Home Shendetesi Suplement/Recetat popullore dhe këshillat e mjekëve për të kuruar sëmundjet reumatizmale.

Suplement/Recetat popullore dhe këshillat e mjekëve për të kuruar sëmundjet reumatizmale.

1405
0

Me stinën e vjeshtës dhe afrimit të së ftohtit bëhen më evidente edhe shqetësimet që sjell reumatizma. Personat që ndjejnë këto shqetësime i drejtohen gjithnjë e më shpesh mjekut për të lehtësuar dhimbjet. Por si mund të përmirësoni gjendjen tuaj në kushtet e shtëpisë, cilat janë rekomandimet e mjekëve popullore, por edhe atyre modernë për të luftuar simptomat e reumatizmës dhe për ta parandaluar e luftuar atë. Megjithëse artriti reumatik mund të jetë që tradicionalisht një nga llojet e artriteve me problematike, ju mund të çuditeni kur të merrni vesh se sa gjëra të reja janë zbuluar kohët e fundit për të. Çfarë është artriti reumatik? Sëmundja mund të kapë çdo njeri, burrë, grua, i ri, i vjetër pa dallim race apo vendi ku jeton. Meqenëse sëmundja është sistematike ajo mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit përveç kyçeve. Vitet e fundit janë zbuluar mjekime të reja që nuk ekzistonin më parë. Reumatizma është cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në suplementin e sotëm, “Tirana Observer” sjell një paketë këshillash dhe recetash të mjekësisë popullore për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet reumatizmale. Çfarë rekomandojnë mjekët për të luftuar artritin reumatik? Cilat janë simptomat dhe të cilat shfaqen? Si t’i njohim dhe t’i shmangin faktorët e riskut? A është e trashëgueshme kjo sëmundje. Mjekët rekomandojnë 30 ditë plazh në vit për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizëm. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm plastike ose prej druri. Këto e shumë të tjera në një speciale prej katër faqesh për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet reumatizmale.Farat e zeza kurojnë reumatizmin. Cilat janë efektet e rigonit, hithrës, peshkut dhe qershisë. Cilat janë ushqimet që duhet të jenë pjesë e dietës tuaj të përditshme dhe cilat duhet t’i shmangni.Cilat janë grupmoshat dhe gjinia më e prekur nga reumatizma. Si ndikon mbipesha në shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale. Efektet pozitivë të rërës dhe plazhit në kurimin e artritit reumatik.Recetat popullore dhe këshillat e mjekëve për të parandaluar sëmundjet reumatizmale. Analgjetikët kurojnë sëmundjen, aktiviteti fizik largon dhimbjet. Si t’i largojmë dhimbjet e shpinës.Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej 5 faqesh. Specialja e fundjavës me një paketë këshillash për të parandaluar dhe kuruar reumatizmin. Gjithçka për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale, këshilla
Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në farmacitë bimore, ekzistojnë bimë të perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve.Përzierje e bimëve që tregtohet është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis që, ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.
Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.
Këshillat
Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh, kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku ke dhimbje para se të vesh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi të ftohtit, atëherë kompresa duhet të hiqet sepse në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshit apo të pambuktë dy apo tre fish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizi kompresa.

Disa këshilla si ta kurojmë reumatizmin

1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6- Përdorni ujë mineral
7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

Sporti mban larg reumatizmin
Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun. Madje kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetes, reumatizmin. Jo pak, por tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh, për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme, që ato të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë që përdorimi i bimëve jeshile është shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas do të pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale.

Analgjetikët kurojnë sëmundjen
Analgjetikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta, të ngjashme me atë të dhimbjes së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera . Analgjetikët japin efekt shpejt zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminophen përbërësi aktiv që ndodhet tek analgjetikët më të përdorur. Përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, Execedrin, dhe Tylenol. Dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A.

Problemet që sjell artriti reumatik
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik është një sëmundje malcuese, që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në një vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet.

Kush ndikon në shfaqjen e artritit
Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës.

Reumatizma dhe sëmundjet e gjymtyrëve
Reumatizma është sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat.

Këshillat që duhet të ndiqni për luftuar reumatizmin
Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm në enë plastike ose prej druri. Madje, mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Në këtë rast, sapo të keni pirë as gjysmën e gotës, dhimbjet kanë tendencë për të pushuar. Kompresa në vendin e dhimbjeve është në të shumtën e rasteve qetësuesi numër një që ndalon dhimbjen. Por për reumatizëm afatgjatë, mjekët rekomandojnë pirjen e produkteve bimore, si dhe kompresat në vendet më të theksuara me reumatizëm. Gjithashtu, dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë Vitamina C dhe A.

Shfaqja e sëmundjes
Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në farmacitë bimore ekzistojnë bimë të Perëndimit që janë të shumta përsa i përket llojeve. Përzierja e bimëve, që tregtohet, është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula officinalis, që ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjithët të ngjashme me të.

Shkaktarët e sëmundjeve reumatizmale
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët. Ata pohojnë se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyje, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat. Kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu, klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

Këshillat e specialistëve
Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën në pjesën ku ke dhimbje para se të vësh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi i ftohti atëherë kompresa duhet të hiqet se në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshtë apo të pambuktë dy apo trefish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizë kompresa.

Pezmatimi (artriti) reumatik i kyçeve
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik (angl. rheumatoid arthritis) është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndejtur në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.

Më të prekurit
Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Sot për sot nuk është i mundur parandalimi i kësaj sëmundjeje. Rrjedha mund të ngadalësohet dhe në disa raste ndalohet me ndihmën e ilaçeve.

Gratë më të rrezikuara
Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të.

Sa zgjat sëmundja
Sipas mjekësisë, artriti reumatik mund të vazhdoje gjatë gjithë jetës, por edhe mund të fshihet nga një kohë në tjetrën. Mjekët përpiqen qe t’u pakësojnë dhembjet pacientëve të tyre, si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna anti-malcim, si aspirina, etj; ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lënde tjetër. Për përcaktimin e sëmundjes kthehesh te doktori specialist reumatolog, dhe ai të përshkruan ilaçet dhe këshillat e nevojshme, të cilat nëse përdoren përkrah kurave popullore të mëposhtme.

Bimë mjekësore dhe këshilla të posaçme për artritin reumatik

Hithra
Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim. Hithra përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

Rigoni
Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Për përgatitjen e çajit të rigonit, merr një lugë gjelle nga gjethet e tij të thara dhe i hedh në një gotë, pastaj në atë gotë hedh ujë të vluar dhe e lë 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy herë në ditë.

Farat e lulediellit
Farat e lules se diellit, për vetë përmbajtjen e tyre, kanë veti anti-malcuese të kyçeve, më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Përvetësimi i 250 gramë fara lule dielli është e barabartë me efektin e ilaçit më të mire anti-malcues të kyçeve.

Qershia
Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh, ndërsa i dyti zvogëlues malcimi. Ngrënia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara.

Peshku
Ngrënia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e malcimit të kyçeve.

Lule fieri
Gjethet dhe degët i “fierit” përdoren gjithashtu për kurimin e përdhesit (cermës) dhe reumatizmës. Pasi i pret degët e fierit në copa të vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me një copë apo fasho. Në fillim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të eliminohen totalisht. Duhet pasur parasysh se fieri është dy llojesh: mashkull dhe femër. Fieri mashkull nuk ka gjethe, as degë, as lule dhe as kokrra, ndërsa fieri femër i ka këto dhe ky është për qëllim në këtë kurë.

Lëvizjet
Elimino lëvizjet apo qëndrimet që i shtojnë lodhjet kyçeve. Mos qëndro gjatë dhe pa lëvizur në një pozicion. Planifiko që më parë për shëtitjet dhe aktivitet e ndryshme dhe bëjë jetën sa më të thjeshtë që të mundesh, sepse tensionet ndikojnë negativisht në sëmundjen tënde. Mos e lodh trupin dhe aq më tepër kyçet.

Çaji
Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani.

Dieta dhe ushtrimet
Nëse keni artrit reumatik ju mund të humbni edhe oreksin ndoshta. Mund të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por për të ruajtur shëndetin tuaj dhe për t’i mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Përpiquni të hani shumë fruta dhe perime. Përpiquni të shmangni dhjamëra, gjalpë, qumësht të paskremuar, mish vici, derri, lope, qengji. Por duhet të hani me shumë peshk. Gjithashtu mund të hani pule dhe gjeldeti. Përpiquni të konsumoni ushqime me pak kalori sepse kështu do të bini nga pesha që në fakt bën që të ulet pesha që duhet të përballojnë kyçet tuaja. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si për shembull: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium.

Kurat popullore për reumatizmin

Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale.Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet.Reumatizma është sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet.

Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

Këshillat
Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në farmacitë bimore ekzistojnë bimë të Perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierja e bimëve, që tregtohet, është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula officinalis, që ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të. Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh, kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku ke dhimbje para se të vesh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi të ftohtit, atëherë kompresa duhet të hiqet sepse në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshit apo të pambuktë dy apo tre fish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizi kompresa.

Këshillat e specialistëve për të prekurit nga reumatizma

Mjeket përpiqen që t’u pakësojnë dhembjet pacienteve të tyre si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna antimalcim si aspirina, ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lëndë tjetër. Këshilla numër një e specialistëve është që, të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Ushtrimet fizike, shëtitjet dhe lëvizjet janë të këshillueshme për të sëmurët me reumatizëm. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Gjithashtu dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A.

Kurat popullore
1. Rëra, e në veçanti rëra e pastër, është tepër efikase për kurimin e reumatizmit. Këshilla numër një e specialistëve është që, të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Kura bëhet me ngrohjen e gjymtyrëve madje edhe të gjithë trupit duke u mbuluar me rërë të nxehtë, në bregdet ose në breg të lumit, dhe kjo vlen edhe për artritin reumatik. Kujdes! Ata që vuajnë nga zemra dhe nga tensioni nuk u lejohet përdorimi i kësaj kure.
2. Vaji i farës së zezë nxehet dhe me të duhet të fërkohet vendi i dhembjes me forcë, sikur fërkon kockën dhe jo lëkurën. Para gjumit, pi një lugë të vogël prej vajit të farës së zezë të ëmbëlsuar me mjaltë natyral.
3. Ushtrimet fizike, shëtitjet dhe lëvizjet janë të këshillueshme për të sëmurët me reumatizëm. Pas një studimi të kryer me 200 atlete, për 2 vjet studiuesit kanë dalë në një rezultat: sporti i bën mirë kockave. Disa ushtrimeve të kombinuara kanë treguar se sporti i bën mirë forcimit dhe kalcifikimit të kockave. Vihet re që njerëzit që nuk merren me sport kanë një shkallë të lartë plogështie e cila vjen si shkak i mosmarrjes me sport.
4. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani

Artriti reumatik edhe i trashëguar
Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë mund të ndikojnë në të. Sot për sot nuk është i mundur parandalimi i kësaj sëmundjeje. Rrjedha mund të ngadalësohet dhe në disa raste ndalohet me ndihmën e ilaçeve. Dy ditë në javë, specialistët e shëndetësisë rekomandojnë që njerëzit të merren me ushtrime gjimnastikore, kryesisht për këmbët, kyçet e duarve. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik për t’u kapur nga artriti reumatik.

Periudhat aktive dhe të qeta të sëmundjes
Ai që ka artritin reumatik mund të përjetojë periudha të qeta të kësaj sëmundjeje, por ndonjëherë vijnë disa periudha kur sëmundja është më aktive. Gjatë kësaj kohe njeriu ndjehet edhe më i lodhur. Vështirësitë qëndrojnë shpesh tek veprimet praktike në shtëpi, në punë dhe në kohën e lirë. Për të zgjidhur disa andralla të përditshme ka mjete të ndryshme ndihmëse. Tetë këshilla rekomandojë specialistët, për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale për të gjithë njerëzit, kjo sëmundje është shumë e përhapur në vendin tonë, për shkak të klimës dhe kushteve të jetesës. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Malcimi çon në mpirje në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë.

Grupmoshat ku shfaqet artriti reumatik
Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë.

Kurat popullore me mjaltë dhe kanellë

Është konstatuar se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Mjalti është prodhuar në shumë vende të botës. Ne po renditim listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të perëndimit.

Sëmundjet e zemrës
Përgatitet një qull nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, lyeje bukën me të, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes. Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër. Po ashtu atyre që tashmë e kanë përjetuar atakun kardiak, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemër. Përdorimi i rregullt i ilaçit të përmendur më lart normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës. Në Amerikë dhe Kanada, shtëpi të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalti dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat e tilla.

Artriti reumatik
Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me këtë lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi, ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji, shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecin më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

Infektime
Merrni dy lugë gjelle me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar, ose të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëzën e urinës.

Dhimbjet e dhëmbit
Përgatisni një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe vendosi në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.

Kolesteroli
Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 450 gramë në ujë çaji, i jepet pacientit që vuan nga niveli i lartë i kolesterolit, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak 10 % brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit, nëse përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolesteroli.

Ftohjet
Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me ¼ e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky proces–marrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do t’i pastrojë sinuset.

Dhimbjet e barkut
Mjalti kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat që nga rrënjët.

Sistemi imun
Përdorimi i përditshëm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për t’i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.

Mostretja
Pluhuri i kanellës i spërkatur në dy lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tret ushqimet më të rënda.

Plakja e ngadalshme
Çaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregull mund të ndikojë në mos mplakje. Merrni 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur.

Puçrrat
Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh në gjumë dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të ngrohtë. Nëse e përdor për çdo ditë për dy javë rresht, t’i largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.

Infektime të lëkurës
Përdorimi i mjaltit dhe pluhurit të kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qeretin dhe të gjitha llojet e infeksioneve.

Humbja e peshës
Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesit, në stomakun e zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pini mjaltë dhe pluhur kanelle të vluar në një gotë uji. Nëse këtë e përdor rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën madje edhe personave më të shëndoshur. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë, madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.

Kanceri
Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në stad të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë (mëngjes, drekë dhe në mbrëmje) tre lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lodhja
Në studimet e fundit të bëra është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibël. Dr.Milton, i cili e ka bërë këtë studim, thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë që merret në një gotë uji dhe ajo spërkatet me pluhur kanelle, kur të merret për ditë pas fshirjes dhe rreth orës 3 pas dite, kur vitaliteti i trupit fillon të bjerë, ai ilaç e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here