar që një produkt farmaceutik mund të bëhet objekt falsifikimi në masë. Çmimi i barnave të mirëfillta është i lartë, çka bën që fitimi margjinal i prodhimeve të falsifikuara të jetë i lartë, ndërkohë që tregu global i klientëve potencialë është i pamasë. Dhe për më tepër, prodhimet false është e vështirë të pikasen. Ka të ngjarë që mosefektshmërinë e ilaçit një pacient t’ia atribuojë sëmundjes së rëndë dhe jo cilësisë së medikamentit. Politikat për të nxitur prodhimin vendas të barnave gjenerike mund t’i hapë udhë kontrolleve me cilësi të ulët mbi barnat e eksportuara duke u krijuar mundësi falsifikatorëve që të fusin vjedhurazi në treg prodhimet e tyre.
Kompleksiteti i zinxhirit të furnizimit me barna dhe prirja e falsifikatorëve për të fshirë vendin e origjinës e bën tejet të vështirë të përcaktosh me saktësi qendrat ndërkombëtare të furnizimit të falsifikatorëve të barnave. Ndërkohë që nuk ka vëzhgues dhe hulumtues që merret me gjuetinë e këtyre produkteve false kaq të rrezikshme që të mos e drejtojë gishtin për kah dy të akuzuarit kryesorë: Kina dhe India. Kërkimet e ndryshme përmbi barnat antimalarike sugjerojnë se 60 deri më 80 përqind të e barnave të rreme për këtë sëmundje vijnë pikërisht nga këto dy vende. “Shumica dërrmuese e produkteve farmaceutike të falsifikuara zënë fill në Azi”, thotë Peter Pitts, President i Qendrës Mjekësore të Interesit Publik. “Ndoshta pesëdhjetë përqind është një shifër e rrudhur.”
Prodhimet e rreme kineze dhe indiane janë të të gjitha trajtave dhe përmasave. Disa prej falsifikatorëve punojnë për firma farmaceutike të ligjëruara, punonjësit e pandershëm rrinë edhe pas orarit të punës për të kryer zëvendësimin me përbërësit jashtë standardit për t’ua shitur më pas rrjeteve kriminale. Rrethet e tjera të falsifikatorëve e kaba bazën nëpër skuta, ku ingredientët përzihen dhe përgatiten nëpër betoniera për t’u shitur në rruge. Disa nga këto prodhues tregtojnë pluhur shkumësi për aspirina ose laktozë për Viagra, duke i kushtuar vëmendje të jashtëzakonshme ambalazhimit të barnave të rreme në mënyrë që të shiten më pas nëpër dyqane ose të eksportohen në tregje të huaj. Falsifikatorët e sofistikuar u hedhin barnave të tyre sasi të vogla nga ingredientët e duhur, kësisoj barnat mund t’i kalojnë testet e thjeshta kimike, duke ua hedhur autoriteteve që përpiqen të parandalojnë futjen në zinxhirin e distribucionit të produkteve të rreme. “Indianët kopjojnë gjithçka”, thotë Vijay Karan, ish-shefi i policisë së Dehlit. Në Indi konsumohet më shumë Black Label whiskey nga ç’prodhohet në Skoci.”
Po kur vjen puna te barnat e rreme, qeveria indiane e mohon me vendosmëri këtë problem. Shifrat zyrtare indiane mëtojnë se, në një mënyrë disi të pakuptimtë, medikamentet e falsifikuara përbëjnë vetëm 0.4 përqind të të gjitha barnave të ligjëruara që hidhen në tre. Sipas ËHO-së kjo shifër shkon deri në 20 përqind, ndërkohë që disa ekspertë e çojnë deri në 30 përqind. Po qeveria indiane mund të mos e dijë se sa keq janë punët ngaqë nuk është se e vret fort mendjen. Madje edhe atëherë kur autoritetet shëndetësore të vendeve të tjera kryejnë punën e nevojshme të detektivit dhe ndalojnë firmat indiane të produkteve false që të transportojnë barna në vendet e tyre, qeveria indiane shpesh i lejon këto firma të vazhdojnë punën të pashqetësuara.
Shembull
Suresh Sati, gjurmues i falsifikatorëve të barnave, bashkë me shoqëruesin e tij udhëtuan për më shumë se një orë për të shkuar në shtetin e Uttar Pradeshit dhe për të vizituar “një fabrikë barnash”, ku prodhohen disa prej medikamenteve të rreme në Indi. Por fabrika nuk ishte gjë tjetër veçse një shtëpi e vogël në një fshat të humbur jashtë Aligarhut, një qytet më një milion banorë rreth 90 milje në jug të Delhit. Një betoniere përziente pluhur me shkumës, i cili më pas do të kompensohej ne trajtën e hapeve dhe të kalonte si qetësues vendas. Tetë a nëntë persona që punonin në fabrikë ishin tepër të varfër. Ka të ngjarë që ata të mos kishin as idenë më të vogël se puna që po kryenin ishte e jashtëligjshme ose që prodhimi i tyre do të transportohej në tregun e produkteve farmaceutike me shumicë në qytetet aty pranë.
Një prej këtyre qyteteve është Agra, i njohur më së shumti si vendndodhja e Taxh Malahit, i cili, përgjatë këtyre viteve të fundit, është shndërruar në qendër të barnave të falsifikuara në mbarë Indinë. Prej tri tregjeve kryesore të shumicës në Agra ku tregtohen barnat e rreme, më i madhi është ai i Mubarak Mahalit, i cili zë tri kate dhe shtëpi me afro 500 barnatore të vogla. Sipas Uday Shankarit, farmacist në spitalin qeveritar të Agras, barnat e falsifikuara rrokin 20 përqind të shitjeve nëpër dyqane, gjë që shkon përtej 5 milionë dollarë në ditë. Në tregun e Shatërvanit, aty pranë, 50 dyqane të paktën tregtojnë barna të përgjithshme, po, gjithashtu ofrojnë edhe kopje të paligjshme. Po, sipas Shankarit, është tregu brenda dhe rreth e qark Kolegjit Mjekësor S.N. ku funksionojnë, më së paku, 180 barnatore dhe që kanë përqindjen më të lartë të barnave të rreme. “Shumë prej doktorëve të kolegjit u thonë pacientëve t’i blejnë barnat nga aksh shitës në treg, thotë ai. “Disa e bëjnë këtë gjë për t’u siguruar që pacientët e tyre blejnë barna të cilësisë së duhur, ndërkohë që të tjerët i adresojnë enkas të ata farmacistë që shesin barna të rreme.” Shankar është i mendimit që doktorët paguhen nën dorë për referencat që japin.
Një pjesë e furnizimit të tregut me barna të falsifikuara bëhet prej prodhuesve të mëdhenj, siç është Rajesh Sharma, një kompani që mendohet se është prodhuesi më i madh i barnave të falsifikuara nga shteti i Haryanas, në rrethinat e Delhit. Mendohet se Sharma është e specializuar në prodhimin e barnave të rreme me porosi, çka bën të mundur që blerësi të përcaktojë vetë përqindjen e ingredientëve aktivë. Një pjesë e barnave janë kimikisht të ngjashme me antibiotikët dhe hapet qetësuese me emër, ndërkohë që versionet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse kokrra pa kurrfarë efekti, po më një ambalazh të shkëlqyer. Gjithçka varet nga ajo çka dëshiron blerësi dhe sa ia ka ënda të shpenzojë. Sharma, e cila besohet se qarkullon me miliona dollarë mall në vit, ka një biznes që vjen duke u rritur dhe të zhdërvjellët me punishte prodhimi në një sërë lokalesh jashtë Delhit. Po ende nuk ka arritur të operojë në nivelin e firmës famëkeqe të produkteve të falsifikuara Pavel Garg, i cili prodhon miliona hape të rreme çdo ditë. Një herë Garg i tha jo pa mburrje një ekipi televiziv të maskuar të BBC-së se për ta mbajtur prodhimin gjallë, kishte mitosur kryeministrin e Haryanas me një Bentley. (Ia vlen këtu të theksohet se pavarësisht nga pohimi i mësipërm, biznesi i barnave të falsifikuara të Gargut vijon të lulëzojë.)
Ingredienti që mungon
Në qoftë se bashkësia ndërkombëtare mendon se t’u biesh pas njerëzve si Rajesh Sharma ose Pavel Garg është një përparësi, atëherë me sa duket është duke pritur çastin e volitshëm, ngaqë ngjan tejet e frikësuar të prekë një çështje të ndjeshme politikisht. E vetmja që ka ngritur zërin për të luftuar produktet e falsifikuara, por edhe ajo ngurron për të zënë ngushtë ato vende anëtare që u hapin udhën barnave të rreme të hyjnë në treg. Për fat të keq, shumë vëzhgues janë të mendimit se që të ndërmerren aksione të njëmendta lypset të ndodhin fatkeqësi në shkallë të madhe.
Ajo çka i bën punët edhe më të koklavitura është fakti se, qeveritë e disa vendeve ku pirateria përbën biznes të madh, domethënë në Kinë, Indi, Korenë e Veriut, Tailand dhe Vietnam, shpesh bëjnë të pamundurën për të përmbysur postblloqet. Në qoftë se në Indi problemi i barnave të falsifikuara duket se funksionon falë injorancës së vetëdijshme të qeveritarëve dhe rrjeteve të paligjshme të shpërndarjes, në Kinë, sipas zërave që qarkullojnë, hyn në lojë një kanal zyrtar: ushtria. Disa persona në Shangai dhe në Hong Kong që nuk pranuan të identifikoheshin të frikësuar se mund ta paguanin me kokë, thanë se në veri të Kinës një punishte barnash të rreme është strehuar në brendësi të një baze ushtarake. Ekspertët e shëndetësisë në Afrikë thonë se ankesat që i drejtojnë qeverisë kineze rreth prodhimeve të falsifikuara bien në vesh të shurdhër, çka bën që të dyshosh se politikanë kinezë të korruptuar paguhen nën dorë për të mos i inspektuar punishtet.
Edhe pse Pekini e ekzekutoi ish-drejtuesin e autoritetit të barnave vitin e kaluar për mitmarrje, ndëshkimi i tij nuk u shoqërua me forcimin e ligjeve, marrjen e masave të ashpra kundër atyre që merren me falsifikimin e barnave. Në Tailandën fqinje, Organizata Qeveritare e Farmacive për vite me radhë ka prodhuar barna me cilësi të dyshimtë dhe u është imponuar spitaleve të blejnë barnat e vendit që janë edhe më të shtrenjta në vend të barnave të importit që janë të një cilësie më të lartë. Burime nga shërbime të sigurisë britanike kanë thënë se në Korenë e Veriut, një vend ku pjesa më e madhe e valutës së huaj hyn nga operacionet e paligjshme, barnat e rreme përbëjnë një thelë të majme nga torta e të ardhurave.
Tingëllon më se logjike që kompanitë farmaceutike perëndimore të jenë në ballë të përpjekjeve kundër mallrave të falsifikuara, të shqetësuar për të mbrojtur produktet e markave të tyre. Pfizer, fjala vjen, shpenzon kohë dhe mund të konsiderueshëm në përçapjet e veta për të diktuar kopjet e paligjshme të Viagrës, njërit prej produkteve të saj. Po të qenurit me bukë në trastë falsifikatorëve, si dhe duke bërë zhurmë në opinionin publik, ngandonjëherë mund të jetë si puna e asaj thikës me dy presa. Tek e fundit, në qoftë se publiku beson se një produkt farmaceutik është falsifikuar në masë, atëherë mund ta pësojë shitja e prodhimit autentik. Për rrjedhojë, shumë kompani të mëdha farmaceutike kanë ngurruar të përndjekin produktet e falsifikuara, sidomos ato lloj imitimesh që shpërndahen në vendet në zhvillim e sipër. Në vitin 2005, profesori i shëndetit në Universitetin e Oxfordit, Nicholas White, nja nga ekspertët më të mëdhenj të malaries në rrafsh botëror, fshikulloi gjigantin farmaceutik britanik GlaxoSmithKline që nuk kishte paralajmëruar pacientët e vet në Gana për qarkullimin e Halfanit të rremë, produkti antimalarik pediatrik i kësaj kompanie. Me mijëra fëmijë potencialisht qenë të ekspozuar dhe shëndetdëmtuar nga medikamente të falsifikuara. Kompania GlaxoSmithKline e mohoi që kishte fshehur informacionin, por ekspertë të shëndetit publik në Ganë dhe në Nigeri, konfirmuan faktin se kompania kishte heshtur. Ashtu siç veprojnë qeveritë kur mbrojnë biznese që prodhojnë jashtë standardeve, edhe gjigantët e farmaceutikës shpesh kanë arsyet e veta për ta kyçur gojën.
Organizatat joqeveritare që merren me shpërndarjen e barnave në vendet e varfra ndonëse të shtyra nga dashamirësia, shpesh ndikojnë në koklavitjen e këtij problemi. Për të kursyer paratë dhe për të kuruar sa më shumë pacientë, këto grupe shpesh blejnë barna të kopjuara nga Kina dhe India që nuk janë të testuara ashtu siç duhet. E vërteta është që një pjesë e këtyre barnave ka të ngjarë të jenë të një cilësie të arsyeshme, po, në llogari të fundit, reputacioni i këtyre vendeve për zbatimin e ligjit në fushë të cilësisë lë për të dëshiruar, ndërkohë që shumë medikamente të prodhuara jashtë standardeve lejohen të ndërtojnë në zinxhirin e furnizimit tok me barnat autentike. Në përpjekjen e dëshpëruar për të pajisur me barna shëruese të varfrit e kësaj bote, grupet humanitare ndodhen para një zgjidhjeje të vështirë: barna të sigurta, po të shtrenjta me të cilat mund të kurohen një numër i vogël pacientësh apo barna të lira që mund edhe të mos funksionojnë.
Me kaq shumë fjalë, po kaq pak vepra, tregtisë së barnave të falsifikuara i është dhënë kohë të zgjerohet gjithnjë e më shumë dhe të bëhet më komplekse. Me krijimin e zonave të tregtisë së lirë dhe shitjet përmes Internetit, gjë që u ofron falsifikatorëve më shumë opsione për të lëvizur si dhe për të shitur artikujt e tyre, lufta kundër barnave të rreme sa vjen e bëhet gjithnjë e më e vështirë pa një përpjekje të organizuar dhe të bashkërenduar në rrafsh ndërkombëtar. Për fat, kjo gjë nuk i ka ndaluar një grusht njerëzish trima që të marrin në sy rrezikun, qoftë edhe të vetëm. Puna është se rezultatet e arritura prej tyre me aq mund, ka të ngjarë të zbehen fare lehtë.
Lufta tjetër e barnave
Dora Akunyili, një profesoreshë 54-vjeçare e farmaceutikës, kur mori në duar drejtimin e agjencisë së kontrollit të barnave të Nigerisë, këtu e shtatë vjet të shkuara, e dinte që kjo punë sikur ishte prerë për të. Në atë kohë, pra në vitin 2001, sipas vlerësimit të ËHO-së, 70 përqind e barnave që shiteshin në Nigeri ishin të falsifikuara ose jashtë standardeve. Po pak gjë bëhej: korrupsioni qeveritar ishte galopant. Akunyili e mori këtë vend pune ngaqë i la mbresë ish-presidentit me ndershmërinë e saj kur ktheu mbrapsht fondet e mbetura nga një operacion mjekësor i financuar nga shteti. Po Akunyili kishte edhe një arsye vetjake për të luftuar kundër falsifikatorëve të barnave: motra e saj kishte vdekur në vitin 1988 ngase kishte marrë ilaçe të rreme për diabetin. Qysh nga dita e parë e fillimit të punës, Akunyili ka mbledhur vëllime të tëra me rrëfime rrëqethëse rreth barnave kallp dhe bashkëfajësisë së qeveritarëve. “Njerëzit në këtë vend kanë nisur të vdesin nga barnat e falsifikuara qysh nga viti 1970, “ thotë ajo. Sipas Akunyilit, zyrtarë të korruptuar nigerianë nxjerrin para nga prodhuesit e ligjshëm të medikamenteve dhe pranojnë ryshfete nga falsifikatorët me kusht që të kenë hyrje të lirë në treg. Në vitin 1995, kur qeveria e Nigerisë shkoi në ndihmë të shtetit të saj fqinj Niger për të luftuar kundër epidemisë së meningjitit, më shumë se 60 000 vaksina u shpërndanë para se të zbulohej se të gjitha ato ishin false. Për rrjedhojë vdiqën 2 500 pacientë. Po shqetësuese për këtë vend janë përmasat që ka marrë prodhimi i medikamenteve të falsifikuara kundër malaries. Çdo vit në vend rreth 2.6 milionë njerëz preken nga malaria, pothuajse 5 000 vdesin nga kjo sëmundje. Kërkimet e kryera kanë dëshmuar se një e treta e barnave kundër malaries janë të rreme. Janë me mijëra nënat nigeriane që kanë parë fëmijët e tyre t’u vdesin nëpër duar ngaqë me kursimet e tyre të vobekta nuk kanë mundur të blejnë veçse imitime barnash.
Akunyili ka pasur rezultate mbresëlënëse në luftën kundër rretheve të falsifikatorëve të barnave në vend, duke arritur të sigurojë dënimin e më se 60 falsifikatorëve, ndërkohë që po kaq çështje janë në ndjekje e sipër. Më 2006 agjencia e saj mbylli një treg në qytetin juglindor të Onitshas, gjatë një mësymje ranë në rrjetën e ngritur më shumë se 80 ngarkesa kamionësh me etiketa krejt bindëse.
Sukses kanë pasur edhe fushatat e ndërgjegjësimit të publikut, si rrjedhojë e të cilave në vitin 2005 janë kapur ose dorëzuar vullnetarisht barna të falsifikuara me vlerën e 16 milionë dollarëve. Përpjekjet e ndërmarra prej Akunyilit kanë bërë që përmasat e tregtimit të barnave të rreme të zbresin nga 70 përqind në vitin 2002 në 16 përqind në vitin 2007. Para pak kohësh ajo është shprehur se kjo shifër është afër 10 përqind. “Jo aq mirë sa ç’duhej të ishte, por, gjithsesi, shumë më mirë nga çka qenë”, thotë Akunyili.
Por për punën e kryer, Akunyili ka paguar një haraç vetjak. Në vitin 2003 vetura ku ndodhej ajo ra në pritë, një plumb i qethi kryet, ndërsa një punonjës i agjencisë mbeti i vrarë. Një vit më pas zyrat e agjencisë qeveritare u dogjën. Sot ajo ruhet me truproja njëzet e katër orë. Akunyili është kthyer në objektiv edhe për faktin se falë këmbënguljes së saj dënimet janë më të ashpra. Para se ajo të merrte këtë detyrë, falsifikatorët e barnave mund të gjobiteshin shumë-shumë 80 dollarë dhe të dënoheshin me tre muaj burg. Pjesa më e madhe e të akuzuarve as që shkelnin në gjykatë, pa zënë në gojë celularët në qeli ngaqë paguanin nën dorë policët.
Edhe pse sot dënimet për falsifikatorët e barnave nuk hahen më ato që jepen për trafikun e drogës, e vërteta është që gjobat janë rritur, shumë prej tyre kanë shkuar përtej 1 000 dollarë, dhe koha e kaluar në burg nuk matet më me orë, por me vite. Pavarësisht nga këto suksese, Akunyili mendon që biznesmenë dhe politikanë vendas të paskrupullt kanë dëshirë ta heqin qafe në mënyrë që t’i kthehen biznesit si zakonisht, pa i shqetësuar kurrkush. Nga ana tjetër, ajo ballafaqohet me një betejë të përditshme duke dhënë e duke marrë me zyrtarë nga India dhe Kina, dy vendet që fusin në Nigeri pjesën më të madhe të produkteve farmaceutike të falsifikuara. “Asnjë prej qeverive të këtyre vendeve nuk ka ndër mend të ndalojë prodhimin dhe eksportimin e produkteve farmaceutike false”, thotë ajo.
Në rastin e Indisë, shqetësimet rrjedhin pjesërisht edhe nga fakti që ligjet e atjeshme nuk i prekin kurrkujt asnjë fije floku. Sipas kërkimeve më të fundit, deri vitin e kaluar, mallrat e falsifikuara nuk ndiqeshin penalisht, ndërkohë që këtë vit ka shtrëngim më të madh të ligjit. Një shenjë e vockël e progresit të kryer është ligji që kabineti indian miratoi në korrik, sipas të cilit gjobat për falsifikatorët janë rritur nga 250 dollarë bë 25 000 dollarë ndërsa dënimi me burg nga pesë në dhjetë vjet për shkeljet më të rënda.Po, gjithsesi, duhet bërë shumë më shumë se kaq. Rrallë herë ndodh që çështjet të mbërrijnë në dyert e gjykatës. Policët mitosen që t’i kthejnë kryet anash.
Një recetë për reforma
Sado fisnike të jenë përpjekjet e bëra nga njerëz si Dora Akunyili dhe Suresh Sati, puna e mundimshme e kryer prej tyre kundër falsifikatorëve globalë të barnave nuk do të kishte pikë kuptimi në qoftë se burimet e mëdha të prodhimit nuk ndiqen ligjërisht. Kjo gjë do të kërkojë kontrolle sa më efektive ndërkombëtare të barnave dhe një mbikëqyrje të rreptë dhe, ç’është më e rëndësishmja, nerva (dhe buxhetin e nevojshëm) për të parë që synimet e mbrothta të vihen në udhë. Më e pakta lufta kundër falsifikatoreve nuk duhet lënë vetëm në shpatullat e një grushti njerëzish kurajozë. Tek e fundit, askush nuk mund të thotë që hapat që ka hedhur përpara Nigeria nuk do të kthehen në të kundërtën e tyre, në qoftë se plumbi i ardhshëm që do të shkrehet kundër Akunyilit do të qëllojë drejt e në shenjë.
Ndërkohë që sektori i barnave të rreme vijon të sofistikohet e të rritet me shpejtësi, gjasat janë që situata globale të përkeqësohet dhe jo të përmirësohet. Sot për sot Kina dhe India mund të jenë prodhuesit më të mëdhenj, por ka disa vende që u janë qepur këmba-këmbës. Sipas disa vlerësimeve, industria e falsifikimit të barnave në Rusi kap një vlerë prej 300 milionë dollarë në vit. Prodhues të vonë në Argjentinë dhe në Brazil po rriten me shpejtësi. Egjipti është shndërruar në një strehë të madhe për falsifikatorët kinezë në rrugën drejt Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Edhe rrjetet terrorizmit janë bërë pjesë e këtij ekuacioni: në mars të vitit 2006, FBI-ja amerikane shpartalloi një rreth falsifikatorësh me bashkëpunëtorë në Brazil, Kanada, Kinë dhe në Liban. Rrethi furnizonte me para hezbollahët.
Lajmi i mirë është se teknologjitë e reja po e bëjnë ushtrimin e kontrolleve të rastësishme gjithnjë e më të lehtë e më të shpejtë. Spektrometra që mbahen në dorë mund ta vlerësojnë mundësinë e mbartjes së barnave për punë sekondash. Në qoftë se agjentët e doganave pajisen me sa më shumë nga këto mjete, atëherë produktet e rreme të importuara mund të hetohen në çast dhe të asgjësohen. Po teknologjia mund të jetë vetëm njëra anë e medaljes. Qeveritë që i dalin në krah industrisë së barnave të falsifikuara lypset të përmendet me emër dhe të njollosen publikisht, ndërsa agjencitë e ndihmave humanitare, duhet të blejnë dhe të shpërndajnë vetëm ato barna që i janë nënshtruar një kontrolli rigoroz. Kjo do të thotë që kur të vijë puna për të përzgjedhur midis barnave të pakontrolluara ose më mirë hiç fare, atëherë hiç fare për hir të shëndetit tonë. Kjo është edhe qasja tek e cila beson Dora Akunyili. “Më mirë të mbetemi pa gjë se sa me medikamente të falsifikuara ose të prodhuara jashtë standardeve.” Në fund të fundit, ky mund të jetë një ilaç i madh. Janë të shumta revistat e gazetat që botojnë artikuj mbi luftën kundër prodhimit të barnave farmaceutike false. Organizata Botërore e Shëndetësisë ofron të dhëna rreth barnave të falsifikuara, paralajmëron udhëtarët dhe jep këshilla për njoftimet e rreme. Më shumë informacion rreth përpjekjeve të bëra kundër produkteve false mund të gjenden në internet, në Web Site-in e impakt, një koalicion i kompanive farmaceutike, OJQ-ve dhe autoriteteve shtetërore të barnave. Për informacionin sesi barnat e falsifikuara po e vështirësojnë luftën kundër malaries, jep informacionr Web Site-i Africa Fighting Malaria, një strukturë jo fitimprurëse.
Letër në shishe
Ambalazhimi është rruga më e shpejtë për të pasur sukses në botën e falsifikimit të barnave. Në qoftë se jeni në gjendje të riprodhoni besnikërisht një kuti ose shishkë barnash, pjesa më e madhe e konsumatorëve as që shohin çka brenda. Viagrat e rreme janë një biznes i jashtëzakonshëm me përmasa globale. Miliona hape të falsifikuara viagre prodhohen çdo vit dhe shiten me dhjetëra e miliona dollarë. Po në mënyrë që të kuptoni pse viagra është një nga barnat më të falsifikuara sot në botë, lypset të dini koston që ka kopjimi i hapeve të kaltërta. Si në Kinë, ashtu edhe në Indi, një kilogram sildenafil citrati, ingredienti aktiv i viagrës, kushton 60 dollarë. I shpërndarë në mijëra tableta false dhe i futur për t’u shitur në Shtetet e Bashkuara, 60 dollarët e një kilogrami mund të bëhen 300 000 dollarë. (Fitimi është më i madh se i kokainës, ndërkohë që dënimi shumë më i ulët në rast se kapesh.) Edhe sikur një falsifikator i viagrës në Indi të prodhonte hape me 100 përqind të fuqisë, me gjasë ai kishte për të shpenzuar më shumë për ambalazhimin se sa për vetë hapet. Ai është në gjendje të prodhojë një shishkë me 30 hape për afro 33 cent, duke shpenzuar 15 cent për tabletat dhe 18 cent për një etiketë dhe një shishkë, thuajse të përkryer. S’do mend, sikur falsifikatori të shtjerë në punë pluhur shkumësi ose sheqer ne vend të ingredientit aktiv, atëherë çmimi bie. Në kësi rastesh, ambalazhimi mund të kapë rreth 90 për qind të kostos së prodhimit.Ka një mendim të përhapur gjerësisht se sikur kompanitë farmaceutike thjesht të shkonin e të ulnin çmimet e barnave, falsifikatorët do të kishin më pak interes që të vazhdonin prodhimin. Edhe intuitivisht kjo gjë h alogjikë, marzhet e vogla të fitimit janë diçka shkurajuese për ta. Po për fat të keq, ja që gjërat nuk funksionojnë kësisoj. Falsifikatorët janë të gatshëm të pranojnë edhe marzhe të vogla fitimi për çdo produkt të shitur, për sa kohë që qarkullojnë miliona artikuj tregtie. Merrni, fjala vjen, një kallëp sapuni Johnson, si ai që ka qarkulluar kohët e fundit në një treg të Delhit. Malli i mirëfilltë mund të blihet në dyqan për vetëm 60 cent, ndërkohë që sapuni që shitej në treg ishte një fals. Vetë kallëpi përbëhej nga ingredientë pastrimi të një cilësie të ulët, ndërkohë që ambalazhimi ishte pothuaj kopje identike e mallit autentik. Falsifikatori mund të fitojë vetëm një ose dy cent për çdo kallëp sapuni, por ai prodhon dhe shet mijëra e ndoshta miliona të tillë. Në qoftë se falsifikatorët do t’i hapnin punë vetes për të falsifikuar një kallëp sapuni, kostoja e barnave origjinale, pak rëndësi ka sa lirë janë, kishte për t’ia vlejtur kurdoherë barra qiranë.
Rezistenca ndaj antibiotikëve i bën ato më pak të efektshme
Penicilina dhe eritromicina janë shembuj antibiotikësh që dikur shërbenin si kura të mrekullueshme për sëmundjet e ndryshme. Por këto lloj ilaçesh dhe antibiotikë të tjerë janë tani më pak të efektshme, për shkak se bakteret janë bërë më rezistente ndaj sëmundjeve. Një studim i kryer në Belgjikë tregon se ka një lidhje mes përdorimit të antibiotikëve dhe baktereve që ndryshojnë vetitë, për t’i rezistuar trajtimit me antibiotik. Studimi u bazua tek disa persona të shëndetshëm dhe në përdorimin e dy antibiotikëve. Pas një kure të vetme, tek personat e përfshirë në studim, ndodhi një shtim i baktereve në gojën e tyre, të cilat ishin rezistente ndaj ilaçit që kishin marrë.
Në disa raste, bakteri rezistent ndaj antibiotikut, qëndroi në gojën e tyre më shumë se 6 muaj. Studime të tjera tregojnë se përdorimi pa kriter i antibiotikëve po i bën ato më pak të efektshme. “Është pikërisht përdorimi pa masë i antibiotikëve që e shkakton këtë problem,”- thotë mjeku Mark Lipsitch.
Një pjesë e problemit ka lidhje me vetë pacientët, të cilët nuk e çojnë deri në fund kurën me antibiotikë. “Kur më dhemb gryka dhe filloj antibiotikë, asnjëherë nuk e përfundoj kurën”, – thonë pacientët. Kjo bën që bakteret që mund të kenë mbetur gjallë të ndryshojnë vetitë, dhe të bëhen më rezistente ndaj antibiotikut të marrë nga pacienti. Shkaktarë të këtij problemi janë edhe mjekët, të cilët e teprojnë dhënien e recetave për antibiotikë. Një tjetër studim tregon se ekziston më tepër mundësia që spitalet që kontrollojnë përdorimin e antibiotikëve, të kontrollojnë më tepër edhe ata antibiotikë, për të cilët pacientët kanë krijuar rezistencë. Mjekët shpesh u japin receta pacientëve për antibiotikë, para, ose pas operacionit, për të parandaluar infeksionin. Por disa mjekë japin receta për antibiotikë pa marrë më parë kulturën. Sipas këtij studimi, pikërisht këtu qëndron problemi. “Ne po krijojmë, pa e ditur, armët tona të shkatërrimit në masë. Kjo do të thotë, se ato mund të marrin jetë njerëzish, ngaqë ne nuk jemi në gjendje t’i kurojmë sëmundjet”, thotë mjeku Stuart Levy.
Bakteret rezistente mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse dhe shumë komplikacione. Ekspertët belgë thonë se studimi i tyre duhet të shërbejë si një paralajmërim me rëndësi jetike për mjekët që japin antibiotikë pa kriter, gjë që mund të ketë pasoja të rënda te pacientët.
Përshëndetje!
Nëse mund tmë ndihmoni ju lutem me ndonjë info ne lidhje me ilaçin për anemi 'TARDYFERON'80 ml i firmes 'PIERRE FABRE'
A ka dhe ky ndonjë efekt te pa deshirueshem??