Home Sport Erjon Bogdani, shenon nje supergol kundër Interit

Erjon Bogdani, shenon nje supergol kundër Interit

626
0

Erjon Bogdani shënoi një gol klasi kundër Interit, por pa mundur të shmangë humbjen 3-2 të Çezenës së tij kundër kampionëve në fuqi të Italisë, në ndeshjen e prapambetur të Serisë A.

Pasi i kishte shënuar më parë Milanit (po në këtë sezon), sulmuesi shqiptar plotësoi ëndrrën e tij, duke u realizuar edhe kundër zikaltërve.

Interi kaloi në avantazh të dyfishtë me anë të Samuel Etosë (14’) dhe Diego Militos (15’). Tetë minuta më pas, pas një krosimi nga e djathta, Bogdani e ndaloi topin me gjoks dhë në të 23’ ndëshkoi portierin e Interit, Kastelaci.

Për Bogdanin ku ishte goli i tij i pestë sezonal me fanellën e Çezenës.

Xhakerini barazoi rezultatin në 2-2 (29’), por në fund të pjesës së parë, Kivu shënoi golin e fitores 3-2 të Interit.

Çezena luajti nga minuta 74-t me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Xhakerinit.

Me fitoren kundër Çezenës, Interi realizoi fitoren e pestë në pesë ndeshje në drejtimin e trajnerit Leoanardo dhe u ngjit në vendin e katërt, me 35 pikë, po aq sa Roma, por ka edhe një ndeshje më pak, që në rast fitoreje do ta çonte ekipin e Masimo Moratit në vendin e dytë, me vetëm tri pikë larg Milanit kryesues, 41 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here