Home Shendetesi Si te veprojme ndaj djegieve

Si te veprojme ndaj djegieve

908
1

20141025110738963456Lëkurën e porsa-djegur nuk këshillohet ta mbani gjatë në ujë të ftohtë, pasi kështu do të pengoni shërbimin e plagës.

Shumica e prej jush kurdo që digjeni vetë, për shembull gjatë gatimit në kuzhinë, ose fëmijët tuaj pasi prekin nxehësen, menjëherë e lëshoni ujin e ftohtë ose e futni dorën e djegur në një enë me ujë të ftohtë për të parandaluar krijimin e flluskave me lëng.

Por studimet e publikuara në Journal of Plastic, revistë shkencore që trajton temat e kirurgjisë estetike, tregojnë se në fakt ky është veprim pjesërisht i gabuar.

Sipas studimit uji i ngrohtë vepron më së miri në zvogëlimin e dëmtimit të indit dhe ndihmon në ruajtjen e qarkullimit normal të gjakut në pjesët e djegura.

Në të vërtetë pas 24 orëve nga dëmtimi, zonat identike të djegies të cilat janë trajtuar me ujë të ngrohtë kanë qenë më sipërfaqësore dhe më të vogla, krahasuar me ato të trajtuara me ujë të ftohtë. Megjithatë kombinimi i të dyjave është më efektiv, sipas autorit të studimit, kirurgut zviceran Reto Wettstein.

“Uji i ftohtë ndihmon në qetësimin e ndjenjës së dhimbjes, pasi e ftoh lëkurën dhe mbaresat nervore. Megjithatë pas 20 minutash dhimbja rikthehet, pasi temperatura e lëkurës ka qenë në nivel shumë më të ulët”, thotë ai.

Sipas tij, menjëherë pas djegies duhet t’i hidhni zonës ujë të ftohë, por për vetëm një minutë, dhe pas kësaj t’i hidhni ose ta vendosni në ujë të ngrohtë, ashtu që të rikthehet qarkullimi. Temperatura e preferuar e ujit është nga 20 deri në 30 gradë Celsius.

1 COMMENT

  1. Shume e vertet eshte se vetem ne uje te ftohte per kohe te gjate nuk duhet te vendoset pjesa e trupit te djegur por edhe me e rendesishme eshte mos perdorimi i kremerave dhe pastave te ndryshme siç eshte zakon ne popull pasi qe kjo e ndihmon infeksionin e plages nga baktere te ndryshme!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here