Home Politike Delegacioni i KiE nis ‘misionin’ në Tiranë: Jemi këtu për të dëgjuar

Delegacioni i KiE nis ‘misionin’ në Tiranë: Jemi këtu për të dëgjuar

1271
0

Situata politike në vend sjell sot në Shqipëri dy bashkëraporterë të Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Tomas Jirsa dhe  Grigore Petrenco do të kryejnë një vizitë fakt-mbledhëse në Tiranë për të parë respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë sa i takon qenies anëtare e Këshillit të Evropës.

Ata do të takohen me Presidentin Bamir Topi, Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, Kryeministrin Sali Berisha si dhe kryetar të tjerë të partive politike.

Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco

Raportuesit gjithashtu do të takohen me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë dhe komunitetin diplomatik në Shqipëri.

Dy raportuesit e KiE-së afërsisht rreth orës 10:00 kanë përfunduar takimin me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrimit Ilir Meta. Takimi mes tyre ka zgjatur shumë pak, afërisht 25 minuta.

Gjithashtu raportuesit e KiE-së tashmë kanë përfunduar dhe takimin me liderin e opozitës shqiptare, Edi Rama. Në përfundim të takimit me kreun e PS-së, dy bashkëraportuesit e rinj për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë shprehur se po vizitojnë Tiranën për të krijuar një pasqyrë sa më reale të zhvillimeve në vend.

“Jemi bashkëraportusit e rinj për Shqipërinë. Jemi këtu për të dëgjuar jo për të gjykuar. Jemi duke mbledhur fakte për raportin e komisionit monitorues”, tha Grigore Petrenco.

Më pas bashkëraportuesve të KiE-së janë takuar me kryeministrin Sali Berisha, ku  kreu i qeverisë është shprehur se mbetet i hapur për të bashkëpunuar me opozitën. Berisha është shprehur se është i gatshëm “për të adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2013, por dhe reforma te tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar  dhe bashkëpunim midis mazhorancës dhe opozitës”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here