HYRJE Eduard Zaloshnja Nëse zhvillohen zgjedhjet sot, 55% e votave për kandidatët e mazhorancës

Nëse zhvillohen zgjedhjet sot, 55% e votave për kandidatët e mazhorancës

0
137

zaloshnjaNë qoftë se do të zhvilloheshin sot zgjedhjet për kryebashkiakët e njësive të reja vendore, 55% e pjesmarrësve në votim do t’ia jepnin votën kandidatëve të mazhorancës. Ky është rezultati që parashikon një model statistikor që ndërtova me të dhënat e një sondazhi telefonik që zhvillova këto ditë me 1200 të anketuar nga i gjithë vendi.

Marzhi i gabimit statitistikor të parashikimit është +/-3.1%.

Në zgjedhjet e qershorit 2013, partitë e mazhorancës aktuale (duke përfshirë edhe PDIU-në në mazhorancë) morën 60% të votave të pjesëmarrësve në zgjedhje.

Nga 2.17 milion banorë me të drejtë vote, vetëm 1.72 milionë morën pjesë në zgjedhjet e 2013-ës. Ndërsa, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhjet sot, do të merrnin pjesë vetëm 1.49 milionë zgjedhës.

Sondazhi i sipërpërmendur u krye kur ende nuk janë bërë të njohur emrat e kandidatëve në 61 njësitë e reja vendore. Me publikimin e emrave, kuptohet që mund të ndryshojë edhe gadishmëria e votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje, si dhe për të votuar për njërin apo tjetrin kandidat.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here