Home Aktualitet “Jackson e vrau mjeku i papërgjegjshëm”

“Jackson e vrau mjeku i papërgjegjshëm”

2272
0

Mjeku i Mbretit të Popit, Micheal Jackson, kreu 17 shkelje fatale, ndërsa i administroi substancën e quajtur propofol yllit të muzikës, deklaroi një ekspert përpara gjykatës ku doktor Murray po gjykohet për vrasje të pavullnetshme.

Ekperti theksoi se ajo lloj substance nuk duhet të përdoret asnjëherë për të trajtuar pagjumësinë dhe se ishte neglizhenca e njeriut të besuar të Jackson, ajo që e çoi atë eventualisht drejt vdekjes.

I quajtur Steven Shafer, dëshmitari i akuzës dhe njohës i thellë i mjekësisë ligjore, e cilësoi Murray-n si “të papërgjegjshëm” në dhënien e substancën fatale. Ai shtoi se vonesa e doktorit për të telefonuar urgjencën, i bën edhe më të rënda pozitat e të pandehurit.

”Gati nuk di se çfarë të them. Nuk kisha menduar se një njeri që është mjek në profesion mund të bëjë kaq shumë gabime të pafalshme radhazi”, deklaroi Shafer.
”Ajo që është bërë me Micheal Jackson, nuk besoj të jetë bërë me ndonjë njeri tjetër në të gjithë historinë e njerëzimit. Sekuenca e ngjarjeve që çuan në vdekjen e tij është një manual që tregon se çfarë nuk duhet të bëjë një farmacist”.

Murray është shpallur i pafajshëm përpara gjykatës për akuzën e vrasjes së pavullnetshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here