Home Aktualitet Ballsh, banorët përleshen me FNSH e INUK

Ballsh, banorët përleshen me FNSH e INUK

699
0

ballshTjetër përplasje mes banorëve Forcave të Ndërhyrjes së së Shpejtë dhe inspektorët e INUK është shënuar sot paradite në rrethin e Mallkastrës.
Sot paradite kur ishte planifikuar prishja e godinës, dy katëshe në ndërtim e sipër familjarët e Aliajt, por edhe fshatarë të fshatit Rroms, 30 km larg Ballshit, në Mallakastër kanë hipur në godinë për të bërë rezistencë kundër prishjes.

Pasi kanë parë të pamundur ndërhyrjen INUK ka kërkuar ndihmën e FNSH e cila ka shkuar dhe ka ndërhyrë me forcë për të larguar banorët.
Mësohet se banorët kanë shkuar rreth orës 08: 30 dhe kanë hipur në ndërtesë për ta mbrojtur atë nga prishja e INUK.
Në vendin e ngjarjes shkuan 4 makina të FNSH dhe efektivët e policisë pasi kanë zbritur nga makinat u kanë bërë thirrje banorëve që të zbresin nga godina.
Efektivët e FNSH-së janë ngjitur në katin e dytë të ndërtesës dhe aty ka nisur edhe përleshja mes banorëve dhe atyre.
Premtim Aliaj me bashkëshorten e tij dhe fëmijët janë afruar tek kolonat duke kërcënuar se do të hidhen nga kati i dytë. Në këtë moment ka ndërhyrë policia.
Pasi janë zbritur me forcë banorët kanë dalë në rrugë duke e bllokuar edhe autostradës për disa minuta.
Por ka ndërhyrë policia që i ka larguar duke i mbajtur në një distancë sigurie nga ndërtesa që do të prishet nga forcat e INUK.

CFARE ISHTE GODINA E DO TE PRISHEJ 
Godina dykatëshe, pa leje në ndërtim e sipër ndodhet në krah të autostradës Levan-Tepelë. INUK kishte paralajmëruar pronarin Premtim Aliaj një javë më parë për prishjen pasi ndërtesa ishte pa leje. Pronari kishte prishur vetë një godinë që ishte planifikuar të bëhej si pikë karburanti, ngjitur me godinën dykatëshe, ndërsa këtë të fundit kishte refuzuar ta prishë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here