Home Aktualitet Diber, 25-vjeçari vret kunaten dhe me pas veten

Diber, 25-vjeçari vret kunaten dhe me pas veten

573
0

diber-albaniaKrimi brenda familjes godet sërish. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Palama të Dibrës, ku një 25-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe veten, me të njëjtën armë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Palama, ku 25-vjeçari Liri Ndreu ka vrarë nusen e vëllait të tij, Valbona Ndreu 35 vjeç, nënë e dy fëmijëve. Sipas policisë, e gjithë skena e krimit ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur të 35-vjeçares.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur krimin e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here