Home Aktualitet 10 “bosët” e Parlamentit: PS me 8 deputetë milionerë, PD me deputetë...

10 “bosët” e Parlamentit: PS me 8 deputetë milionerë, PD me deputetë “varfanjakë”

1436
0

Në raportin “Unë votoj”, Partia Socialiste ka numrin më të madh të deputetëve pasanikë. Madje në vendet e para janë të gjithë ligjvënës të opozitës. Në krye qëndron deputeti i Shkodrës Tom Doshi, i ndjekur nga Ndue Kola, Fidel Ylli e me radhë. Lëvizja “Mjaft” denoncon shkeljet e Rregullores së Kuvendit, të vërejtura edhe në raportin analitik të Komisionit Europian. Nga monitorimi i “Mjaft”-it rezulton që 16 nisma ligjore të miratuara në dhunim të nenit 57 të rregullores, duhet të ishin shpallur të pavlefshme. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar rastet e shkeljes së nenit 62 të Rregullores, sa i takon respektimit të etikës parlamentare.
Pasanikët
Raporti publikon edhe të dhënat e pasurisë së deputetëve, ku deputeti më i pasur me një distancë të madhe nga i dyti, rezulton të jetë deputeti Tom Doshi, me rreth 3 miliardë lekë. Në vend të dytë ndodhet deputeti Ndue Kola edhe ky i qarkut Shkodër i cili ka pas deputetin e Beratit Fidel Ylli. Raporti i “Mjaft” ngre shqetësimin për një seri çështjes sidomos ato që kanë të bëjnë me premtimet elektorale. “Kujdes duhet treguar nga kandidatët për deputet dhe partitë politike që në fazën e hartimit të platformave elektorale; gjatë fushatës së vitit 2009 këto programet u shfaqën ose shumë evazive, si në rastin e Partisë Socialiste ose shumë të fryra e pompoze, si ato të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në të dyja rastet masa e realizimit të angazhimeve parazgjedhore ka qenë minimale, ç’ka si vjen si rrjedhojë e premtimeve tejet ambicioze, praktikisht të pamundura për tu përmbushur në një kohë të kufizuar, ose si rezultat i papërgjegjshmërisë së klasës politike pas zotërimit të mandateve parlamentare” thuhet në raport.
Shkelja e rregullores
Raporti “Unë votoj” ngre shqetësimin për disa shkelje të rregullores dhe në mënyrë të veçantë ndaj Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas “Mjaft” Kryetarja e Kuvendit jashtë çdo parashikimi ligjor të kompetencave të saj, madje në kundërshtim me to, pozicionohet politikisht në reagimet dhe qëndrimet e mbajtura kryesisht ndaj deputetëve opozitar. “Duke penguar të drejtën e fjalës për cilindo deputet, Kryetarja e Kuvendit cenon rëndë, jo vetëm frymën dhe simbolin e institucionit që drejton, i cili historikisht është konsideruar tempull i fjalës dhe mendimit të lirë, por dhe vullnetin e qytetarëve, parimin e përfaqësimit dhe mbi të gjitha themelet e demokracisë parlamentare”, thuhet në raport.

Ja kush janë deputetët që kanë votuar ndryshe nga Grupi
Kjo pjesë e raportit “Unë Votoj”, paraqet rastet kur deputet të grupeve të ndryshme parlamentare, në mënyrë individuale ose në grupe të vogla, kanë votuar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar apo koalicionit para dhe pas-zgjedhor ku bëjnë pjesë.

Partia Demokratike
Sokol Olldashi ka abstenuar gjatë votimit të projektligjit “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, ndërsa pjesa tjetër e grupit parlamentar ka votuar pro këtij projektligji.

Bedri Hoxha ka votuar kundër projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe Varrimin e Ushtarakëve Grekë, të rënë në Shqipëri gjatë Luftës greko-italiane, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, ndërsa grupi i tij parlamentar ka votuar pro.

Lefter Maliqi ka abstenuar në votimin e projektligjit “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, ndërsa grupi i tij parlamentar ka votuar pro.

Mark Marku ka abstenuar gjatë votimit të projektligjit “Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”, ndërkohë që grupi i tij parlamentar e ka miratuar këtë projektligj.

Partia Republikane
Fatmir Mediu ka abstenuar projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”, ndërkohë mazhoranca e ka votuar pro këtë projektligj.

Fatmir Mediu ka votuar kundër projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi pa shpërblim, të tokës bujqësore”, ndërsa mazhoranca ka votuar pro kësaj nisme ligjore.

Fatmir Mediu ka abstenuar në votimin për projektligjin “Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”, ndërsa mazhoranca e ka votuar pro këtë projektligj.

Partia për Drejtësi dhe Unitet

Shpëtim Idrizi ka votuar kundër projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftësgreko-italiane, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, ndërsa mazhoranca ka votuar pro këtë projektligj.
Dashamir Tahiri ka votuar kundër projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, ndërsa mazhoranca ka votuar pro këtë projektligj.

Partia Socialiste
Dashamir Peza ka abstenuar gjatë votimit të projektligjit “Për dhënien e lejes së hyrjes dhe të qëndrimit të përkohshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë të një force ushtarake turke”, ndërsa i gjithë grupi parlamentar i tij e ka përkrahur këtë projektligj.
Astrit Beci ka abstenuar në votimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat”, të ndryshuar”, ndërsa grupi i tij parlamentar ka votuar kundër.

Deputetët më të pasur
1. Tom Doshi- PS- 3.082.004.354 lekë
2. Ndue Kola- PS- 959.327.777 lekë
3. Fidel Ylli- PS- 933.884.134 lekë
4. Sadri Abazi- PS- 718.852.823 lekë
5. Hazir Gashi- PS- 646.808.070 lekë
6. Dritan Prifti- LSI- 267.953.302 lekë
7. Gjovalin Kadeli- PS- 205.204.496 lekë
8. Dashamir Peza- PS- 57.350.721 lekë
9. Paulin Sterkaj- PS- 48.296.167 lekë

Seancat

Nga monitorimi i skuadrës “Unë votoj”, rezulton se gjatë sesionit të parë dhe të dytë të Legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Shqipërisë nuk ka pasur asnjë seancë plenare të shtyrë. Një detaj i rëndësishëm që ka karakterizuar punën parlamentare gjatë sesionit të parë dhe të dytë ka qenë zhvillimi i seancave plenare vetëm 1 herë në javë nga 2 herë që përcaktohet në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.

Komisioni
Në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare deputetët më të pranishëm kanë qenë kryetari z.Leonard Demi dhe anëtarët, z.Fatos Hoxha, z.Ardian Turku, z. Ilir gjoni dhe z.Asllan Dogjani. Anëtarët më pak të pranishëm dhe rrjedhimisht dhe më pak aktive janë, z.Lefter Maliqi, z.Astri Patozi dh z.Ben Blushi, i cili nuk është paraqitur asnjëherë në mbledhjet e këtij komisioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here