Home Aktualitet ASHE fiton 10 bashkitë e para, Veliaj ne avantazh ne Tirane

ASHE fiton 10 bashkitë e para, Veliaj ne avantazh ne Tirane

966
0

zgjedhje-vendore-hartaVota e 21 qershorit rikonfirmon të majtën, ndërsa në Tiranë udhëheq Veliaj. Rezultatet e deritanishme nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, pas zgjedhjeve të së dielës ku mbi 3.3 milionë shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.

Votat e deritanishme në Tiranë çojnë drejt udhëheqjes së bashkisë së kryeqytetit kandidatin e majtë Erion Veliaj me një diferencë të thellë me kandidatin e djathtë Halim Kosova.

Deri tani ka përfunduar numërimi në 10 bashki, të cilat janë fituar nga e majta. Bashkia e Pustecit ka qenë njësia e parë e cila ka zgjedhur kryebashkiakun e saj. Por mëngjesin e sotëm është përcaktuar edhe verdikti i qytetarëve të Hasit, Delvinës, Skraparit, Pukës, Kolonjës, Libohovës, Himarës dhe Mirditës

Partia Demokratike pritet të rikonfirmohet në Shkodër dhe në disa bashki të nivelit të dytë.

Koalicioni i majtë është drejt fitores edhe në bashkitë e Mirditës, Fierit, Tepelenës, Memaliajt, Peqinit, Elbasanit, Korçës, Gramshit, Gjirokastër e Vlorës. Ndërsa mundësitë për fitore koalicioni i djathtë i ka në Devoll, Pogradec e Dibër. Një diferencën e ngushtë mes kandidatëve kundërshtarë është në Bashkinë e Vorës mes Fiqiri Ismailit e Luan Sallakut dhe në bashkinë e Lushnjes, Sarandës, Matit e Lezhës.

Shembull i këtij procesi zgjedhor ishte Bashkia e Pustecit, e cila me hartën e re administrative ruajti territorin por ndryshoi nga komunë në bashkinë më të vogël të komunitetit maqedonas në Shqipëri. Me numërimin e 8 kutive të kësaj bashkie, qytetarët rikonfirmuan Edmond Themelkon, kandidatin e aleancës së majtë i cili deri dje ishte kryetar i Komunës së Pustecit.

Qytetarët shqiptarë votuan për 157 kandidatë për kryetar në 61 bashki. 63 parti të cilat garuan për të pasur përfaqësuesit e tyre në 1595 vende në këshillat e bashkive. 52 parti janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha, Aleancës për Shqipërinë Evropian (37) dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (15), ndërsa 11 parti garuan të vetme.

Policia e Shtetit mori masa për garantimin e mbarëvajtjes së procesit, ku nuk u shënuan incidente zgjedhore. Në zgjedhjet e këtij viti mbi 143 mijë votuan për herë të parë. I gjithë procesi u monitorua nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve përfaqësues të ODIHR-it.

Zhvillimet pergjate gjithe dites minute pas minute

Ora 10:03 Kandidati i së majtës, Ndrec Dedaj fitues i garës për Bashkinë e Mirditës
Ndrec Dedaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka fituar garën për bashkinë e Mirditës përballë Gjergj Prengës së Aleancës popullore për Punë e Dinjitet. Dedaj ka marrë 8377 vota ose 55,4% ndërsa Prenga ka marrë 6751 vota ose 44,6%.

Ora 09:59 Jorgo Goro fiton garën për Bashkinë e Himarës
Jorgo Goro ka fituar garën për bashkinë e Himarës me një diferencë të dukshme me ndjekësit e tjerë. Goro ka marrë 4747 vota, ndërsa ndjekësi më i afërt i tij Fredi Bejkleri ka marrë 2335 vota.

“Ishte zgjedhja e qytetarëve, na votuan ne. Ftoj opozitën të bashkëpunojmë për të mirën e himarjotëve”- tha Goro pas përfundimit të procesit të votimit.

Ndërsa kundërshtari i tij, Fredi Bejleri u shpreh “Zgjedhjet nuk i prisja në këtë mënyrë, urime Goros”

Ora 09:28 Në Fushë Arrëz fitues shpallet Fran Tuci i ASHE
Fran Tuci, kandidati i së majtës për Bashkinë e Fushë Arrëzit ka dalë fitues përballë kandidati të APPD me 66 vota diferencë.

Ora 09:13 Gara për Tiranën, Veliaj kryeson me mbi 12.000 vota diferencë 
Mesa duket Erion Veliaj po shkon drejt rrugës së fitores së bashkisë së kryeqytetit me një diferencë të madhe. Ndërsa janë hapur deri tani 241 kuti nga 864 kandidati i së majtës kryeson me 44.225 vota përkundrejt 32.294 vota të marra nga kandidati i së djathtës Halim Kosova.

Ndërkohë që 4 kandidatët e tjerë kanë marrë deri tani: Gjergj Bojaxhi 4488 vota, Sazan Guri 932 vota, Arban Tafaj 765 vota, Dhimitër Musliu, 231 vota.

Ora 09:08 Përfundon numërimi në Libohovë fiton Luiza Mandi e ASHE
Luiza Mandi e ASHE është fituesja e garës për Bashkinë e Libohovës duke marrë 1692 vota ose  53.7%, përkundrejt kandidatit të PD Altin Çomo i cili ka marrë 1462 vota ose 46.3%.

Ora 08:50 Në Shkodër e Malësinë e Madhe, ende s’ka nisur procesi i numërimit
Në Shkodër dhe Malësinë e Madhe ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave. Në Shkodër shkak për mos nisjen e procesit të numërimit është bërë dorëzimi me vonesë i kutive. Ndërsa në Malësinë e Madhe ende nuk janë krijuar grupet e numërimit.

erion-veliaj

Ora 08:10 Fituesi i Bashkisë 
Kandidati fitues për Bashkinë e re të Kolonjës u shpreh se do fillojë zbatimin e programit të dijë që ditëbn e parë që do të marrë detyrën.

“Nuk e kam diskutuar në asnjë moment fitoren. Aleanca e ASHE ka punuar në kolonjë. Ashtu si edhe qeveria edhe unë do punoj për Kolonjën. Sapo të marrë detyrën do të merrem me infrastrukturën. Prioritet do të jenë rinia turizmi dhe infrastruktura.”– tha  Arben Malo.

Ora 07:48 Arben Malo fiton garën për Bashkinë e Kolonjës
Kandidati i majtë Arben Malo fiton garën për Bashkinë e Kolonjës. Ai ka marrë 4435 vota ose 53.5%, ndërsa kundërshti i tij i ASHE, Viktor Dure ka marrë 3708 vota, ose 44,7%. Ndërkohë vetëm 154 vota ose 1.9 % ka marrë kandidati PSD Paqësor Cane.

Ora 07:40 Ndahet në kutitë e fundit bashkia e Pukës, fiton e majta
Kandidati i majtë Gjon Gjonaj fiton garën për Bashkinë e Pukës, megjithëse me një rezultat të ngushtë. Ai ka qenë në dizavantazh, por kanë qenë kutitë e fundit të cilat ishin në favorin e ti që i dhanë edhe fitoren.

Gjonaj ka marrë 3847 vota, ose 50,6 %. Ndërkohë që Rrok Dodaj kandidati i së djathtës mori 3750 vota ose 49,4 %

Ora 07:35 Rigels Balili i ASHE, triumfon në bashkinë e Delvinës 
Kandidati i majtë Rigels Balili fiton garën për Bashkinë e Delvinës duke marrë 4735 vota ose 72,8% përballë Dhurim Alinalit i cili ka marrë 1769 vota ose 27,2%.

Ora 07:30 Bashkia Skrapar, Spahiu deri tani fitoren më të thellë
Kandidati i majtë Nesim Spahiu fiton garën për Bashkinë e Skraparit. Saphiu ka marrë 6593 vota, ose 86,82% ndërsa kundërshati i tij i APPD, Hajredin Bakiasi ka marrë 446 vota, ose 13.18%

Ora 07:00 Bashkia Has, fitues shpallet ASHE me Adem Lalën
Nga numërimi i 32 kutive, kandidati i majtë Adem Lala ka fituar zyrtarisht Bashkinë e Hasit. Adem Lala i ASHE mori 4884 vota ose 52.98 %, Elez Maçi i APPD mori vetëm 3141 vota ose 45.29 %. Ndërsa Gëzim Ukperaj i PSD mori vetëm 57 vota ose 0.82 %.

Ora 06:50 Nga numërimi i 176 kutive nga 864, kandidati i aleancës së majtë Erion Veliaj ka një diferencë të thellë me mbi 54.15% të votave, ndërsa Kosova me 38%.

Ora 03:25 Nga numerimi i 115 kutive nga 864, kandidati i aleances se majte Erion Veliaj ka nje diference te thlle me  mbi 54% te votave, ndersa Kosova me 37%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here