Home Aktualitet 12-vjeçarja tenton vetëvarjen, Babai: Pedofilin, dënojeni ose do e vras

12-vjeçarja tenton vetëvarjen, Babai: Pedofilin, dënojeni ose do e vras

518
0

Vladimir Xhelollari më preku aty ku më dhemb më shumë. Ai ngacmoi seksualisht vajzën time 12-vjeçare, e cila ka tentuar dy herë të varë veten me litarin e qenit. Nëse drejtësia nuk e dënon dhe e lë të lirë pedofilin, atëherë do të bëj vetëgjyqësi.

Fillimisht do helmoj fëmijët e mi që të mos i lë në hasmëri dhe më pas do vras bashkëfshatarin që më shkeli në nder”. Kështu deklaroi dje Artan Maxhari nga fshati Leminot i rrethit të Korçës. Babai i minorenes (nxënëse e klasës së 6-të), dy javë pas ngjarjes kërkon drejtësi. Ai thotë se Xhelollari, i cili u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë prej tyre, rrezikon të lirohet, pasi i skadon masa e sigurisë dhënë ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës “burg me afat 1-mujor”.

Në një intervistë dhënë për “Gazeta Shqiptare”, Maxhari thotë se e bija e tij ka pësuar traumë të fortë dhe ka turp të dalë në fshat e të shkojë në shkollë. Ndërsa tregon me detaje ngjarjen. Babai i viktimës deklaron se nuk mund ta falë bashkëfshatarin e tij, pasi jo vetëm se e cenoi në nder, por 52-vjeçari nuk mund të lëvizë lirshëm në fshat, kur e bija pëson gjendje shoku prej tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here