Home Aktualitet Erioni dhe Ajola do te martohen me 5 Korrik

Erioni dhe Ajola do te martohen me 5 Korrik

790
0

erion-veliaj-ajola-xoxaPas dasmës së Klajda Gjoshës, pak ditë pasi mori emërimin si ministre në qeverinë “Rama”, një tjetër ministër i kabinetit qeveritar pritet të lidhë kurorë këtë vit. Ndonëse ata i njohim prej kohësh si çift, nuk ka shumë muaj që e kanë marrë vendimin për t’u martuar. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj do të martohet këtë korrik, me avokaten sharmante Ajola Xoxa, të cilën e kemi njohur fillimisht si personazh televiziv.

Çifti simpatik, jeton prej më shumë se shtatë vitesh një bashkëjetesë të lumtur, e cila do të kurorëzohet me martesë më 5 korrik të 2014-ës në Gjirokastër, qytet të cilin të dy e duan shumë. Ai është deputet i zonës, ndërsa ajo mendon se Gjirokastra është vendi ideal për të kaluar pushimet. Kjo është arsyeja kryesore pse kanë zgjedhur që celebrimin e dashurisë së tyre ta bëjnë në qytetin e gurtë. “Nuk ka lidhje me politikën. Mendoj që është mirë që të gjithë të shkëputemi pak një fundjavë atje. Nuk besoj se do të bëj pushime mjalti”, – ka thënë Erion Veliaj një javë më parë, në rubrikën e Mira Kazhanit. Miq të afërt të çiftit thonë se, megjithëse duken të shkujdesur, të dy kanë filluar të mendojnë seriozisht për organizimin e ceremonisë.

Frazat që do të pasojnë janë marrë nga një intervistë e çiftit Xoxa-Veliaj në vitin 2009 për “Gazeta Shqiptare”, ku kanë rrëfyer atë çka kanë pëlqyer tek njëri-tjetri, pikat e përbashkëta, si dhe mendimin që kishin asokohe për martesën, që tani është më afër se kurrë.

Ajola pëlqeu tek Erioni
Ato çka më tërheqin dhe sot: inteligjenca, e qeshura e bukur dhe sensi i jashtëzakonshëm i humorit. Më tërhoqi edhe mirësia, që unë e konsideroj virtyt dhe që është shumë i rrallë ditëve tona; Erioni është një njeri në të cilin mund të mbështetesh gjithmonë, ai gjithmonë do të të ofrojë maksimumin e tij. Ka në vete një aftësi të rrallë për të qenë gjithmonë pozitiv e për të mos u dorëzuar kurrë.

Erioni pëlqeu tek Ajola
Mprehtësia e madhe e mendimit, mençuria, fisnikëria e imazhit të saj, ëmbëlsia dhe feminiliteti i fortë. Gjithashtu, aftësia për të biseduar gjatë dhe mendjehapur mbi gjithçka, Ajola është shoqja ime më e mirë. Gjithashtu, në fakt, Ajola ka një mendim të vetin thuajse mbi gjithçka (qesh). Ah po, edhe qetësia me të cilën kërkon gjithmonë të jetë e pavarur (qesh).

Pikat e përbashkëta
Botëkuptimi i përgjithshëm është shumë i ngjashëm, kjo bën që të përballësh çdo situatë të përbashkët me qetësi dhe thjeshtësi. Pozitiviteti gjithashtu na bashkon, më energjik tek Erioni, më i matur tek Ajola. Aftësia për të komunikuar mbase është ndër më të rëndësishmet.

Kanë thënë për martesën
Ne jetojmë bashkë prej tashmë dy vitesh (viti 2009), dhe sigurisht që do vijë një ditë kur të jemi gati që do të martohemi. Martesa është një institucion, vlera e së cilit shpesh përcaktohet nga perceptime personale, apo që kanë të bëjnë me kulturën e traditën e vendit nga i cili vjen apo botëkuptimi që ti mbart. Ajo që ka më tepër rëndësi është të pasurit një familje të ngrohtë dhe të shëndetshme në marrëdhëniet mes përbërësve të saj. Në konceptin tonë, martesa është një hap që e ndihmon formalizimin e saj, por nuk është përbërësi i saj kryesor, dashuria është. Unë (Ajola) nuk e kam parë kurrë martesën si një stacion, andaj dhe nuk shpenzoj kohë për të menduar për të, çdo gjë ka kohën e vet të maturimit e mbase kur vjen ti vetë e kupton, ama mendoj se gjetja e një personi që kthehet në bashkudhëtarin tënd është stacion, pavarësisht formës së raportit që zgjedh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here