Home Politike Ja cfare u diskutua ne takimin Lu-Vlahutin-grupi i PD-se,

Ja cfare u diskutua ne takimin Lu-Vlahutin-grupi i PD-se,

582
0

1462965629romana-donaldKa zgjatur rreth dy orë takimi i ambasadorëve amerikanë dhe të BE-së, Donald Lu dhe Romana Vlahutin me grupin parlamentar demokrat. Në një dalje për mediat të dy ambasadorët vlerësuan se diskutimi ishte i dobishëm dhe se janë sqaruar disa çështje.

“Diskutim shumë i dobishëm. Kemi sqaruar disa çështje që nuk ishin të qarta dhe kemi rënë dakord që jemi aleatë për të mirën e Shqipërisë. Energjitë tona do të kalojnë për këtë reformë. Zbatimi do të jetë i rëndësishëm, në veçanti për BE dhe do të sigurohemi të ketë mekanizëm monitorues shumë serioz”, është shprehur znj. Vlahutin.

Në mbledhjen me grupin parlamentar të PD-së, ambasadori amerikan deklaron se nuk do të ketë kapërcim të vijës së kuqe, siç dhe është interpretuar prania e tyre në grupet parlamentare për reformën në drejtësi.

“Kam dëgjuar se keni filluar diskutimin mbi ardhjen tonë. Nuk do të ketë kapërcim të vijës së kuqe. Prania ime është shprehje e rëndësisë së reformës, nuk do të ketë urdhëra. Jemi të përgatitur të jemi konnstruktiv por duam dhe partner, opozitë konstruktive.  Kjo reformë të marrë miratimin dhe të zbatohet. E vetmja pyetje është si do ta bëjmë këtë? Me bashkëpunimin e të gjitha partive? OPDAT ka përgatitur një draft që është i mirë me sinqeritet në zbatim të Venecias, por si paketë siguron një themel të mirë”, mësohet të jetë shprehur ambasadori amerikan Donald Lu.

Në të njëjtën linjë me të edhe ambasadorja e BE-së, tha se nëse nuk ka ndërhyrje të thellë në këtë reformë, ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë në rrugën e integrimit.

“Keni të drejtë sovrane të merrni vendimet tuaja. Kurse detyrimi im është tju tregoj ju avancimin e Shqipërisë nga këndvështrimi europian. Ne kemi investuar kapital politik, para dhe ekspertizë. Në rast se nuk do të ketë ndërhyrje të thellë e të plotë në këtë reformë nuk mund të ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e BE-së”, ka thënë Vlahutin.

Në reagimin e tij, mësohet se deputeti demokrat Genc Pollio është shprehur se është e papranueshme që deputetit ti thuhet votoje pa e lexuar.

“Është e papranueshme ajo që kam lexuar nëpër gazeta se ambasadorët i thonë deputetëve që do të turpëroheni nëse nuk e votoni tani kështu. Nuk pranohet që deputetit ti thuhet votoje pa e lexuar. Trajtohet kjo reformë në mënyrë të pabesueshme. Po të kesh vërejtje je hajdut, antieuropian, antiamerikan etj”, mësohet të ketë thënë Pollo.

Në mbledhje mungojnë ish kryeministri Berisha dhe deputeti Genc Ruli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here