HYRJE Ekonomi Rriten investimet e huaja në tremujorin e parë 2017

Rriten investimet e huaja në tremujorin e parë 2017

0
74

Investimet e huaja arritën në 168 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2017, duke u rritur me 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat bëhen të ditura në raportin e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas analizës së BSH, Fluksi hyrës neto i investimeve direkte shënon 168 milionë euro (ose +8% në terma vjetorë), nga të cilat 188 milionë euro vijnë në trajtën e zgjerimit të kapitalit dhe një fluks negativ prej 20 milionë euro i derivuar nga marrëdhëniet e borxhit mes kompanive të lidhura.

Prurjet valutore në formën e investimeve direkte janë të përqendruara në sektorin e energjetikës (me rreth 41%), hidrokarbureve (në masën 37%), e ndërmjetësimit financiar (në masën 6%). Ndërkohë që rritja më e madhe e fluksit vërehet në sektorin e energjetikës. Në terma vjetorë, injektimi me kapital u zgjerua ndjeshëm në masën 50%.

Në vitin 2016, investimet e huaja arritën në 983 milionë euro në vitin 2016, duke arritur në një nivel rekord, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Në raport me vitin 2015, Investimet e Huaja Direkte u rritën me 10%. Në 2016-n, sipas tremujorëve, pas një gjysme të parë të vakët, investimet e kanë marrë veten, si rrjedhojë e fillimit të punës nga gazsjellësi TAP. Niveli më i lartë është konstatuar në tremujorin e tretë, me 303 milionë euro.

Dy vitet e fundit investimet e huaja janë ndikuar ndjeshëm nga punimet për gazsjellësin TAP dhe ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Devoll. Por, shqetësimi lidhet me faktin që këto dy projekte janë afatshkurtra në kohë dhe kërkohet diversifikimin në afatin e mesëm. Nga ana tjetër edhe investimet në sektorin e hidrokarbureve janë të varura nga bursat ndërkombëtare. Në vitin 2015, investimet në hidrokarbure (që janë kryesisht hapje pusesh) ranë ndjeshëm për shkak të çmimeve të ulëta të naftës. Ndërsa në 2016-n dhe tremujorin e parë 2017 është vënë re një gjallërim i tyre për shkak të çmimeve më të favorshme në bursa.

Raporti WIR 2017

Rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri e konfirmon dhe Raporti Botëror për Investimet WIR 2017 – që prodhohet nga UNCTAD. Sipas këtij raporti të fundit, investimet e huaja në Europën Juglindore kanë shënuar një rënie të lehtë në 4.6 mln dollarë. Por investimet e huaja direkte janë rritur në Shqipëri, Maqedoni dhe janë ulur në Mal të Zi dhe Serbi thotë raporti. Sipas Raportit Shqipëria një thithëse e investimeve të huaja, po tërheq si investitorë tradicionalë dhe të rinj. Interesi nga investitorë kineze është në rritje. Janë 12 kompani kineze që kanë treguar interes në projektet e ndërtimit të rrugëve, në kërkimin e burimeve natyrore ku Geo Jade Petroleum bleu të drejtat për kontrollin e dy fushave naftëmbajtëse shqiptare me vlerë 422 milionë dollare, si dhe kanë fituar koncesionin e Aeroportit Nënë Tereza.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here