Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se buxheti i ri duhet të mbërrijë në dyert e kabinetit të tij më një shtator dhe brenda këtij muaji të kalojë më pas në Parlament. Sipas kreut të qeverisë ky buxhet ka përparësi ndihmën sociale për shtresat e varfra. Rritja e pagave dhe pensioneve, theksoi kryeministri, do të jetë sërish në axhendën e kësaj qeverie. Berisha deklaroi gjithashtu se vendi nuk është në krizë. Ndërkohë deputeti i partisë Socialiste Ilir Beqja ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit. Sipas Beqjas, kryeministri po gënjen mbi situatën e ekonomike të vendit.
Buxheti
Kryeministri Sali Berisha garantoi dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se buxheti i viti 2011 do të jetë mi i madhi në historinë e vendit. “Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë me i madhi në histori dhe do të dëshmoje dyfishimin në kohën më të shkurtër të rritjes ekonomike në vend. Ky buxhet duhet t’i qëndrojë parimit të zemrës së dhimbsur, të qeverisë së shërbimeve dhe projektet e mëdha nuk cenohen”, tha Berisha. gjithashtu kreu i qeverisë deklaroi se ky buxhet do ti qëndroj parimit të zëmrës së dhimbsur, parimit të qeverisë së shërbesave de shërbimeve si dhe të përmirësimit dhe konsolidimit të frymës sociale. Edhe për vitin 2011 rritja e pagave dhe pensioneve, do të jetë sërish në axhendën e kësaj qeverie. “Buxhet, i cili duhet të dorëzohet në qeveri me datën 1 Shtator e që brenda këtij muaji të dërgohet në Parlament” u shpreh Berisha. Më tej kryeministri kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij, realizimin e projekteve të mëdha të shpallura para shqiptarëve infrastruktura rrugore, rrjeti i ujësjellësve, arsimi , modernizimi i shëndetësisë si dhe mbështetja e projektit kombëtar të ullirit dhe projekteve të tjera në bujqësi. Kreu i qeverisë kërkoi gjithashtu studimin e të gjitha mundësive për shkurtime të tjera administrative, pa cënuar aspak veprimtarinë e administratës si dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit që është dhe do mbetet një nga burimet kryesore të ardhurash për këtë qeveri. “Transparenca e çdo procedure që ushtrohet nga ministritë është kusht, për të kursyer, për të shpëtuar nga kthetrat e korrupsionit dhjetëra e qindra milionë dhe për tua rikthyer ato qytetarëve shqiptarë. Ne jemi sot qeveria e vetme, ndofta që do të mund të ndërtojmë një buxhet realisht optimist, real, një buxhet që do të mbështesë fuqishëm rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshme të këtij vendi” tha Berisha. Kryeministri Sali Berisha dekari gjithashtu se vendi nuk është në krizë. “Të thuash se është krizë të rrisësh pensionet do të thotë të mos dish se çfarë është loti i heshtjes, do të thotë të mos kuptosh lotin e heshtjes, që edhe sot derdhin pensionistët shqiptarë, sepse përballen me vështirësira megjithë këtë mbështetje që kanë. Po kështu për rrogat, është një garë midis sektorit publik dhe sektorit privat. Nëse ne nuk vazhdojmë të investojmë në burimet njerëzore, kush do të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve në këtë shtet. Pse do të vijnë në administratë ekspertet dhe specialistët më të mirë, për patriotizëm, nuk mjafton, sepse u duhet të ndërtojnë dhe të përballojnë jetën. Ndaj dhe politika e pagave do të jetë një politike konstante” tha kryeministri Berisha.
Partia Socialiste
Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit të mbledhjen e qeverisë. Sipas deputeti Ilir Beqja kryeministri Sali Berisha po gënjen për situatën ekonomike. “Para dy ditësh, në vend që t’u fliste hapur shqiptarëve për situatën e vështirë të ekonomisë së vendit, Sali Berisha zgjodhi përsëri rrugën e gënjeshtrës. Gënjeu edhe para 20 minutash në shfaqjen komike të së mërkurës”, tha Ilir Beqja. Sipas tij, gjatë saj Berisha deklaroi se borxhi publik në vitin 2005 ka qenë 70 për qind kur vetë informacioni zyrtar i Ministrisë së Financave thotë se ka qenë 57 për qind. gjithashtu Beqja hodhi poshtë shifrën e deklaruar nga Berisha se fondi i pensioneve është 109 miliardë lekë, kur sipas tij ai është 75 miliardë lekë. “Sot duam të përsërisim se është kriminale t’u japësh pensionistëve shtesë më pak se inflacioni dhe t’u japësh personave me aftësi të kufizuar 2 mijë lekë më pak se detyrimi ligjor”, tha Beqja. Beqja ka denoncuar edhe faktin se Sali Berisha nuk tregon se në 6 muajt e parë të ardhurat tatimore janë rritur më pak se inflacioni, dëshmia më kuptimplotë se vendi është në krizë. “Frika nga këto të vërteta i detyruan Berishën, Topallin dhe Boden të mbyllin në mënyrë të turpshme votimin e buxhetit ditën e hënë. Frika nga këto të vërteta e detyruan Berishën të flasë përçart edhe para 20 minutash”, tha Beqja.
Buxheti
Prioritet i buxhetit të viti 2011 do te jete mbështetja sociale si dhe investimet në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, bujqësi, shëndetësi, arsim dhe kulturë. Sipas kreut të qeverisë ky buxhet do të jetë dhe përcaktues për koalicionin e tij qeverisës.
Rrogat
Rritja e rrogave dhe pensioneve sipas kryeministrit Berisha do të jetë sërish në axhendën e buxhetit të 2011. Sipas Berishës “ka një zotim solemn, elektoral timin para mbarë shqiptarëve, përsa kohë do të më votoni, do të rris rrogat dhe pensionet”.
Shkurtimet
Kreu i qeverisë Berisha kërkoi studimin e të gjitha mundësive për shkurtime të tjera administrative, pa cenuar aspak veprimtarinë e administratës si dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit që është dhe do mbetet një nga burimet kryesore të ardhurash për këtë qeveri.
Ekonomia
Rritja ekonomike për vitin 2011 sipas kryeministri Sali Bersiha parashikohet të jetë 5 për qind. Janë dhe 3.2 miliard euro grande dhe kredi për 3 vitet që vijnë.
Sali Berisha
“Buxheti i vitit të ardhshëm është një buxhet përcaktues, në zbatimin e programit të koalicionit qeveritarë. Ky buxhet, duhet para së gjithash dhe mbi të gjitha ti qëndrojë parimit të zemrës së dhimbsur, ti qëndrojë parimit të qeverisë së shërbesave dhe shërbimeve, pra të përmirësojë më tej, të konsolidojë më tej, frymën sociale, qëndrimin e njerëzishëm të qeverisë shqiptare ndaj 820 mijë familjeve shqiptare. Kur them këtë, kam parasysh se rritja e rrogave dhe pensioneve, do të jetë sërish në axhrndën e kësaj qeverie. Ka një zotim solemn, elektoral timin para mbarë shqiptarëve, për sa kohë do të më votoni, do të rris rrogat dhe pensionet”.
Ilir Beqja
“Para dy ditësh, në vend që t’u fliste hapur shqiptarëve për situatën e vështirë të ekonomisë së vendit, Sali Berisha zgjodhi përsëri rrugën e gënjeshtrës. Gënjeu edhe para 20 minutash në shfaqjen komike të së mërkurës. Sot duam të përsërisim se është kriminale t’u japësh pensionistëve shtesë më pak se inflacioni dhe t’u japësh personave me aftësi të kufizuar 2 mijë lekë më pak se detyrimi ligjor. Frika nga këto të vërteta i detyruan Berishën, Topallin dhe Boden të mbyllin në mënyrë të turpshme votimin e buxhetit ditën e hënë. Frika nga këto të vërteta e detyruan Berishën të flasë përçart edhe para 20 minutash.”
————————————————————————————————————————————————
Drejtori i Përgjithshëm i METE, Pesha, vizitë pune në Bosnje-Hercegovinë
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Tregtare në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Besjan Pesha ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Federatës së Bosnjes dhe Hercegovinës, ku kanë biseduar rreth reformave të përbashkëta që të dy vendet po ndërmarrin në fushën e çështjeve tregtare, dhe sidomos në fushën e reformave rregullatorë. Takimi, i cili u mbulua gjerësisht edhe nga mediat vendase, u fokusua rreth mundësive të shkëmbimit të eksperiencave në fushën e reformave që po ndërmarrin të dy vendet dhe mbi hapat që Federata e Bosnjës ka ndërmarrë në fushën e reformës së inspektimit, sidomos në pjesën e digjitalizimit të sistemit të inspektimit. Ndrkohë drejtori i Përgjithshëm i METE-s, Pesha ndodhet prej dy ditësh në Bosnje dhe Hercegovinë, në krye të një delegacioni ndërministror të Republikës së Shqipërisë, i cili po viziton një seri institucionesh, për tu njohur nga afër me reformën që ky vend ka ndërmarrë në sektorin e inspektimit. Gjatë qëndrimit në Bosnje delegacioni është takuar me Kryeministrin e Federatës, me Drejtorin e Institucionit Qendror të Inspektimit, me Drejtoreshën e Agjencisë për Mbikqyrjen e Tregut dhe me drejtues të tjerë të lartë, të cilët i kanë shpjeguar nga afër se si është ndërmarrë reforma dhe cilat janë disa prej përfitimeve nga kjo reformë. Pjesë e vizitës ishte edhe prezantimi i reformës elektronike të inspektimit, e cila ka filluar të implementohet së fundmi në Bosnje. Reforma në fushën e inspektimeve në Shqipëri është tashmë në një fazë përfundimtare. Task Forca e drejtuar nga Kryeministri ka marrë disa vendime të rëndësishme dhe shume shpejt do të miratohet nga Parlamenti një ligj i ri mbi inspektimet, i cili do të përmirësojë dukshëm punën e inspektorateve dhe do të uniformizojë sjelljen e inspektorëve karshi biznesit. Gjithashtu, reforma parashikon edhe digjitalizimin e gjithë këtij procesi, për ta bërë atë më transparent dhe për të minimizuar korrupsionin.