Sipas parashikimeve, ne Dhjetor, 3 dite erresire

0
91

APTOPIX Earth At Night
Prej disa muajsh në faqe të ndryshme të internetit qarkullojnë lajme se në muajin dhjetor planeti Tokë, do të përfshihet nga një periudhë errësire totale, e cila do të vazhdojë për 3 ditë rresht, duke filluar nga data 21. Kjo gjë shpjegohet me vendosjen lineare të Tokës dhe Diellit.

Një tjetër version i këtij parashikimi, thotë që errësira totale do të jetë në datat 23, 24 dhe 25 dhjetor, por që njësoj si edhe varianti i parë, synon të mbaje pezull frymën e banorëve të Tokës përpara asaj qe rëndom është quajtur si Fundi i Botës.

Sipas këtij shpjegimi të dytë, gjatë këtyre ditëve, Toka do të kalojë ne një dimension tjetër dhe i tërë universi do te përballet me një ndryshim te madh. Gjithsesi, si versioni i parë, ashtu dhe i dyti në të vërtetë do të ishin veçse një konfirmim i Teorisë se Fundit të Botës të pretenduar nga mbështetësit e kalendarit Maya.

Mungesa e reagimit konkret për këtë çështje nga NASA-s, ka bërë që këto zëra të ushqehen edhe më shumë dhe falsiteti i teorive të tyre të gjejë më shumë terren dhe lesues. Ndërkohë qe është keqinterpretuar një tjetër raport i Nasa-s mbi të cilin në mënyrë abuzive flitej për një fenomen të rrallë hapësinor, i mbiquajtur “Eklipsi Galaktik”.

Ky u interpretua si një fenomen qe ndeshet një here ne 26 mijë vjet gjatë të cilit, i gjithë sistemi ynë diellor përfshihet në një zonë të errët që përthith te gjithë fotonet, e si pasojë, Toka nuk merr më asnjë rreze drite.

Ato qe realisht përbëjnë një problem për Token janë stuhitë diellore, por qe për momentin, ato nuk kanë asnjë efekt te dëmshëm mbi Tokë. Një tjetër shqetësim përbejnë edhe të ashtuquajturat njolla diellore, të cilat mund të gjenerojnë fenomene negative, kryesisht mbi sistemet e telekomunikacionit.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here