HYRJE Aktualitet Zbulohet personi VIP i drekës së Ramës në vilën qeveritare në Durrës!

Zbulohet personi VIP i drekës së Ramës në vilën qeveritare në Durrës!

0
112

Kryeministri Edi Rama mbylli të dielën e 20 gushtit pushimet për këtë vit. Duke ruajtur traditën e viteve të fundit ka zgjodhi sërish jugun e vendit për të pushuar me familjen e tij, bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël Zaho. 20 ditët e pushimeve të Ramës, zyra e tij ka qenë e mbyllur dhe lëvizjet në kryeministri kanë qenë mjaft të pakta. Ndërsa këtë të hënë lapsi.al vuri re lëvizje të shtuara meqë “shefi” ishte paraqitur në punë.
Nga pushimet e Ramës ka pak detaje. Lapsi.al ka raportuar më herët lëvizje të tij nga Dhërmiu drejt Jalit për darkë ose drejt Durrësit ku ai shfrytëzon një tjetër vilë qeveritare.
Bëhet fjalë për ish-kryeministrin britanik Toni Bler, të cilin Rama e ka prezantuar që në fillim të marrjes së detyrës së kryeministrit si këshilltar pa pagesë. Burimet thanë se dreka është mbajtur nën masa të rrepta sigurie. Këtë herë nuk ka pasur asnjë selfie në rrjetet sociale duke kërkuar që dreka të mbahej sekrete.
Nuk dihen temat e bisedës. Mund të hamendësohet që Rama të ketë kërkuar bashkëpunim edhe në mandatin e dytë nga laburisti. Kujtojmë që në mandatin e parë administrimi i doganave iu dha një kompanie britanike të quajtur Croën Agents në një marrëveshje mjaft të dyshimtë. Kontrata me këtë kompani nuk u përtëri për shkak të dështimit.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here