Kujtohet gjëja më irracionale e të gjitha kohërave, numri irracional si përcaktim: konstantja π (Pi).14 marsin në Shqipëri e shkruajmë “14.3”, ndërsa në vendet anglofone vendosin numrin e muajit përpara “3.14”. Pavarësisht se jo të gjithë kanë qenë të mirë në matematikë, me këtë numër kanë pasur të bëjnë për disa kohë pasi shërben për të gjetur gjatësinë e rrethit apo syprinën e kufizuar prej tij.
Kur diametri i rrethit është një njësi, atëherë perimetri i tij është vetë π.
Numri π është një numër irracional që do të thotë se ai nuk mund të shkruhet si thyesë apo si herës i dy numrave të plotë.
Këtë vit konstantja π do të jetë Dita π e shekullit, pasi për herë të vetme në 100 vjet është e mundur vënia në rresht e 10 shifrave që vijnë pas presjes dhjetore të numrit 3.
Dhe kjo ndodhi sot në orën 09:26:53.
Thënë ndryshe 3 (mars), 14 (dita), 15 (viti), 9 (orë), 26 (minuta), 53 (sekonda) 589 (të mijtat e sekondës).
Këtë gjë nuk e kishte parashikuar as Arkimedi!.
Kësaj dite i shtohet vlera kur kujton që 14 marsi është edhe ditëlindja e të famshmit Albert Ajnshtajn.