Home Aktualitet Gjykata Lezhe liron kryekomunarin me kerkese te Prokurorise

Gjykata Lezhe liron kryekomunarin me kerkese te Prokurorise

800
0

prokuroria-lezhe“Detyrim për paraqitje”, kjo është masa e sigurisë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për 53 vjeçarin Jak Zhuba, me detyrë kryetar i Komunës Blinisht në Lezhë. Kjo masë e sigurisë është caktuar më 31 maj të këtij viti nga Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. 53 vjeçai Zhuba, u arrestua nga strukturat e policisë së Lezhës më 28 Maj të këtij viti, pasi në aksin rrugor Lezhë-Blinisht, pranë fshatit Piraj, duke drejtuar mjetin e tij tip “BMW” u përfshi në një aksident rrugor.

Më pas, në vendin e ngjarjes menjëherë mbërritën blutë e Lezhës, dhe gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, 53 vjeçari Jak Zhuba ka goditur me grushta punonjësit e Policisë Rrugore, duke u shkaktuar atyre dëmtime të dukshme fizike.

Nga ana e shërbimeve policore, 53 vjeçarit i është bërë testi i alkoolit i cili ka rezultuar të ketë qenë në gjendje të dehur me 0.5 % alkool. Ndërsa, gjatë kontrollit në banesën e tij, në cilësinë e provës material iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë gjuetie e tipit Shotgan 12 mm, pa leje, 3 thika të madhësive të ndryshme (të cilat konsiderohen armë të ftohta).

Ndërkohë, lidhur me këtë ngarje, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut sportive”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, “Largim nga vendi i aksidentit”, si dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 237, 273, 279, 280 dhe 291 të Kodit Penal.

Në kërkesë të caktimit të masës së sigurisë për 53 vjeçarin Jak Zhuba, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, duket qartë se janë shkelur haptazi kërkesat e Kodit të Proçedurës Penale, duke u kërkuar një masë sigurie shumë herë më të “butë” nga sa parashikohet në raste të tilla për konsumimin e këtyre veprave penale. Ndërkohë, në nenin 237 të Kodid Penal thuhet: “Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Ndërsa, në nenin 291 të Kodit Penal, thuhet: “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”.

Kryetari i komunës Blinisht në Lezhë, Jak Zhuba është arrestuar mesditën e 28 Majit nga Policia e Lezhës, pasi ishte duke drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij, ku për pasojë u përfshi edhe në një aksident rrugor. Ndërsa, më pas kryekomunari ka filluar të godasë me grushta punonjësit e Policisë Rrugore të cilët ishin duke ushtruar detyrën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here