HYRJE Lifestyle Koreografi Albi Nako rrefen semundjen e tij

Koreografi Albi Nako rrefen semundjen e tij

0
88

klaudia-pepaKoreografi Albi Nako vjen në një rrëfim të sinqertë për emisionin “Adam” të gazetares Denisa Çerma të transmetuar pak ditë më parë në “Channel One”.

Ai tregon për një sëmundje të tendinave të kockave që e ka prekur prej 4 vitesh sa ka momente kur arrin të ecë me paterica. E pranon se e ka shqetësuar por balerini i njohur thotë se realiteti duhet pranuar dhe po trajtohet me fizioterapi.

Teksa gazetarja e ka pyetur nëse mbanë ndonjë dietë, Albi është përgjigjur: Nuk mbaj dietë, e kam lëshuar dietën dhe të jem i sinqertë nuk jam fare në formën time fizike fare, për arsye shëndetësore, fiziologjike

Prej katër vitesh kam një problem kronik gjunjësh, që arrij deri të eci dhe me paterica. Është sëmundje e tendinave të kockave, profesionale që duhet mirëmbajtur. Është nga lodhja ndofta dhe nga mënyra si jemi ushtruar jo në mënyrë profesionale por mund të kemi abuzuar me trupin dhe kam arritur në një pikë që nuk jam në  ushtrimin tim maksimal lidhur me profesionin sepse kam probleme me gjunjët.

Hera e fundit që më ndodhi ishte para 8 muajsh. Unë merrem shumë me fizioterapi, ilaçe ekstrakte bimore. Arrijnë që gjunjët dhe kaviljet më fryhen. Kjo më ka shqetësuar por është një realitet që dua ta pranoj. Kjo është arsyeja pse unë  jam mbi peshë.

Nuk jam abuzues me ushqimin, por mbipeshën e kam nga kjo, dhe e vuaj, sepse nuk jam në formën më të mirë, pse jo gjatë programit të “Dance with me” të kërceja në mënyrë honorifike. (Minuta 33:30)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here