“Gjate luftes mesinike ne shekullin e 7-te para Krishtit, ne Himare erdhen Spartane, gje qe shenon fillimin e nje lidhjeje farefisnore midis ketyre dy krahinave. Me kete lidhje do ndeshemi shpesh gjate rrjedhes se historise, gje qe ka krijuar nje tradite te origjines se perbashket si dhe shume karakteristika te perbashketa midis tyre. Veç kesaj popujt e ketyre dy krahinave kane origjine me te lashte te perbashket Dorike. Shume elemente te gjuhes se lashte Dorike, ruhen akoma ne dialektin vendor te Himares.Haonia, ne shekullin e 5-te para Krishtit mori pjese ne luften e Peloponezit perkrah Spartaneve, ashtu si edhe gjithe Epiri me perjashtim te Amvrakise. Ne ate kohe Haonet, te udhehequr nga arhondet e tyre Fotios dhe Nikanoras luftuan kunder Akarnaneve.
Haonet e humben kete lufte dhe qe ne kete moment fillon renia e influences se Haonise dhe ngjitja e Molloseve si force udheheqese ne Epir. Me vone, ne kohen e mbreterise se Mbretit te Molloseve, Neoptolemit, u krijua Federata e Epirotasve. Kjo federate udhehiqej nga tre stratege, nga te cilet njeri ishte Haon.Romaket zbarkuan dhe zaptuan Epirin dhe hakmarrja e tyre per fitoret e mbretit Pirro ishte e tmerrshme. Ata shkaterruan shumicen e qyteteve te Epirit dhe shume epirotas u shiten si skllever. Me vone, ne shkaterrimin e Epirit, ndikuan dhe sulmet barbare te Goteve, Huneve, Ostrogoteve dhe Sllaveve. Ne vitet bizantine, Justiniani rindertoi dhe perforcoi Keshtjellen e Himares. Ne kete kohe krijohet ne Himare qendra episkopale, nderkohe qe vazhdonin shkaterrimet e Saraçeneve, Bullgareve, Kryqeratet dhe Turqit.Me 1403, Mbreti i Napolit, Karli zbarkon ne brigjet e Himares dhe shtyn shqipfolesit ne drejtim te veriut. Disa vite me vone, himariotet te udhehequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji Kastriotit, perpiqen te ndalojne zaptimin e Epirit nga otomanet. Pas zaptimit te Krujes nga Turqit, Himara mbetet e vetmja krahine e lire ne gjithe Epirin, e vetqeverisur nen mbrojtjen e Republikes Veneciane. Me 1473, Himariotet te udhehequr nga Vllasi, sulmuan Turqit dhe me ndihmen e Venedikasve zaptuan keshtjellen e Sopotos (Borshit te sotem) dhe çliruan zonen nga Vlora ne Sajadhe. Por, pas tradhtise se Venedikasve, ata bene armepushim te veçante (pa venedikasit) me Turqit. Me 1481, Himariotet ngriten krye kunder turqve nen udheheqjen e Korkodhillos Klladhas dhe djalit te Skenderbeut, Jani Kastrioti. Me ndihmen e mbretit te Napolit, u çliruan dhe te udhehequr nga Jani Kastrioti fituan pavaresine duke u paguar turqve (komandantit turk te Vlores) nje takse nenshtrimi. Pavaresia e Himares zgjati dhjete vjet derisa u nenshtrua nga ushtria e Sultan Bajazitit. Ne kete kohe fillon islamizmi i nje pjese te fshatrave. Njeri nga te islamizuarit nga Palasa, arriti ne ofiqin e Pashait te Vlores me emrin Liaz Pasha. Perpjekjet per islamizimin e Himarioteve u pergjithesuan, por pa sukses. Himariotet rezistojne dhe arrijne paqen me Turqit duke njohur nenshtrimin, por duke fituar privilegje te veçanta.Tridhjete e tre fshatra te Himares me ndergjegje kombetare Greke krijuan Konfederaten Autonome te Qeravneve, te vetqeverisur dhe te zhveshur nga çdo lloj takse, te perjashtuar nga thirrja nen arme nga ana e Turqve, me sistemin vendor te drejtesise dhe me te drejten e mbajtjes se armeve ne te gjithe Epirin. Himara i mbajti keto privilegje me shekuj.Me gjithe keto privilegje dhe autonomine esenciale qe fitoi, Himara vazhdoi te luftoje kunder turqve gjate gjithe kohes se sundimit turk. Nuk ekziston asnje kryengritje ose lufte ne te cilen Himara te mos kete marre pjese.Ne vitet 1780, ne Himare vajti Shen Kozmai nga Etolia, qe u rekomadoi banoreve te ndertojne shkolla dhe jo shume kisha. Ne ate kohe Himara kishte shume kisha (nje ose me teper per çdo shenjtor). Himariotet degjuan keshillat e Shen Kozmait dhe ndertuan shkollen, qe mori emer si shkolla Akrokeravnike e Himares. Me vone, afer shkolles u ndertua dhe kisha madheshtore e Gjitheshenjtoreve, ku nderohen te gjithe shenjtoret bashkarisht. Ne te njejten kohe u ndertuan shkollat ne fshatrat Vuno, Dhermi, Qeparo, Piqerni, Shen Vasili dhe Lekursi. Pasanike himariote vune fonde ne dispozicion per mirembajtjen e shkollave.Me pas, vijne vitet e sundimit te Ali Pashait ne Janine. Kane qene vite te veshtira. Ali Pasha perpiqet me te gjitha menyrat te zaptoje Himaren. Duke e rrethuar, e shtrengon gjithmone e me shume rrethin, zaptoi e shkaterroi fshatra te Himares, internoi shume banore ne Sallaora (afer Artes), ndertoi keshtjellen e Panormit mbi germadhat e nje keshtjelle te vjeter dhe ndertesa te tjera, per te kontrolluar himariotet.Me 1821, shpertheu kryengritja e madhe greke. Himariotet jane kudo ne radhet e para te kesaj kryengritje: Athanasios Himariotis me Ipsilantin ne Moldavi, Spiro Spiromilo ne Valto, Mesollongji, ne Faliro, te tjere himariote si Gjoka, Dhimitriu, Harisis, Nestos, Zaxos, Dhimas, Gorecis, Dhukas, etj., u shquan ne kete lufte.Me 5 Nentor 1912, Majori Himariot Spiro Spiromilios zbarkoi ne Himare dhe e çliroi ate, ne krye te himarioteve vullnetare. Pas disa dites, ai çliroi gjithe fshatrat.
Me 9 Shkurt 1914, himariotet kundershtuan planet e fuqive te medha per ti perfshire brenda kufijve te shtetit Shqiptar. Deri ne vitin 1921, Himara gjendet ne disa stade: autonome, me komande greke, e zaptuar nga forcat ushtarake italiane dhe perseri autonome. Gjate luftes italo-greke te viteve 1940-41, ne krahinen e Himares u zhvilluan shume beteja. Me 22 Dhjetor 1940, ushtria greke hyn ne Himare dhe banoret e priten me entuziazem dhe ne menyre festive.Me 1945, Himariotet nuk pranuan te marrin pjese ne zgjedhjet per te ligjeruar regjimin e Enver Hoxhes. Atehere, shume himariote u arrestuan dhe kryetari i kesaj levizjeje Andreas Dhimas u varros i gjalle. Ky regjim mbylli shkollat greke, si shkollen e Akroqeravneve dhe u hoqi himarioteve çdo te drejte minoritare.”
KËSHTJELLA E HIMARËS – Qyteti i vjetër i Himarës, dhe kalaja në vetvehte janë monumente të rëndësishme që kanë nevojë për mbrojtje që të mos pësojnë dëme të pandreqshme. Në kështjellë (kala) ekzistojnë shenja të pranisë së pandërprerë të banorëve vendorë Iliro-Shqiptarë për më shumë se 3500 vjet. Në këtë kështjellë vlen të veçohen objektet :
SHËN MARIA – Kishë e stilit Bizantin me ikonën e Shën Marisë që konsiderohet çudibërëse. Në kohë thatësirash ikonën Himarjotet e nxirrnin për litani (lutje) popullore. Populli lutesh për të rënë shi. Gojëdhëna është se më të vërtetë çudia ndodhte.
KISHA E EPISKOPALE – Kishë e stilit Bizantin. Para ndërtesës së sotme të kësaj kishe, në portën e saj, ekziston basoreliefi prej mermeri me shqiponjën dykrenare Iliro-Shqiptare. Ndërtesa e Kishës Episkopale i ka themelet mbi një ndërtesë të vjetër që ishte faltorja e Apolonit të Ilirisë.
KISHA E GJITHËSHENJTOREVE – Ndërtuar më 1775 në hyrje të kalasë. Sot kjo kishë e rindërtuar funksionon si Mitropolia [Kisha Qendër] e Himarës.
MANASTIRI I SHËN MARISË – Në pllajën e malit mbi Himarën gjendet Manastiri i Shën Marisë. Atje shkohet vetëm me këmbë.
KISHA E SHEN THEODHORIT – Midis fshatrave Ilias dhe Dhërmi gjendet Manastiri i Shën Theodhorit.
MANASTIRI I SHEN MARISE NE DHERMI– Ky manastir ndodhet në majën e fshatit Dhërmi. Është shumë i bardhë dhe shquhet për arkitektonikën e tij të veçantë.
KËSHTJELLA E BUKUR (Palermo) – Në Jug të Himarës, në një gadishull të vogël, brenda gjirit të sigurtë me të njëjtin emër, ndodhet kështjella e Bukur, e ndërtuar në fillim të shekullit 19të nga Ali Pashai i Janinës dhe që sot ruhet në gjendje shumë të mirë. Kështjella është ndërtuar në vendin e gërmadhave të një kalaje të vjetër dhe të një manastiri që ekzistonte atje, sipas përshkrimit të udhëtarit Anglez Lik që ka vizituar vendin. Në vendin ku gadishulli lidhet me tokën ndodhet kisha e Shën Nikollës, për të cilën ekzistojnë shumë legjenda dhe histori për ndërtimin e kështjellës.
QEPAROI I VJETËR (i sipërm) – Gjithë fshati ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Gjithë rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra përbëjnë një figurë magjepsëse. Interes të veçantë paraqesin epigramet Iliro-Kaone në muret e ndërtesave të ndryshme. Nga ky fshat e ka origjinën ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet.
KISHA E SHEN DHIMITRIT – Në fshatin e poshtëm Qeparo, ndodhet manastiri i Shën Dhimitrit, i bardhë dhe i rindërtuar si dhe kisha më të njëjtin emër.
KESHTJELLA E SOPOTIT – Afër fshatit Borsh, në majën e kodrës, gjënden gërmadhat e kështjellës Shqiptare te Sopotit. Rruga për të vajtur atje është e vështirë dhe shkohet vetëm në këmbe.
SHPELLA E PIRATEVE – Në veri të Himarës, anës detit ndodhet një shpellë e madhe, në të cilën mund të hysh vetëm nga deti. Mjedisi është interesant dhe bregu ideal për të bërë banjë i vetëm. Legjenda flet se kjo shpellë dikur ishte strëhe e piratëve.
PLAZHET – Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea, është plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitore në behar, më tutje Prino, Potami, Filikuri, më në Jug Llamana, Qeparo, Borshi brigjet e Piqernit (Buneci), Lukovës dhe Kakomes në Nivicë (por me rrugë të vështirë). Poshtë kalasë së Himarës ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Gjipea, Karkaniqi, Jaliskari në Dhërmi, Palasa dhe Dhrale. Në shumë vende në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujërave nëntokësore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat fiziologjike. Në muajt e verës, afrohen barkat e shpejta për të bërë shëtitje në brigjet që ndodhen afër me Spilenë.
Popullsia
Himara ka një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone Shqiptare. Nga familjet e njohura dhe me vazhdimësi të hershme në Himarë janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Cani, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Dudushi, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Konomi, Cipa, Gjezo, Xhagjika, Milo, etj. Me të prurat e lëvizjes së popullsisë për arsye ekonomike dhe sociale familje të sapoardhura i janë bashkuar krahinës së Himarës këto kohët e fundit. Ka familje për shembull që janë vendosur në Himarë në 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit.
Kreu i bashkisë përsërit qëndrime provokuese ndaj historisë së Shqipërisë
Himara, vendi që vetëm Bollano e quan grek
Nuk ka fushatë elektorale që Himara të mos jetë në qendër të vëmendjes. Kjo për shkak të disa deklaratave që krijojnë konfuzion për një çështje që nuk ekziston. Kryetari i Bashkisë së Himarës herë pas herë deklaron se qyteza që drejton është minoritet. Pas kësaj deklarate vërshojnë një lumë historianësh që bindin Bollanon se faktet historike nuk thonë të njëjtën gjë, por shteti në çdo rast si socialist apo demokrat e kalon në heshtje një provokim që bëhet me një tokë që shumë shqiptarë kanë derdhur gjak për ta mbrojtur nga pushtuesit.
Deklarata e radhës
Këtë herë nuk është përdorur deklarata mediatike për të shprehur qëndrimin e Bollanos, por faqja zyrtare në internet e Bashkisë Himarë. Në të shkruhet shprehimisht se “tridhjetë e tre fshatra të Himarës me ndërgjegje kombëtare dreke krijuan Konfederatën Autonome të Qeravnëve, të vetqeverisur dhe të zhveshur nga çdo lloj takse, të përjashtuar nga thirrja nën armë nga ana e Turqve, me sistemin vendor të drejtësisë dhe me të drejtën e mbajtjes se armëve në të gjithë Epirin. Himara i mbajti këto privilegje me shekuj. Me gjithë këto privilegje dhe autonominë esenciale që fitoi, Himara vazhdoi të luftojë kundër turqve gjatë gjithë kohës së sundimit turk. Nuk ekziston asnjë kryengritje ose luftë në të cilën Himara të mos ketë marrë pjesë”. Më pas vijohet me përshkrimin e historisë sikur të flasim për një shtet të pavarur dhe jo për një krahinë të Shqipërisë.
Historia
Historia e shkruar në këtë faqe tregon vetëm një tablo të ngjarjeve që kanë ndodhur duke e quajtur të mirëqenë se Himara është greke dhe jo shqiptare. “Më pas, vijnë vitet e sundimit të Ali Pashait në Janine. Kanë qenë vite të vështira. Ali Pasha përpiqet me të gjitha mënyrat të zaptojë Himarën. Duke e rrethuar, e shtrëngon gjithmonë e më shumë rrethin, zaptoi e shkatërroi fshatra të Himarës, internoi shumë banorë në Sallaora (afër Artës), ndërtoi kështjellën e Panormit mbi gërmadhat e një kështjellë të vjetër dhe ndërtesa të tjera, për të kontrolluar himarjotët. Të 1821, shpërtheu kryengritja e madhe greke. Himarjotët janë kudo në radhët e para të kësaj kryengritje: Athanasios Himariotis me Ipsilantin në Moldavi, Spiro Spiromilo në Valto, Mesollongji, në Faliro, të tjerë himarjotë si Gjoka, Dhimitriu, Harisis, Nestos, Zaxos, Dhimas, Gorecis, Dhukas, etj., u shquan në këtë luftë”, thuhet në historinë e Himarës së shkruar nga bashkia Himarë. Të bëra apo jo me qëllim këto deklarata kërkojnë që të ketë një reagim të ashpër të strukturave shtetërore për të mos luajtur me dinjitetin e një vendi qoftë ky dhe i varfër siç është Shqipëria. Shumë historian përpiqen që të argumentojnë se ato që thotë Bollano nuk janë ashtu, por qeveria apo dhe opinioni duhet të jenë të prerë, nëse luhet me historinë duhet të mbash dhe përgjegjësi.
Gjaku shqiptar i Himarës
Pra ç’jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshët dhe gjyshet dinë më mirë shqipen se greqishten? Pse qajmë e këndojmë në shqip? Pse fjalët e urta i themi në shqip?Siç duket që nga viti 1820 e këtej, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë, as Shqipërinë, së cilës i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun.
Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanë. Megjithëse u ndanë në dy fe nuk e humbën kurrë lidhjet e gjakut dhe të fisit. Çdo fshatar kishte të tijtë në një fshat të myslimanizuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës.Kur bëheshin operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin përtej maleve, në Mesaplik e në Kurvelesh, për t’u mbrojtur, siç bënin gjer në atë kohë, por iknin me varka për në Korfuz ose për në Gjirit, nën mbrojtjen e venecianëve.
Aty shkonin pleq e plaka dhe fëmijët. Burrat luftonin. Aty rrinin shumë vjet, gjersa mbaronin operacionet ndëshkimore. Thonë se banorët e Dhërmiut shkonin në ishullin grek, kurse ata të Himarës në Gjirit.Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhërmijasit flasin si korfjanët, kurse himarjotët, si gjiritlinjtë. Pastaj shkollat ishin greke. Mesha këndohej greqisht. tregtinë e bënin me Korfuzin, Janinën. Pak nga pak u shkëputen lidhjet me Labërinë, me Dukatin.Greqia, që u çlirua e para, thoshte se kudo ku janë ortodoksë, janë grekë; myslimanët janë turq. Nisi antagonizmi turq e kaurë! Propaganda bënte punën e saj. Kjo u thellua në kohën e Ali pashë Tepelenës, i cili dërgoi një delegacion në Himarë, që dhe Himara të myslimanizohej.Paria e Himarës delegacionin e priti në Qeparo, se kishte më shumë kapedanë. Delegatët e Ali pashë Tepelenës u thanë mendimin dhe qëllimin e vizitës. Më plaku i kuvendit himarjot u tha delegatëve:
– E falënderojmë pashanë, që mendon për të mirën tonë. Po i thoni pashait se këtu poshtë, në fshat, kemi një fushë që s’ka ujë. Thahet në verë dhe nuk na jep asgjë. I jemi lutur Krishtit dhe Shën Mërisë, Shën Kozmait dhe Shën Spiridhonit, po s’na dhanë ujë. Në na dhëntë Muhamedi ujë, menjëherë bëhemi myslimanë. Kështu i thoni pashait. Kur vajtën e ia thanë pashait përgjigjen e bregasve, ai qeshi me zemërim dhe tha:
– Eh kaurët e dreqit, do të ma paguajnë!
– Pastaj, duke qeshur : – Pizevengët, janë të zgjuar, s’ke ç’thua, janë rrufjanë të mëdhenj!
Pak nga pak propaganda greke bëhej më e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqisë. Shumë kapedanë, sidomos paria, kishin privilegje.
Dhe paratë e mirëbërësve himarjotë, që i kishin lënë në bankat greke për shkollat e Himarës, ishin një shkak shumë serioz për propagandën greke.
Gjikë Bixhili nga Dhërmiu kishte fituar shumë para në Rusi, ku e kishte marrë Pano Bixhili, përfaqësues i himarjotëve pranë Carit, në Petërsburg. Mësuesit dhe shpenzimet për shkollën merreshin nga fondi i Gjikë Bixhilit. Gjikë Bixhili ndërtoi dhe një shkollë, që është sot e kësaj dite. Ne kur ishim të vegjël, në shkollën e fshatit shihnim portretin e tij, të varur në klasë.
Siç i la Gjikë Bixhili paratë në bankën greke, ashtu i lanë dhe shumë mirëbërës të tjerë nga Jugu, si Zhapa me shokë. Ishin miliona, të cilat u bënë burim për të ushqyer propagandën greke në vendin tonë, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, që merrej me çlirimin e Vorio Epirit, domethënë të Shqipërisë së Jugut. Paratë u vunë në dispozicion të parisë, e cila merrte një mijë dhe shpenzonte një…
Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeveritë reaksionare nacionaliste të Megali Idhesë ( Megali Idheja: që Greqia të behej e madhe duke përfshirë në kufijtë e saj jugun e Shqipërisë dhe vendet ballkanike ku janë ortodoksë).
Himarjotët që emigronin në Greqi, kishin privilegje: përkraheshin si bij të një “krahine heroike greke” me histori trimërie e burrërie.
Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë, autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u çlirua Shqipëria, me kufijtë të cunguar shumë, propaganda greke e ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptarë, as greke! Kishte hedhur rrënjë të thellë kjo propagandë në shpirtin e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia.
Krerët himarjotë, si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë.
Spiro Miloja ishte nga Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë, që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria. Si bazë kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse Labëria u bë turke?
E pse te mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është armike e betuar e Turqisë, siç jemi dhe ne armiq të betuar të turkut. Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha kishte. Mbaj mend unë se kishte tetë priftërinj.
Lidhjet ekonomike, privilegjet në Greqi, interesimi i Greqisë për himarjotët, sillogu vorioepiriot ndikuan shumë për t’i bërë himarjotët t’i kthenin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një autonomi. Pastaj, edhe në kohën e pavarësisë himarjotët panë se asnjë qeveri e Tiranës nuk u kujdesua asnjëherë për ta. Nuk shkonin as xhandarë dhe nuk merreshin në asnjë punë.
Ata pëlqyen të mërgonin: herën e parë në Llavrion, ku kishte miniera; në Korint, për të hapur kanalin; në Vllahi, në Rusi, pastaj në Amerikë, në Francë, në Meksikë, në Argjentinë, në Australi, Kanada e gjetkë. Kështu ne dinim më mirë ku binte Buenos Airesi sesa Kukësi, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, që nuk ja kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjë lidhje me atdheun tonë.
Disa përçarës, vetë regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na përçau. U ndamë në fshat në dy parti: pendëkuqet që deshën Shqipërinë dhe shkollat shqipe; dhe pendëbardhët, që deshën Greqinë e shkollat greke në fshat. Këtë përçarje e ushqeu shumë Musa Juka, duke na armiqësuar vëlla me vëlla.
Familja jonë bënte pjesë në partinë e pendëkuqeve dhe mbanim në ballkon kurdoherë flamurin e Shqipërisë. Kapedanët e Spiro Milos na kishin ardhur disa herë në shtëpi, duke na thënë se Andrea Deshën që ne të linim shtëpinë e të shkonim në Korfuz, ku do të na mbante me shkolla e me pensione Athina.
Qoftë im vëlla, Fotoja, qoftë kushëriri im Jani, i sikterisnin duke u thënë: “Andrea Markoja u vra për Himarën dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta për Himarën dhe jo për Greqinë. Himara sot është dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajmë dhe flamurin ditë e natë në ballkon. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron”.
Petro Marko
Pjesë e shkëputur nga libri i “Intervistë me vetveten”