Home Sport Hamdi Salihi: Jam ne forme te shkelqyer kunder Sllovenise

Hamdi Salihi: Jam ne forme te shkelqyer kunder Sllovenise

583
0

Forma që po kalon te Rapidi (ka shënuar rregullisht në miqësoret e fazës dimërore) pritet të reflektohet edhe në ndeshjen e radhës së kombëtares me Slloveninë. Trajneri Josip Kuzhe, në mungesë të Edmond Kapllanit (i dëmtuar të shtunën në Bundesligën 2), pritet ta aktivizojë ndoshta 90 minuta, pasi edhe Bogdani nuk mund të luajë gjatë gjithë ndeshjes (ka luajtur çdo 3-4 ditë me Çezenën).

Në konferencën e djeshme për shtyp, Hamdi Salihi është shprehur se “nuk e mendoj humbjen me Slloveninë para eliminatores shumë të rëndësishme me Bjellorusinë më 26 mars.

Salihi, ndaj Sllovenisë Kuzhe ka thirrur futbollistët më të mirë. Cili është qëllimi i kësaj miqësoreje?
Nuk e kemi luksin që të zhvillojmë shumë ndeshje të tilla me ekipe që kanë marrë pjesë në Kupën e Botës. Kjo miqësore duhet vlerësuar shumë. Lojtarët, si në planin individual, ashtu edhe në grup, do të kërkojnë të shfaqin më të mirën.
Mbrojtja, mesfusha edhe sulmi do të kërkojnë të bëjnë paraqitjen e një grupi solid. Për ne është e rëndësishme vazhdimësia e lojërave dhe e rezultateve të 2010-ës.

Shqipëria vitin e kaluar ka arritur rezultate mjaft të mira, madje duke kthyer rezultatin…?
Duhet të vijojmë me lojën kompakte në të gjitha repartet. Jemi përpjekur për të shënuar kur kemi qenë në disanvantazh dhe jemi përpjekur për të mbrojtur rezultatin kur kemi qenë në avantazh. Kjo ka qenë arma kryesore. Tani e rëndësishme është vazhdimësia, të përqendrohemi te gjërat e mira dhe të riparojmë mangësitë.

Me dëmtimin e Kapllanit vetëm ju dhe Bogdani mbeteni sulmues të mirëfilltë, çka do të thotë më pak konkurrencë…?
Konkurrenca i bën mirë ekipit dhe trajneri duhet ta shfrytëzojë këtë nëse ka lojtarë cilësorë. Si unë, Bogdani e Kapllani për momentin kemi kaluar formën më të mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka lojtarë të tjerë. Kombëtarja është diçka e përkohshme: shfrytëzohet ai lojtar që po kalon formën më të mirë.

Kuzhe ka thënë se duhet rezultat pozitiv, që të ndikojë pozitivisht në moralin e skuadrës. Po nëse humbasim?
S’dua ta mendoj humbjen. Rezultatet miqësore të kaluara kanë krijuar një frymë të mirë për ndeshjet eliminatore.

Keni shënuar rregullisht vitin e kaluar me kombëtaren dhe po e bëni një gjë të tillë edhe te Rapidi. Një premtim për tifozët?
Goli nuk është diçka që mund ta kesh në dorë. Mund t’u premtoj tifozëve kuqezinj dhe fansave të mi se do të bëj më të mirën dhe se nuk do të kursehem për kombëtaren.

Shpresoni në një vit 2011 më të suksesshëm?
Asnjëherë nuk thuhet se nuk ke ç’të arrish më shumë. E rëndësishme për mua është vazhdimësia dhe më pas të kërkosh të bësh gjëra më të mira sesa ke bërë.

Mendoni se jeni në kulmin e karrierës?
Karriera ime ka shkuar në ngjitje dhe gjithnjë kam qenë shumë i kënaqur për ato që kam përjetuar kudo ku kam luajtur. Dua që të arrij akoma më shumë në të ardhmen.

Te Rapidi jo gjithmonë jeni aktivizuar titullar…?
Jemi më shumë se 25 lojtarë në skuadër dhe kemi luajtur të gjithë nga 45 minuta. E rëndësishme është që kam luajtur mirë në ato minuta që jemi aktivizuar.

Mendoni të ndryshoni skuadër, ndoshta në fund të sezonit?
Nuk e di. Do të kërkoj të bëj më të mirën këtu ku jam, pastaj të shohim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here