Home Aktualitet Arratiset nga burgu i Shen Kollit nje i denuar me 20 vjet...

Arratiset nga burgu i Shen Kollit nje i denuar me 20 vjet burg

899
0

I dënuari me 20 vjet burg, Admir Tafili kishte siguruar një leje nga autoritetet e burgut të Shën Kollit, bashkë me të vëllanë Genc Tafili (edhe ky i burgosur), për një vizitë në shtëpi në lagjen Ahmet Haxhia në Shkodër, por është larguar prej andej në drejtim të paditur.

Ora: 20:29- Drejtoria e Burgjeve jep detaje për arratisjen ne Shkoder
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve jep detaje mbi arratisjen e të dënuarit Admir Tafili në Shkodër. Përmes një deklarate për mediat Drejtoria e Burgjeve sqaron se i dënuari me 20 vjet heqje lirie ka mundur të arratiset nga dhoma e gjumit ku po qëndronte bashkë me bashkëshorten.

“Leja do të kryhej në datën 02.10.2010, nga ora 09.00 deri në orën 18.00, nën shoqërimin e forcave të policisë të I.E.V.Penale Lezhë.Në datën 02.10.2010 është bërë shoqërimi i dy të dënuarve për në familjen e tyre. Në orën 11.30 të dënuarit kanë mbërritur në familjen e tyre dhe rreth orës 15.10 nga forcat e policisë që po e shoqëronin është konstatuar se i dënuari Admir Tafili është larguar nga nga banesa e tij, nëpërmjet dhomës së gjumit ku po qëndronte bashkë me bashkëshorten” thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Burgjeve.

“Menjëherë janë njoftuar forcat e rendit të Qarkut Shkodër dhe ka filluar kërkimi për kapjen e tij. Njëkohësisht nga organet kompetente kanë filluar veprimet hetimore për ngjarjen në fjalë” vazhdon deklarata.

Ora: 18:36- Del nga burgu me leje, arratiset i denuari
Ka shfrytëzuar lejen për të vizituar një të afërm të sëmurë, për ti shpëtuar vëmendjes së gardianëve e për tu arratisur.

I dënuari me 20 vjet burg, Admir Tafili kishte siguruar një leje nga autoritetet e burgut të Shën Kollit, bashkë me të vëllanë Genc Tafili (edhe ky i burgosur), për një vizitë në shtëpi në lagjen Ahmet Haxhia në Shkodër, por është larguar prej andej në drejtim të paditur.

Në momentin e arratisjes, në banesë ndodhej edhe i vëllai Genci, por ky i fundit nuk është larguar nga shtëpia. Policia ka marrë të gjitha masat për kapjen e të arratisurit duke “blinduar” edhe kufirin me Malin e Zi.

Nderkohe mbetet mister mënyra sesi ai i ka shpëtuar kontrollit të policisë që ruante banesën, ndërsa mbetet gjithashtu mister edhe leja që dy vellezërit siguruan pavarësisht rrezikshmërisë që paraqisnin.

Admir Tafili akuzohet për plagosjen e ish-shefit të krimeve në Malësinë e Madhe, Prelë Pjetrushin, ngjarje e ndodhur në vitin 2001. Tafili ndodhej në qeli prej korrikut të vitit 2002, kur policia mundi ta arrestonte atë të plagosur.

Admir Tafili është vëllai i Genc Tafilit, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish drejtorit të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari në korrik të vitit 2000.
Forca të shumta policore u hodhën në aksion për arrestimin e babait të Admir e Genci Tafilit. Kryefamiljari akuzohej për një vrasje, ndaj blutë vendosën prangosjen e tij.
Por gjatë këtij operacioni të bujshëm mbeti i vrarë kolonel Arben Zylyftari dhe i ati i vellezerve, Bahri Tafili . Për ekzekutimin e kolonelit Zylyftari u akuzua Genc Tafili dhe gjykata e dënoi me 25 vjet burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here