Home Politike Incident në mesnatë, Ilir Kokona dhe i vëllai rrahin deputetin Ilir Gjoni

Incident në mesnatë, Ilir Kokona dhe i vëllai rrahin deputetin Ilir Gjoni

1175
0

Deputeti i PS-së, Ilir Gjoni, është rrahur mbrëmjen e djeshme nga kryetari i rizgjedhur i njësisë 3 në Tiranë për LSI-në, Ilir Kokona dhe vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut ku Gjoni ka zyrën elektorale, ndërsa Kokona ka shtëpinë dhe një lokal. Sipas dëshmitarëve, Ilir Gjoni është shkëmbyer në rrugën përpara zyrës elektorale me vëllanë e Kokonës dhe në këtë moment,
ky i fundit ka nisur të hedhë batuta në lidhje me zgjedhjet dhe fletët e votimit.

Gjoni i është përgjigjur dhe aty ka mbërritur edhe Ilir Kokona. Sherri me fjalë ka degjeneruar në përdorim grushtesh. Sipas dëshmitarëve, dy vëllezërit Kokona kanë goditur disa herë Gjonin duke i shkaktuar shenja në fytyrë. Pak minuta më pas, aty ka mbërritur policia, e cila ka marrë dëshmitë e të dyja palëve. Policia tha se si Gjoni, ashtu edhe vëllezërit Kokona pretendojnë se janë goditur nga njëri-tjetri.

Në lidhje me nisjen e sherrit, vëllezërit Kokona pretendojnë se janë ofenduar kohë më parë nga deputeti. “Ne kemi marrë deklarimet e të dyja palëve në vendin e ngjarjes dhe do të hetojmë çështjen”,- pohuan burimet e policisë. “Në këtë moment, deputeti Ilir Gjoni ndodhet në shtëpi me shenja në fytyrë. Ai ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë”,- thanë dje miqtë e deputetit socialist. Kokona është zgjedhur fillimisht kryetar minibashkie nën logon e PS-së, por në zgjedhjet e fundit kaloi me LSI-në.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here