Home Aktualitet 3 viktima në Tiranë, 50-vjecari qellohet me plumb ne koke, gjyshi vret...

3 viktima në Tiranë, 50-vjecari qellohet me plumb ne koke, gjyshi vret nipin dhe me pas veten

490
0

policia-kamezTirana është zgjuar mëngjesin e kësaj të marte me dy vrasje tragjike të ndodhura në zona periferike të saj, me tre jetë të humbura. Në Fushë-Prezë gjyshi qëlloi me çifte nipin e tij vetëm 20 vjeç duke i marrë jetën. Por tragjedia e kësaj ngjarjeje ka vijuar edhe më tej, kur 81-vjeçari Ahmet Doda ka qëlluar veten me armë gjatë negociatave me policinë për t’u vetëdorëzuar. Sakaq në Kamzë 50-vjeçari Qerim Skaci u ekzekutua me plumb në kokë ndërsa po çonte fëmijën e tij për në kopësht.

Atentati në Kamëz

50-vjeçari u qëllua me plumba para fëmijës së tij
Vrasja e parë ndodhi në Kamës rreth orës 09:00 të mëngjesit. 50-vjeçari Qerim Skaci u qëllua me dy plumba pistolete, një në kokë dhe një në trup teksa ndërroi jetë në spital. Autori, identiteti i të cilit ende nuk është mësuar, dyshohet të jetë rreth të 30-ave.

Komunikimi me viktimën: Ti je Qerim Skaci?
Autori ka qëlluar në drejtim të 50-vjeçarit në momentin që ky i fundit sapo kishte dalë nga banesa dhe ishte me djalin e tij për ta dërguar në kopësht. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, atentatori i është afruar viktimës duke e pyetur nëse është ai Qerim Skaci, për t’u siguruar për personin që do të ekzekutonte duke hedhur kështu dyshimet se mund të jetë një vrasje me pagesë. Ky ka qenë edhe bashkëbisedimi i vetëm ndërmjet autorit dhe viktimës, ku pas të shtënave atentatori është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur përmes komplekseve të pallateve.

Atentatori u largua me makinë, e priste bashkëpunëtori
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur gjithashtu se autori 30-vjeçar nuk ka qenë i vetëm, por se në momentin e largimit nga vendi i krimit ai është pritur nga një person tjetër me një automjet, ku së bashku me të janë larguar.

50-vjeçari Qerim Skaci me precedentë penalë
Nga verifikimet paraprake të policisë rezulton se viktima ka qenë një person me precedentë penalë, dhe se dyshohet se atentati ndaj tij mund të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme të 50-vjeçarit.

Krimi në Fushë-Prezë

Ende pa kaluar një orë nga ekzekutimi në Kamzë, një tjetër vrasje u shënua në Fushë-Prezë. Pas një konflikti familjar për motive ende të pamësuara nga policia, gjyshi ka qëlluar me çifti nipin e tij, 20-vjeçarin Rexhep Doda duke e lënë atë të vdekur në vend.

81-vjeçari qellon veten me ciften qe vrau nipin
Por tragjedia e kësaj ngjarjeje ka vijuar edhe më tej, kur 81-vjeçari Ahmet Doda ka qëlluar veten me armë gjatë negociatave me policinë për t’u vetëdorëzuar. Menjëherë pas njoftimit për vrasje, policia rrethoi banesën e familjes Doda, por pavarësisht thirrjeve të uniformave blu për t’u vetëdorëzuar, 81-vjeçari nuk e ka “kapërdirë” vrasjen e nipit, dhe ka qëlluar veten me të njëjtën çifte që i mori jetën të riut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here