Këtë javë Facebook-u do regjistrojë anëtarin e 500 miliontë. Është një rekord aq sa domethënës aq dhe pa kuptim. Por, është një kujtesë e faktit se sa gjigand është bërë rrjeti social. Facebook-u tashmë është pjesë e jetës së përditshme të një numri të madh njerëzish në botë. Por, mënyra se si po e prek jetën tonë vazhdon e vazhdon të ekzaminohet. Ne dimë se Facebook-u mund të jetë i mirë për shëndetin, por gjithashtu mund të ketë dhe një anë tjetër të ligë. Por, cilat janë dhjetë mënyrat se si Facebook-u mund t’u shkatërrojë jetën. Një prej tyre është se mund të bashkoheni me prindërit biologjikë. Ky mund të jetë lajm i mirë, por jo gjithnjë. Prince Sagala për shembull, i gjeta fëmijët e saj biologjikë në “Facebook”, për të cilët pretendon se janë grabitur një dekadë më parë nga i ish-bashkëshorti. Nëna dhe fëmijët u bashkuan. Problemi i vetëm ishte se fëmijët u rritën me të atin dhe nuk donin të kishin të bënin me nënën e tyre, së cilës iu dha kujdestaria. Kreditorët përdorin Facebook-un për të gjurmuar lëvizjet e borxhlinjve dhe për të vëzhguar çdo aset potencial që mund të shtihet në dorë për të mbuluar borxhin. Fillimisht, huadhënësit mund ta përdorin Facebook-un për të kuptuar nëse jeni një kandidat i vlefshëm për kredi. Por nëse bëheni borxhli, atëherë kompania mund t’ju gjurmojë dhe të zbulojë asetet tuaja duke ju monitoruar. Mary Ellen Hause, një mësuese nga Ohajo u u përpoq të ishte mama moderne. Në shkurt ajo u arrestua sepse kishte lejuar tre nxitëse tifozësh (nxënëse në shkollën ku punonte) që të pinin alkol me djalin e saj adoleshent. Fotot e incidentit kishin arritur në Facebook, ku u zbuluan nga zyrtarët e shkollës, të cilët e kishin zakon të fusnin hundët në profilet e Facebook-ut të nxënësve. Ajo kaloi 30 ditë në burg dhe mori një rrogë prej 500 dollarësh. Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër njëri-tjetrit në çësthjen e divorcit. Facebook-u është kthyer në një mjet përdorimi mjaft popullorë për avokatët e divorcit, të cilët “krehin” faqet e bashkëshortëve të klientëve të tyre për të gjetur të dhëna mbi neglizhimin, tradhtinë ose mashtrimin. Një grua humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj pasi ish-bashkëshorti i saj dha prova se ajo shpenzonte kohë duke korrur të mbjellat në Farmville, në vend që të kalonte kohë me fëmijët. Studiuesit nga universiteti “Stony Brook” në Nju Jork kanë zbuluar se vajzat adoleshente, të cilat kalojnë duke diskutuar jetën e tyre me miqtë kanë më shumë mundësi që të bien në depresion. Të kalosh shumë kohë duke u marrë më thashetheme dhe duke diskutuar problemet mund t’ju bëjë të ndjeheni më keq e jo më mirë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit në Facebook janë më në kontakt me miqtë e tyre, duke folur vazhdimisht për problemet. Kur një 21-vjeçar nga Australia u fut në Facebook dhe shkruajti në statusin e tij, ai duhet të ketë qenë po aq i pirë sa shkruante aty. Ai kishte shkruar: “Nuk do shkoj në punë, jam tapë”. Edhe pse njerëzit janë paralajmëruar se Facebook-u s’është vend sekretesh, Doyle pa e pasur mendjen njoftoi punëdhënësin e tij se nuk do shkonte në punë se ishte sëmurë. Ai kishte harruar se një ditë më përpara në statusin e tij kishte shkruar arsyen e vërtetë të mungesës në punë.
1. Mund të bashkoheni me prindërit biologjikë
Ky mund të jetë lajm i mirë, por jo gjithnjë. Prince Sagala për shembull, i gjeta fëmijët e saj biologjikë në “Facebook”, për të cilët pretendon se janë grabitur një dekadë më parë nga i ish-bashkëshorti. Nëna dhe fëmijët u bashkuan. Problemi i vetëm ishte se fëmijët u rritën me të atin dhe nuk donin të kishin të bënin me nënën e tyre, së cilës iu dha kujdestaria.
2. Kreditorët mund t’ju gjejnë në Facebook
Kreditorët përdorin Facebook-un për të gjurmuar lëvizjet e borxhlinjve dhe për të vëzhguar çdo aset potencial që mund të shtihet në dorë për të mbuluar borxhin. Fillimisht, huadhënësit mund ta përdorin Facebook-un për të kuptuar nëse jeni një kandidat i vlefshëm për kredi. Por nëse bëheni borxhli, atëherë kompania mund t’ju gjurmojë dhe të zbulojë asetet tuaja duke ju monitoruar.
3. Mund të përfundoni në burg
Mary Ellen Hause, një mësuese nga Ohajo u u përpoq të ishte mama moderne. Në shkurt ajo u arrestua sepse kishte lejuar tre nxitëse tifozësh (nxënëse në shkollën ku punonte) që të pinin alkol me djalin e saj adoleshent. Fotot e incidentit kishin arritur në Facebook, ku u zbuluan nga zyrtarët e shkollës, të cilët e kishin zakon të fusnin hundët në profilet e Facebook-ut të nxënësve. Ajo kaloi 30 ditë në burg dhe mori një rrogë prej 500 dollarësh.
4. Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër jush
Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër njëri-tjetrit në çësthjen e divorcit. Facebook-u është kthyer në një mjet përdorimi mjaft popullorë për avokatët e divorcit, të cilët “krehin” faqet e bashkëshortëve të klientëve të tyre për të gjetur të dhëna mbi neglizhimin, tradhtinë ose mashtrimin. Një grua humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj pasi ish-bashkëshorti i saj dha prova se ajo shpenzonte kohë duke korrur të mbjellat në Farmville, në vend që të kalonte kohë me fëmijët.
5. Mund t’ju fusë në depresion
Studiuesit nga universiteti “Stony Brook” në Nju Jork kanë zbuluar se vajzat adoleshente, të cilat kalojnë duke diskutuar jetën e tyre me miqtë kanë më shumë mundësi që të bien në depresion. Të kalosh shumë kohë duke u marrë më thashetheme dhe duke diskutuar problemet mund t’ju bëjë të ndjeheni më keq e jo më mirë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit në Facebook janë më në kontakt me miqtë e tyre, duke folur vazhdimisht për problemet.
6. Mund t’ju bëjë të humbisni punën
Kur një 21-vjeçar nga Australia u fut në Facebook dhe shkruajti në statusin e tij, ai duhet të ketë qenë po aq i pirë sa shkruante aty. Ai kishte shkruar: “Nuk do shkoj në punë, jam tapë”. Edhe pse njerëzit janë paralajmëruar se Facebook-u s’është vend sekretesh, Doyle pa e pasur mendjen njoftoi punëdhënësin e tij se nuk do shkonte në punë se ishte sëmurë. Ai kishte harruar se një ditë më përpara në statusin e tij kishte shkruar arsyen e vërtetë të mungesës në punë.
7. Sjelljet raciste mund t’ju kushtojnë shtrenjtë
Pasi një 22-vjeçar, Niksa Klecak hapi në Facebook një grup të quajtur “Vë bast se mund të gjej 5 mijë njerëz që nuk u pëlqen Sanader (kryeministri kroat)” në vitin 2008, policia kroate e arrestoi. Autoritetet u shprehën se nuk ishte linja politike e Klecak që ishte fyese, por imazhi i ndryshuar i kryeministrit, i cili ishte vënë në trupin e një uniforme naziste e kjo thyen ligjin kroat mbi propagandën naziste.
8. Facebook-u të bën të varur në mënyrë ekstreme
Ti e kupton se je i varur nga Facebook-u, kur nuk mund të grabisësh një shtëpi pa u futur në faqen e rrjetit social. Në prill, një grabitës që ishte duke vjedhur një shtëpie në Romë u fut në internetin e kësaj shtëpie për të postuar disa mesazhe në profilin e Facebook-ut, por harroi të çregjistrohej kur iku. Kur gruaja e shtëpisë ishte kthyer ajo kishte gjetur kompjuterin hapur bashkë me të gjitha të dhënat e nevojshme për të kapur hajduti
9. Mund të paditeni për shpifje
Ka shumë padi për shpifje që bazohen në përmbajtjet e publikuara në Facebook. Në Britani, ku shpifja provohet më lehtë se në disa vende të tjera, një biznesmen fitoi 22 mijë sterlina, kur një ish-shok i klasës krijoi një profil të rremë të tij me informacione diskredituese. E ky nuk është rasti i parë. Po rritet gjithnjë e më shumë ndërveprimi negativ mes njerëzve që nuk pëlqehen në jetën reale duke shkatuar kështu precedentë në këtë fushë.
10. Fëmijët tuaj mund të bien pre e grabitqarëve
Pasi një vajzë adoleshente në Angli u vra nga nja maniak seksual, i cili ishte shfaqur në Facebook si një adoleshent, versioni britanik i Facebook-ut ka shtuar një “buton paniku” që i lejon adoleshentët anglezë të raportojnë për çdo lloj vëmendjeje të padëshiruar tek autoritetet. Por, butoni nuk është ende në versionet ndërkombëtare të Facebook-ut dhe nuk është ende e qartë nëse kompania planifikon ta shtojë këtë buton në çdo version të rrjetit social.