Home Aktualitet Dasma kthehet në mort, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

Dasma kthehet në mort, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

607
0

Dy gra kanë gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta, pasi kanë marrë pjesë në një dasëm, ndërsa vajza që do të martohej sot ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Policia jep variantin zyrtar për ngjarjen e ndodhur në Mamurras, kur dy gra humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, paraprakisht janë dyshuar për shkak të helmimit.

Sipas policisë, dy viktimat të cilat janë krushka Nusha Ndoja, 55-vjeçe banuese në Pukë dhe Mrika Gega, 45-vjeç, banuese në fshatin Dukagjin i Ri në Krujë kanë marrë pjesë në dasmën e 21-vjeçares Pashke Gega dhe pas konsumimit të darkës kanë fjetur të treja në një dhomë.

Policia saktëson se në mëngjes familjarët kanë tentuar t’i zgjojnë, por kanë vënë re se ato kanë pasur probleme shëndetësore. Pas transportimit në Spitalin Ushtarak, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërkohë që ndodhet në gjendje të rëndë nusja 21-vjeçare. Mësohet gjithashtu se njëra nga viktimat, Mrika Gega ishte vjehrra e vajzës që do martohej ditën e sotme. Grupi Hetimor që po kryen hetimin e rastit po vijon kqyrjen e vendit te ngjarjes pranë banesës, lokalit ku u zhvillua darka si dhe pyetjen e personave që kanë dijeni mbi rrethanat e hetimit, ndërsa po kryhen edhe ekzaminimet mjekësore për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here