Home Aktualitet Koka: Ne 10 vite synojme riperteritjen e pyjeve

Koka: Ne 10 vite synojme riperteritjen e pyjeve

895
0

imgresPër të folur në lidhje me moratoriumin e pyjeve, mbi mënyrën sesi do të zbatohet dhe cilat janë përfitimet, por edhe pasojat, dje në studion e edicionit qendror të lajmeve ne Top Channel ka qenë i pranishëm ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Ilir Paço: Realisht çfarë ka mbetur në fakt, që të shpëtohet në pyjet e vendit nga ky moratorium?

Ministri Lefter Koka: Situata sigurisht që nuk është aq dramatike. Unë do të thoja se kemi pasur një mbishfrytëzim të pyjeve në Shqipëri. Zhvillimi ekonomik i vrullshëm ka bërë që pyjet të shihet si një lëndë e parë, e cila është konsideruar falas në miniera, në ndërtim dhe në shumë fusha të tjera, por edhe në nevojat për ngrohje të popullatës. Të gjendur në të tilla situata, ku studimet e fundit dhe informacionet e marra nga Agjencia europiane e Mjedisit, Shqipërinë e nxjerr me 17% më pak sipërfaqe të gjelbërt. Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve demografike të ndodhura gjatë viteve të fundit. Por ajo që ishte më e rëndësishme, në 10 vite, nga 2002 deri në 2012-n ka rreth 14% më pak pyje. Sigurisht që nëse do të vazhdonim me të njëjtin ritëm nga 2012-a e më pas situata do të ishte me të vërtetë dramatike. Ndaj duke njohur situatën dhe pas shumë konsultave, kërkuam të merrnim këtë vendim të konsideruar ekstrem, por i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Ajo që ne gjejmë sot, dhe më vjen keq nga sondazhi, sipas të cilit shqiptarët kanë humbur besimin dhe shpresa, pyjet po shiheshin si mall pa zot dhe po bashkëjetonim me këtë situatë, që bënte pyjet të jetonin në agoni dhe të shkonin drejt zhdukjes, dhe të mos kishte përgjegjës. Duke parë krahasimin, siç ju e cilësuat, nga të dhënat e 8 viteve me 2700 leje shfrytëzimi pyjesh, sikur këto kompani të kenë shfrytëzuar jo më shumë se 1000 pemë për çdo leje, do të thotë se janë mijëra hektarë të zhdukur.

Ilir Paço: Ju në fakt keni denoncuar edhe në komisionet parlamentare, transferimin e shumë sipërfaqeve pyjore te privatët. Si do veprohet me ta në kushtet e moratoriumit? Sa do t’i duhet realisht shtetit të paguajë në lidhje me këtë. Gjithashtu, kalimi i administrimit të kësaj pasurie tashmë te pushteti vendor, mendoni se mund të ndikojë në dobësimin e kontrollit, apo – thënë më troç, – a ka mundësi më shumë për abuzime?

Lefter Koka: Pyjet, që në vitin 2008, 60% e tyre kanë qenë pranë komunave dhe bashkive. Tashmë është vetëm 40% që u bashkohet atyre, por jo më 380 njësive administrative vendore, por shkojnë në vetëm 61 bashki. Ne brenda 2017-s përfundojmë edhe me krijimin e inventarit të pyjeve, i munguar që prej vitit 1984, e shoqëruar me këtë masë, besoj se çdo kryebashkiak do të ketë një inventar të saktë për llojin dhe cilësinë e bimësisë. Ndryshimi i destinacionit, apo heqja nga fondi pyjor… ligji kishte hapësirat e nevojshme për ta bërë këtë nga kryetarët e komunave. Ndodhte rëndom që në një vit digjej sipërfaqja pyjore dhe në vitin pasardhës ajo nuk ishte më e tillë, për pasojë mund të ndërronte destinacion. Në ligjin e ri, ne parashikojmë pikërisht këtë: pavarësisht djegies në mënyrë të qëllimshme apo natyrore, për 10 vite nuk mund të ndryshohet destinacioni i një sipërfaqeje që ka qenë pyjore. Sa u përket lejeve të dhëna…

Ilir Paço: Zoti ministër, janë nënshkruar leje edhe gjatë kohës që po diskutohej moratoriumi. Pse ndodhi kjo?

Lefter Koka: Unë e kam dëgjuar edhe në emisionet tuaja, në dy vite janë dhënë rreth 24 leje shfrytëzimi pyjesh njëvjeçare, këto për nevojat e popullatës për ngrohje. Për të përgatitur një material për të marrë një leje shfrytëzimi për të furnizuar popullatën për ngrohje, sigurisht që ka një procedurë që mund të përkonte edhe me fundin e vitit, apo siç ndodh në zonat malore me periudhën nga shtatori në nëntor, kur merret lënda drusore për ta pasur të gatshme në muajt e dimrit. Ato leje njëvjeçare janë thuajse të përfunduara, por qëndrojnë ende lejet 10-vjeçare, një pjese të të cilave u përfundon afati në 2018-n, një tjetër pjesë do të pezullohen për 6 muaj dhe do të shoqërohen me vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) për të parë rinegociimin e mundshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here