HYRJE Ekonomi INSTAT: Inflacioni në rritje, tregues i mire për ekonominë shqiptare

INSTAT: Inflacioni në rritje, tregues i mire për ekonominë shqiptare

0
5

Në muajin Qershor 2017 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit është 2,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %.

Fig. 1 Ndryshimet vjetore të Indeksit të Çmimeve të Konsumit (%)

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,87 pikë përqindje. Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “pije alkoolike dhe duhan” dhe “transporti” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “komunikimi” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje.

Inflacioni pritet të arijë objektivin e vendosur nga Banka e Shqiperisë prej 3% gjatë vitit 2018.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here