Home Sport Koreja e Jugut me nje fitore te paster ndaj Greqise plake

Koreja e Jugut me nje fitore te paster ndaj Greqise plake

746
0

PORT ELIZABETH, South Africa—Koreja e Jugut e nis boterorin ashtu si ne vitin 2002 kur arriti ne gjysem finale, ndersa Greqia si ne vitin 1994. Lee Jung-soo dhe Park Ji-sung shenuan nga nje gol ne ndeshjen kunder Greqise qe perfundoi ne rezultatin 2-0. Rezultati mund te kishte qene akoma me i thelle deklaroi Trajneri i Korese se Jugut Huh Jong-moon: “Nese do te kishim qene pak me te qete, ne mund te kishim arritur nje rezultat edhe me te mire, … mund te kishim shenuar me shume”.

Korese se Jugut nuk i mungoi asgje ne kete ndeshje. Ata ishin te zhdervjellet, te levizshem, te papertuar dhe spektakolare. Ne kontrast me lojtaret greke qe te jepnin idene e pensionisteve te cileve u rrembehej topi perpara syve. Nje loje e bukur e Korese se Jugut qe gjen rezultat ne 2 golat e shenuar nga nje ne fillimin e seciles pjese te lojes.

Asnje mundesi per trajnerin e kombetares greke Otto Rehhagel i cili qendronte i dorezuar ne fund te ndeshjes. “Ne duhet te luftojme me shume” deklaroi Rehhagel “Ne duhet te permiresojme disa gjera ne lojen tone dhe te jemi me te zotet dhe me guximtare.”

Greqia luftoi ne minutat e fundit te lojes per te gjetur nje gol, por dicka nuk funksionon ne kete skuader. Dicka nuk funksionon me Greqine dhe patjeter mentaliteti i tyre duhet te ndryshoje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here