Një e moshuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme mesditën e sotme, pasi është përplasur për vdekje nga një autobus i linjës Tiranë-Athinë i mbudhur me pasagjer me targa greke. Viktima mësohet të jetë Salushe Pëllumbi, 75-vjeçe.
Aksidenti i rëndë ndodhi përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se e moshuara po kalonte rrugën kur papritur është përplasur nga autobusi me targa greke “ FOH7161”
75-vjeçarja ka humbur jetën në vend pasi nuk ka përballuar do plagët e marra, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.